Guximi si të shprehësh lirshëm!
Shkruar nga Faik Krasniqi
- Ti thuash JO një grupi që të shtyp.
- Të shprehësh një opinion të ndryshëm nga ai i njeriut që do.
- Ti rezistosh politikës, korrupsionit.
- Ti rezistosh vështirësive që të rezervon jeta.
Si ta bësh një gjë të tillë??? Kjo është çështja!
Përsa i përket pikës së parë, këmbëngulja për diçka që beson dhe që mund të jetë kundër grupit ku bën pjesë apo normave të tij, mendoj se arrihet me forcën e argumentit.
Nëse ajo që thua bazohet në argumente të shëndosha dhe fakte të vërtetuara, atëherë do të jesh në gjendje të mbështesësh dhe të mbrosh pozitën tënde.
Duhet bërë kujdes të mos kalojmë në ekstrem, dmth të jemi kundër për hir të të qenit kundër, apo ndryshe nga të tjerët, por edhe si formë për tu dalluar nga të tjerët. E njëjta gjë vlen dhe me personin që do. Për pjesën e parë të pikës së tretë jam dyshuese.
Pse ju dashka individit ti rezistojë politikës?! Për mua, përkundrazi çdo njeri duhet të marrë pjesë në të, duke qenë se qeverisja që nga niveli më i ulët lokal e deri tek pushteti i lartë vendor kombëtar ndikojnë drejtpërsëdrejti tek jeta e këtij individi. Për korrupsionin jam dakort!!! Ti rezistojë vështirësive që i sjell jeta.
Unë do thoja ti pranojë vështirësitë që i sjell jeta, të gjejë burimin e tyre dhe mënyrën për ti kapërcyer. Pra, njeriu duhet të mbijetojë ndaj vështirësive, jo tu bëjë atyre rezistencë!!!
Duke folur në përgjithësi:për të fituar besim tek vetja, në mënyrë që të jesh në gjendje të flasësh para turmave, apo edhe një a dy personave të panjohur, si edhe një eprori duke mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga i tyre, njeriut i duhet që të edukohet që herët me këtë frymë.
Pra, nëse jeni në një ambient miqsh, edhe një rri pa folur, pyeteni se çfarë mendon ai/ajo. Miqësia shton konfidencën se ajo që do thotë është muhabet kafeje mes miqsh dhe jo provim. Me fjalë të tjera, ushtrohuni duke u dhënë të tjerëve mundësi për të folur para grupit.
Kjo do të ishte më e organizuar në klasë, ku zysha/profi duhet ti japin mundësi për të folur të gjithëve, shpesh edhe duke dhënë një detyrë për tu përgatitur paraprakisht.
Kjo do ti japë mundësi atyre pa guxim të bëjnë prova dhe motivimi i notës do të mjaftojë për një performancë sa më të mirë, që të munden.
Një metodë e përdorur në shkollat amerikane dhe që më thënë të drejtën më pëlqen shumë, është ndjekja e klasave të artit. Duke luajtur një rol, tipat e turpshëm kapërcejnë pragun e turpit dhe fillojnë të shprehen në publik.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')