26 Dhjetor 2024

Gjykata e Krimeve në Kosovë

Shkruar nga Seremb Gjergji

Institucionet e drejtësisë së Kosovës duhet të gjejnë modele, mundësi dhe forcën si dhe rrugën e krijimit të Gjykatës për krimet e Luftës dhe për krimet e pasluftës në Kosovë. Në vendin tonë janë kryer një numër krimesh të luftës, veçmas nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe dhe të tjerë.

Krijimi i kësaj  Gjykate poashtu përmbyllë ciklin e Unifikimit të Sistemit Gjyqësor në Kosovë. Kjo gjykatë duhet të merret më të gjitha rastet dhe nuk guxon të ngutët dhe te veproj në asnjë rast për interesa të ngushta.

Në pamundësi dhe pa-fuqi të Kuvendit dhe Qeverise sonë për krijimin e kësaj gjykate, vendet e Bashkimit Evropian detyrohen që të krijojnë vet Gjykatën për Krime; madje ia shtojnë edhe pasthirrmën të UÇK-së.

Pse duhet ta lemë BE-në të marr vendimet tona, për punët tona? Serbia tashmë e ka Gjykatën për Krime të Luftës që nga 1 korriku 2003 dhe po merret me rastet veç e veç. Njësoi duhet të veprojnë edhe institucionet e Kosovës.

Kosova është në një situatë edhe më të mirë; kur në vendin tonë janë prezent edhe Gjykatës dhe Prokuror ndërkombëtarë dhe vetë misioni i EULEX-it që udhëhiqet nga z. Bernd Borchardt i cili ka qenë njeriu i dytë pas William Walker. Të dy ishin dëshmitar të krimeve në Kosovë. Nëse nuk e bëjmë sot këtë gjykatë, e bëjmë nesër në kushte edhe më të vështira dhe më të komplikuara.

Gatishmëria e institucioneve të BE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare nuk mungon; kështu që mbetët vetëm gatishmëria jonë që t’i marrim punët në duar tona. Ndihmë shtesë del edhe nga takimi i 22 janarit 2014 dhe propozimet e dala nga Bordi i Përbashkët për Sundimin e Ligjit i udhëhequr nga z. Kuçi, z. Zbogar dhe z. Borchardt.

As unë nuk jam që të jetë një Gjykatë vetëm për UÇK-në, por kjo varet nga vendimet që të zgjedhurit tanë i marrin. Është obligim Kushtetues që të punohet në interes të Sovranit, ndërtimit të institucioneve dhe fuqisë së shtetit. Interes i të gjithë vendit është forcimi i rendit dhe ligjit dhe ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Për të gjitha ngecjet dhe pengesat mund të mbështetemi tek aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas SHBA-ja. Ka ardhë koha që ndërhyrjet politike në drejtësi të marrin fund.

Në shumicën e rasteve, shqiptarët kanë humbur sepse punët e veta, i kanë lënë në duar të tjerëve. Ka ardhë koha që të marrim përgjegjësi dhe vendime vet për punët dhe interesat tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)