25 Dhjetor 2024

Harrone BE-në, kapuni për NATO

Shkruar nga Fadil Maloku

Kosova, duket që shumë vonë për të mos thënë kurr, nuk do të bëhet pjesë e BE-s.

Në NATO, gjasat janë reale dhe shumë profitabile edhe për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, të jo vetëm Ballkanit Perëndimor (lexo; minus Sllovenia e Kroacia, e plus Shqipëria), por edhe gjithë Evropës Juglindore.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij injorimi të djeshëm nga ana e Brukselit, Kosovës i duhet një ritestim, në formë të debatit publik rreth opsionit të bashkimit kombëtar. Qoftë edhe me alibinë e referendumit.

Kosova, nuk mund të vazhdojë deri në amshim me premtime të kota, sikurse rasti i Turqisë, ku për pesë dekada u "ushqye" shpresa e integrimit. Dhe në fund, ajo u "mbyt"me lloj pretekstesh...

Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, aktualisht në BE-ane, janë duke ndodhur dy procese antipode; ai integrues (Brukseli) dhe ai dezintegrues (Londra); .

Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, rregullat strikte të zgjerimit të saj nuk e lejojnë anëtarësimin e plotë, të një teritorri që nuk e njohin të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)