23 Dhjetor 2024

Gjilani është në front të përbashkët e pa dallime politike kundër pandemisë

Gjilan, 17 prill - Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave në Gjilan që merret me parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ka bërë vlerësimet e hershme në mëngjes dhe nga rezultatet që kanë dalë në mbramjen e kaluar.

Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se këto tri raste janë infektim në bazë të kontaktit, kryesisht me familjarët e tyre të infektuar.

“Rasti i ri në Lladovë është nga kontakti me babain, rasti në Arbëri është nga kontakti me vajzën dhe rasti i tretë është kontakti me një familjar të të infektuarit. Komuna e Gjilanit ka marrë masat e izolimit total të këtyre familjeve dhe do t’i nënshtrohen testit sipas vlerësimeve të profesionistëve. Nuk ka vend për shqetësim, sepse ky virus menaxhohet nëse bashkërisht u përmbahemi strikt rregullave të ndërmara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri, pas konferencës për media.

Kryetari Haziri ka potencuar edhe takimin që kishte sot me shefat e partive politike, ku ka potencuar angazhimin e përbashkët dhe pa dallime në frontin e madh kundër pandemisë Covid – 19, por edhe duke koordinuar që të gjitha aktivitetet edhe në këtë kohë të zhvillohen.

I pari i Gjilanit, ka bërë thirrje të përgjithshme për përmbajtje dhe respektim të orarit sipas numrit dhe detajeve që ka dhënë Ministria.

“Ju lutemi të përmbaheni dhe ta respektoni orarin të bazuar në numrin tuaj të letërnjoftimit. Të gjitha rastet tjera që kanë nevojë, për punë në bujqësi, për furnizime, për prodhim, për ekonomi private dhe për nevoja shëndetësore, Komuna e Gjilanit lëshon leje të veçanta, në mënyrë që të mos pengoj askend në realizimin e qëllimeve të veta”, ka Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)