29 Dhjetor 2024

Hapësira në kampusin e UP-së i takon studentëve dhe profesorëve

Bujar Dugolli

Hapësira në kampusin e Universitetit të Prishtinës i përket universitetit (studentëve dhe profesorëve) dhe në asnjë mënyrë bashkësive të ndryshme fetare, përfshirë kishën ortodokse serbe.

Kisha Ortodokse Serbe në këto hapësira paraqet politikën e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit gjatë viteve të okupimit dhe kur politika zyrtare serbe aplikonte apartejd mbi shqiptarët e Kosovës dhe sistemit arsimor në përgjithësi.

Kisha Ortodokse duhet të heqë dorë nga idetë për zyrtarizimin e saj, sepse ajo është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe në pronën e UP-së. Sa për dijeninë tuaj dua të rikujtoj se vetë Patriku Pavle në vitin 1997 kishte dalë kundër dhunës dhe ndërhyrjeve të policisë serbe ndaj studentëve shqiptarë, që kërkonin lirimin e objekteve dhe të hapësirës universitare.

Ai nga periudha, kur u ndërtua ky objekt i dhunshëm (1992) nuk e kishte zyrtarizua e as bekuar asnjëherë ketë objekt, sepse e dinte mirë se si dhe me çfarë prapavije ishte ndërtuar. Prandaj sot duhet të ketë një refleksion pozitiv nga kisha ortodokse serbe në lidhje me këtë çështje dhe jo të krijojë tensione dhe urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.
U takon institucioneve lokale dhe qendrore në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, që të vendosin për fatin e këtij objekti në oborrin e UP-së.

Ekzistojnë mundësi të ndryshme për të gjetur zgjidhje për këtë problem: 1. Objekti të mbetet ashtu si është për t\'u kujtuar të gjithëve politikën e Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Universitetit të Prishtinës gjatë viteve të 90-ta; 2. Mund edhe të shndërrohet në muze, ku po ashtu të paraqiten me fakte të bëmat e Millosheviqit dhe regjimit të tij dhe 3. Mund të zhvendoset nga ai vend për të ndërtuar në ndonjë vend tjetër dhe ku do t\'i kënaqte interesat e komunitetit serb.

Respekt për të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, por kjo çështje nuk lidhet me to dhe nuk ka arsye të bëhet një gjë e tillë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)