Grushtat për pushtet dhe bakllava

Shkruar nga Flora Morina
Pushteti është gjë e ëmbël, shpesh pretendohet te thuhet pushteti është më i ëmbël se bakllava, për shkak se bakllava te vjen njëherë ëmbël por nëse e merr edhe llokum edhe me ëmbël, por efekti nuk është afat gjatë sa pushteti i njerëzve në Kosovë për të bërë para, më bë me ta dashtë politikën e lënë bakllavën krejt e nuk merresh me ëmbëlsira.
Pushteti përmes parasë të bënë horë por kjo nuk iu intereson kujt?
Ëmbëlsia është pushteti, sundimi me paranë publike, tash opozita po i sheh ëndërr parat e ambasadat, konsullatat, privatizimin, qysh me ardhë deri të sundimi.
Kujt po i intereson qytetari, ata janë mësua me hjek kështu thonë këta njerëz që nuk ngopën nga pushteti mbi paranë publike.
Ëndrrat me sy hapur sheh e ashtuquajtur opozitë qe deri sot kishte fuqi e do edhe grushta po sjellin në komunë për të tregua se kush është hanë më i madhe dhe më dollevergji.
Sidoqoftë grushtat spo ndalen tu sjellë fytyrës njeri tjetrit, ju lutëm kanë edhe për çka me tre grushte mbërrihet me dal në TV tanë ditën me u afirmua me thanë këqyre çka i marun te shkretit e ata krejt njëjtë janë?
Po veç spo pajtohen qysh me ia bë, do opozitar që po i thonë vetit e kanë pa sa mirë është me pas pare dhe me u marr me kadastra.
Horë je bo më kadastra me ndërtime pa leje e sa hotele e moteli është në emër të dajeve e kunatave, a pronar është dikush tjetër e këta po rrehen grushta për to.
Këtu e vërteta është ska funksionim te ligjit dhe organeve të rendit. Grushtat po kryejnë punë se politika është zanati me i mirë për analfabetë te cilën kryejnë shkollë qysh te munden.
Qebaptorët dhe Universiteti i Pejës
Paramendoni ish dal ministri i arsimit mbrojti partiakët e vet që kanë krye fakultete në Pejë dhe kanë magjistra e tani ia kanë nisë edhe mësim me dhanë aty, kjo nuk është çudi aty ka qen njeri i vendosur ne përgjegjës ne universitetin Publik të Pejës dikur student veteran dhe shok i një ministri qe ishte zëvendës/kryeministër, tash paramendoni kënd ishte dal me mbrojt ministri dhe punën e kujt atje?
Ai në vend që me thanë njëherë duhet me mbyll krejt e më këqyrë çka më bë, e ai ish dal thojke se ska pas aty kurrgjë veç regjistrim ilegal e i dukej se është pak pra jashtë procedurave e kam përshtypje se nuk dike as çka me thanë, po pse po harxhon kohë me këto gjera e vërteta atje është se duhet me u mbyllë njëherë me u hetuar krejt puna e atij universiteti, ai është katastrofë.
Gjithkush ka dhanë mësim madje ka njerëz të partive sa të duash në universitet dhe ska gjë aty.
Po pse tani po iu jetë hatri kur mediat dhe gazetarët po raportojnë për gjëra të tilla atje, po sikur në tërë Kosovën njerëz të politikës po i udhëheqin fakultetet, pse a mos po vinë shkencëtarët me udhëheq?
Kosova ska më kurrgjë as shkencëtar të hairit e as mësuasa kurrgjë krejt mbrapsht e kanë kthye edhe po iu doket mirë.
Duhet me prua ne veti këtë sektor të mbrapshtuar nga partitë, paramendo hap universitete pa lidhje as kuadër e as asgjë, por po iu duhet me i rehatua analfabetë, njëherë iu jepni shkollë se skanë krye skanë pas vakt për të, pastaj ia epin magjistraturat dhe doktoraturat e ne fund i bëjë udhëheqës të universiteteve apo fakulteteve, kjo është realiteti në të cilin jetojmë.
Pra me u bë mirë rendi nuk është se këto gjera duhet me ndërrua 360 shkollë mbar, këtu krejt mbrapsht sa që Kosovës i vyn edhe 30 vjet me ardhë në veti, pra krejt kjo gjeneratë e keq përdoruesve të shtetit duhet me shkua ndryshe ska gjë prej kësaj teme.
Biznes krejt kurrë këta njerëz skano mu ngopë as pare e as sundim e as që ua ndien për këtë punë m përderisa njerëzit këqyrin e sillën për rreth pa lidhje e dalin me protestua që ata tjerët me i prua te karriga e ku njeri bon famë dhe bënë mirëqenie dhe para, kush madje nuk merret me këtë punë çka thonë njerëzit e rëndomtë apo gazetarët.
Lëmsh krejt e kanë bërë a mundet me ndërrua kjo punë por nëse veç populli voton njerëz të mençur e jo bari të dikurshëm e tash deputet të kuvendit.