22 Dhjetor 2024

Golgota e Sarajevës

Shkruar nga Zejdush Kastrati

A. Sinanoviq është nga Sarajeva, (bash sarajli me temel thotë), gazetar me pervojë te gjatë dhe është pjesë e projektit regjional “Parandalimi i konfliktit ….”.

 Ditë me parë ishte edhe në Prishtinë dhe gjatë një bisede spontane, biseduam për shumëçka, ku kuptohet politika ishte teme e pashmangshme.

 Me admirim  foli edhe për pershtypjet që kishte përjetuar gjatë tre dite qendrimi në Prishtinë e veçanarisht me mikëpritjen që i është ofruar, jo vetëm në hotel, por edhe në kufi kur hyri nga Shkupi, si dhe në lokale të ndryshme që frekuentoi në Prishtinë.

 Biseduam për tema aktuale të nderjellta, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, por  ajo që ishte e paimagjinueshme për mua, ishte rrefimi   i tij për periudhen 3 vjeçare te qendrimit nen rrethim të Sarajeves, prej  vitit  1992-1995, nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe të këtij qyteti që vështirë ishte t'i degjosh e t'i  percjellesh i qetë nga një personazh që rrefehet  herë - herë edhe në vehten e parë.

Pershkrimi i tij me emocione për vrasjen e vellaut e nipit te tij deri sa ishin nisur për në ambulancen e qytetit për ndihmë mjekësore, granatimet e sulmet e ndërtesave në gjithë qytetin me armatim të rendë, cak i sulmeve çdo lëvizje te sarajevasëve qe dilnin p[r tu furnizuar me gjera elementare, vrasjet e komshinjeve në taras deri sa dilnin për t'i marrë teshat e terura janë momente qe nuk harrohen kurr por të tmerrojnë e nuk të lenë të qetë në asnjë moment, shton Sinanoviq, duke cekur shifren e mbi 10  mijë civilëve të vrarë gjatë kësaj periudhe vetëm në Sarajevë, prej te cileve mbi 1 mijë fëmijë .!

Me atë qe me se tepermi gati tani e 30 vite, qe nuk po mund te pajtohem, e veqanarisht ketë vitin e fundit prej se ka filluar lufta Rusi-Ukrainë është fakti se  kjo bota demokratike, apo gjitha shtetet e Perendimit perfshirë edhe ShBA-në, është shumë mirë që po bejnë shumë për t'i dalur në ndihmë Ukraines për ta luftuar agresionin rus , (e qe pajtohem plotesisht),por kjo bote… per tre vite nen rrethimin serb, nuk bani asgje per Sarajeven time, simbol i paqes e civilizimit ne ish Jugosllavi- vazhdon rrefimin Sinanoviq , me nje ton kritik veqanarisht drejtuar  nje ish presidentit franqez-, por edhe lidereve tjere boteror te asaj kohe …!

  Sarajeva ime, tre vite ishte  pos e rrethuar,e atakuar nga te kater anet nga serbet , ishte nje golgot, pa buke, rryme, uje,….pa ndihma ishte  e vetmuar, e perbuzur,e nencmuar dhe e harruar nga kjo bote burokratike  e jo “demokratike”,…shton kolegu, dhe paksa me rezerva , por pa ndonje tendence nencmimi,  thot se eshte i bindur se nga  pesimi ne Bosnje, i Perendimit e ShBA-ve,  eshte mire qe fitoi bile  Kosova,e cila u ndihmua nga Nato-ja,per te mos pesuar  aq shume,siq perjetoi Bosnja e Hercegovina ime , shton Sinanoviq, qe ka friken se B dhe H ,edhe tani ne keto momente ndihet e rrezikuar nga hegjemonizmi dhe nacionalizmi serb…!

  Kjo bote e poshter, edhe sot po i perkdhel kriminelet e nxitesit e konflikteve, andaj edhe pse Kosova eshte ne pozite shume me te mire se Bosnja, apeloj per kujdes e vigjilence sepse fundrrinat kriminale qe ben 5 luftera ne ish Jugosllavi, akoma jane ne pushtet e te fuqishem…, apelon Sinanoviq…

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)