Gjeneralët në rrugë ditën e Flamurit
Shkruar nga Islam Krasniqi
Populli shqiptar shekuj pas shekujsh duke luftuar për liri, duke kërkuar të drejta dhe barazi, ku nëntori çdo herë na bashkonte dhe na mbushte fuqi, na kujton rrugëtimin dhe sakrificën tonë shekullore, që i përcjelli brez mbas brezi këtë popull.
Nëntori është data më e shënuar në historinë tone kombëtare, datë në të cilën ndodhen shumë ngjarje të rëndësishme. Mund ti cekum Nëntorët e lavdishme siç janë: Nëntori i parë, Nëntori i Skënderbeut, Nëntori i dytë, Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë, Nëntori i tretë ditëlindja e Adem Jasharit, Nëntori i katër Nëntori i UÇK-së- në Llaushen e Drenicës Heroike, këto sakrifica sublime dhe luftëra heroike çlirimtare kanë qenë dhe natyrisht do të vazhdojnë të mbesin motivim për një shpirt kombëtar!
Festa e Nëntorit, ditës së flamurit po i gjënë ish-Gjeneralët e UÇK-së në rrugë, duke shprehur pakënaqësinë për marrëveshjet e fundit të cilat po behën në dëm të Republikës së Kosovës, të cilat po ja rrisin ndikimin e Beogradit brenda në shtetin tonë, dhe injorimi që i behët nga pushteti aktual.
UÇK-ja që për herë të parë dolën në skenë publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaush të Drenicës Heroike para mira vetave në vitin 1997, ata sërish ditën e Flamurit 2015 i prinë turmës së protestuesve për të kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve sa nuk është bërë vonë.
Nuk benë të harrojmë së më mund dhe sakrificën e shumë gjeneratave kemi arritur ti formojmë institucionet tona dhe respektimi i tyre është edhe respekt për idealin e atyre që dhanë jetën e tyre për këtë tokë.
Mirëpo ideali dhe qëllimi i pushtetarëve tanë kishte qenë shumë i shkurtër sepse duke vrapuar pas karrigeve e punëve të ndyra me dhjetëra Gjeneral i lanë të mbyllur nëpër qeli me akuza të Beogradit nga Xhokerët e Serbisë EULEX-i.
Ku i kemi Gjeneralët e UÇK-së, ku e kemi Ish komandantin e UÇK- z. Sylejman Selimi, Komandantin e zonës operative të Drenicës, tash kryetar i KK. të Skenderajt z. Sami Lushtaku, Sabit Geci, e shumë e shumë të tjerë.
A nuk është turp për qeverinë tonë që të iu mbahen Gjeneralët në burg, ndërsa Gjeneralët serb që kryen krime në vendin tonë të sillën lirshëm nëpër Prishtinë, motoja e çlirimtarëve tanë ishte: Më mirë të vdesim ne së sa të vdes Kosova, duhet të reflektojnë institucionet tona, sepse këta Gjeneral ishin ata të cilët dhanë me të shtrenjtën e tyre për këtë ditë, duhet qeveria jonë të mos lejoj të maltretohen , të poshtërohen çlirimtaret tanë me akuza të Serbisë, së po njollosët lufta jonë çlirimtare.
Festat e Nëntorit kanë qenë dhe natyrisht do të vazhdojnë të mbesin motivim për një shpirt kombëtar, unë nuk e ndie veten time të ligë, e as nuk frikohem me e thanë te vërtetën,sepse e vërteta është kandil që ndriçon gjithësinë.
Vallterit ka thënë: E vërteta, liria dhe virtyti janë tri gjera për te cilat e duhet të duam jetën, andaj duke respektuar te kaluarën dhe duke punuar për të ardhmen urojmë që Nëntori i radhës të jetë Nëntori Bashkimit Kombëtarë!..