01 Janar 2025

Gjykata Speciale

Shkruar nga Blerim Burjani

Themelimi i Gjykatës Speciale është një nga temat më kontroverse me për plotë dilema ligjore dhe kushtetuese dhe me pak fakte juridike dhe fakte materiale.

Një gjykatë e tillë është paralajmëruar të  themelohet me ligj te veçantë për të i ikur barrierave  te sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Ka dy lloje perceptimesh në këtë temë e para:gjykata themelohet me ligj te veçantë që shtron edhe shumë dilema  dhe vështirësi dhe  për shkak se  qysh tash janë paralajmëruar nga disa subjekte politike që janë pjesë e parlamentit të Kosovës e do  ta bojkotojnë këtë ligj dhe e dyta kërkohen votat nevojshme  nga deputet për të kaluar ligjin.

Debatet priten t e jenë të nxehta ne kuvend , tash ka edhe deputet që ky ligj nuk i pëlqen fare se ka të bëjë me ta por duhet patjetër ta votojnë. Infrastruktura politike fare nuk është fare  e përgatitur në këtë temë.

Pikëpamjet janë të ndryshme sikurse edhe emocionet politike. Sidoqoftë ka edhe të atillë të cilët nuk dëshirojnë fare te jenë pjesë e çfarëdo pune të kësaj gjykate,patatja e nxehtë i  bie   Ministrisë së  Drejtësisë.

Sa i përket anës teknike kjo çështje është me e lehtë. Kur flasim për anën teknike dhe pjesën logjistike atëherë gjithashtu janë dy perceptime e para se një gjykatë speciale për Kosovën pritet të themelohet diku në shtetet evropiane dhe një degë e saj në Kosovë.

Faktikisht ende nuk dihet qartë para se të nxjerrët ligji për këtë gjykatë , drafti  pritet  që ti dorëzohet institucioneve kosovare shumë shpejt gjatë muajit shkurt.   

A do te jetë në Kosovë vetëm një degë e kësaj gjykate apo edhe trungu i plotë  pritet të shihet në draft ligjin që është përgatit.

Qeveria e shtetit të Kosovës duhet të ketë një koordinator të posaçëm apo nuk do te ketë fare dhe i tërë procesi do të zhvillohet jashtë secilit rolë të kësaj qeverie ne të, kjo e dyta mund te pritet, përkundër asaj se pa ndonjë koordinator për gjykatë speciale i tërë procesi do të funksionoj në mënyrë jo transparente si dhe  përmes mos koordinimit të qeverisë nga aspekti i përkrahjes politike.

Kjo gjykatë nga disa qarqe ndërkombëtare shihet si pastrim i pjesës politike dhe njerëzve të fuqishëm të luftës që janë pjesë e politikës që 15 vjet.

Pastrimi i skenës politike nga njerëz të shumtë nga qarqe ndërkombëtare shihet për shkak së ka shumë individ të përfshirë në shumë skandale dhe janë të pa kontrollueshëm dhe jashtë rendit dhe ligjit të cilët Kosovës thuhet po i bëhet dëm ne integrime evropiane.

Kosova tash me përmes  kësaj gjykate është kushtëzuar të lirohet nga njerëz të dyshimtë për krime të ndryshme para dhe pas lufte në Kosovë.

Kjo gjykatë ka ndodhë për shumë arsye e para vështirë se mund të pastrohet Kosova nga shumë individ të cilët kanë bërë pasuri por kanë edhe elektorat prapa tyre. Kosova nuk kishte fuqi të lirohet nga shumë njerëz të cilët janë bërë të fuqishëm edhe në politik por edhe në para dhe kontrollojnë çdo gjë që lëvizë.

Njerëzit e tillë i kanë rrënjët në të gjitha poret institucionale por edhe nëpër ambasada dhe shërbime konsullore jashtë Kosove.

Pastrimi i skenës politike nën moton e tillë është e vërtetë se vështirëson punën e kësaj gjykate në Kosovë, sepse problemi po qëndron në korrupsion, shtetet e BE e kanë përmendur këtë element dhe  kjo iu ka ndodhur atyre edhe në misionin për rend dhe ligj EULEX.

Kjo gjykatë pritet të jetë efikase e cila do te jetë e furishme në fillimin e rasteve, në ligj për këtë gjykatë pritet  të vendosën  dispozita ligjore ku njerëzit të cilët do të merren për këto dyshime të largohen nga postet e tyre që mbajnë pra ato politike.

Strategjia kroate në këtë temë kishte sukses por atje kishte gatishmëri dhe largim të njerëzve që kishin probleme të tilla me krime lufte dhe krime ekonomike dhe shpërdorim të pushtetit,rruga kroate e ndjekur  atë e bëri te jetë sot pjesë e BE. Kjo gjykatë në Kosovë pritet të funksionoj me shumë dilema rreth rreth provave formale dhe atyre materiale.

Mbledhja e provave për shumë krime që thuhet duhet të zbardhën mund te kenë edhe ndikim në rendin e sigurisë së Kosovës.

Tash cila është ideja e funksionimit të kësaj gjykate vetëm sa për sy e faqe apo për shkak se ka prova ?

Kjo mbetet të shihet. Të gjithë kanë dilema rreth provave madje edhe prokurori Viljemson që kishte përgatitur raportin. Ri aktualizimi i shpejtë i punës së kësaj gjykate pritet shumë shpejtë të ndodhë.

Shumë njerëz priten të merren nga prokuroria kështu thuhet në qarqe ndërkombëtare tash si dhe qysh do të ndodhë kjo pritet të shihet. Sidoqoftë aspak s’do te jetë e lehtë puna e kësaj gjykate apo ndonjëherë mund të ballafaqohet me shumë vështirësi. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)