Gjykata Kushtetuese me njerëz jo profesional dhe partiak
Gjykata Kushtetuese me njerëz jo profesional dhe partiak-kush ti besoje interpretimit të këtyre njerëzve jo profesional për Mrrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.
Se edhe kësaj gjykate i ka dal fala duket se fatkeqësisht është konstatim i saktë, pas punësimeve të fundit sidomos dy raundet e fundit të zgjedhjes së gjyqtareve, është shenja se me të vërtetë jemi në krizë prej njerëzve që si janë vet zgjedhin edhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Njerëz të cilët asnjëherë nuk kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit, e as asnjë funksion q ë ka të bëjë me zbatimin e ligjit e lere me kushtetutës.
Mund të kemi edhe përfundimin e saktë -se këta njerëz të pranuar shumica prej tyre me probleme për të njohur fillet e së drejtës dhe pa njohuri nga praktikat e interpretimeve juridike, këta njerëz student e referentë juridik ose mësues të lodhur pritet te merren me një problematike të interpretimit të kushtetutës për Marrëveshjen për Asociacioni e Komunave Serbe. Këta njerëz të punësuar në cilësinë e gjyqtarëve qysh tash dihet që sdinë për këtë punë, e kohë skanë për të u mësuar.
Kjo punë është e vështirë për të u mësuar më ka dy muaj dhe me kurse, sepse është thjesht përvojë e madhe që duhet te kenë njerëzit ne këtë fushë, gjyqtarët kësaj gjykate kanë përvojë mbi 35 vjet përvojën në drejtësi ose madje ka pensionist të drejtësisë që shërbejnë në këtë institucion në dhënien e këshillave profesionale në shumë shtete të BE dhe SHBA.
Së pari këta njerëz duhet te kenë njohuri në hartim, zbatim dhe pastaj në interpretim pra mos vet për këta njerëz të cilët i ka zgjedhur paneli i kuvendit që kanë pas probleme shumë herë me kuptua ligje dhe politika legjislative tw clet janw marr apo merren edhe sot.
Pra çka është kjo punë ? A po vazhdojnë me analfabetizëm politik dhe me analfabet të mbushur institucionet një pjesë e tyre politike e pjesa tjetër njerëz jo profesional.
Duke u nisur nga problematike e sistemi kontinental me rëndësi është që juristet përkatësisht gjyqtaret në radhë të parë duhet te kenë përparësi në zgjedhje, e jo mësuesit e referentët dhe njerëzit që kanë punuar në projekte ndërkombëtare në cilësi te zyrtarëve të projekteve të hynë në gjykatë kushtetuese kjo është absurdi dhe cirku më i madh institucional.
Kjo klasë politike nuk e ka ndër mend të kuptoj as profesionin as zantalinjet e as farkëtarët.
Kjo është e pa pranueshme tërësisht. Shpresa më e madhe mbetet të gjyqtaret ndërkombëtarët të kësaj gjykate për të bërë ratio legis sqarim, përndryshe atyre ska nevojë fare të u ipet lënda në dorë siç është për Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.
Këta njerëz të ashtuquajtur politik nuk iu intereson as çka është institucioni e as gjyqtari e as prokurori, rendi dhe ligji, të gjitha i kuptojnë si lojëra duke mos brengosur fare me për punën e shtetit.
Kjo duket se qytetarët duhet të këndellën qartë të ndalin këtë cirk dhe degradim të institucioneve.
Si mund të thonë se ua kemi lënë gjykatës kushtetuese temën e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në duart e njerëzve të padijshëm për këtë punë, me probleme elementare juridike.
Këtë askush nuk kupton prej neve, del kryeministri i Kosovës e thotë s gjykatës ia kemi lënë në duar gjykatës, e ata e kanë lanë në ajër jo në duart profesionale, e ky kryeministër thotë se ne respektojmë çfarëdo vendimi që sjellë kjo gjykatë, kjo po i bie sikur me lanë në duart e farkatarve që nuk merren me këtë punë.
Pastaj thonë këta janë gjyqtaret duhet besuar çfarëdo vendimi nxjerrin, kjo nuk ka kuptim.
Prandaj duhet bërë ndryshime në këtë gjykatë duhet rishpallur konkurs të ri për gjyqtar të kësaj gjykate së paku ta ruajmë një hallkë të drejtësisë si duhet, pasi që organet e drejtësisë kritikohen me të madhe për ndikim politik, këta njerëz vazhdojnë edhe me prish tërësisht këtë gjykatë, edhe kjo iu ka mbet, edhe këtë donë me lanë në duart të zyrtarëve te thjesht dhe argatëve administrativë, për këtë arsye kërkohet ndryshime dhe reformim i plotë i këtij sistemi, me mirë me shpallë konkurs për gjyqtar dhe te i epet hapësirë në radhë gjyqtarëve apo njerëzve me përvojë në organet e drejtësisë.
Ne nuk e kuptojmë këtë shtrembërim të madh kadrovik dhe këtë lojë që i kushton rendit dhe ligjit në Kosovë.