23 Dhjetor 2024

Gjeneral Ramadan Qehaja - Komandant i Ushtrisë

Shkruar nga Gani Qarri

Fatbardhësisht njëjtë si për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës,ashtu edhe për formimin e ushtrisë sonë, vendi ynë mori mbështetjen më të fuqishme dhe vendimtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ajo që gëzon pafundësisht shqiptarët kësaj radhe në gjithë vendin, është fakti se SHBA, për shkak të tradhtivë të pareshtura të tij, ndaj shtetit tonë të brishtë, përjashtuan tërësisht kuislingun Hashim Thaçi nga të gjitha procedurat e formimit të Ushtrisë së Kosovës!

Ambasadori i ri i sapoardhur amerikan në Kosovë, z.Philip Kosnett ritheksoi edhe një herë në mënyrën më domethënëse se Kosova është dhe vazhdon të mbetet ndër prioritetet më të larta në politikën e jashtme amerikane, kurse evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura tha se është hap pozitiv dhe mese i natyrshëm që Kosova si vend sovran dhe i pavarur, të ketë ushtrinë e vet dhe zotërojë garancitë e nevojshme vetëmbrojtëse.

Megjithatë, kuislingut Hashim Thaçi, duket sikur nuk i mjafton as një shekull i tërë robërie dhe okupimi afro 100 vjeçar serb, shtypja e dëbimi permanent i shqiptarëve nga Serbia, dhjetëra mijëra të dhunuara, mijëra të burgosur, të vrarë e të masakruar, 1600 të kidnapuar, që ende as sot e kësaj dite, ky shtet agresor nuk ia kthen vendit tonë, dhe pas çlirimit të Kosovës nga SHBA dhe NATO, njohjes nga 116 vende ndërkombëtare, përveç mbulimit të pavarësisë së shtetit me Fusnotë*, tani kërkon edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për copëtimin e Kosovës me armiqtë si Serbia, duke shkelur kështu mbi gjakun e mijëra të rënëve ndër shekuj, të cilët u flijuan për lirinë dhe çlirimin e këtij vendi.

Ndaj me tu vënë në dyshim ideja për ndryshimin e kufijve, ai vrapoi në takim privat me Toni Blerin tash këshilltar personal i Aleksandër Vuçiqit, që të bëjë sa më parë koordinimin e veprimeve më të reja anti-Kosovë me kryetarin serb për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që pas dorëheqjes së kryetarëve serb të komunave në veri të vendit, me tu votuar ushtria e Kosovës, të nxitet nga Serbia rebelimi edhe me detyrim i popullatës serbe në veri, me qëllim të çuarjes së tyre në kryengritje me ndihmën e BIA-s dhe agjentëve të Serbisë, të cilët që nga paslufta, janë aktiv në këtë pjesë të vendit.

Dhe kur kanë ngelur vetëm 4-5 ditë nga data e përcaktuar për votimin e transformimit të FSK-s, në Ushtri të Kosovës,ka zëra se Beogradi zyrtar me në krye pasardhësin e kriminelit Millosheviq, Aleksandër Vuçiqin do të shfrytëzoj amullin që mund të krijohet me burgosjen apo ftesat për intervistim të komandantëve të UÇK-s, nga Gjykata Speciale dhe inskenojnë formimin e të ashtuquajturës “Armatë e veriut” me në krye ish kapobandën e rojeve të urës Zvonko Veselinoviq dhe bashkëortakun si dhe kumbarën e tij nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiq, kinse për të mbrojtur serbët e “frikësuar", “çliruar" veriun nga shqiptarët  dhe bashkuar këtë pjesë të vendit tonë Serbisë.

Si Zvonko Veselinoviq, biznesmen kontrovers nga veriu i Kosovës, ashtu edhe kumbara i tij Milan Radoiçiq, nënkryetar aktual i Listës Serbe,të cilët konsiderohen lojtarët kryesorë edhe politikë në veriun e vendit, u gjykuan disa herë për krime të ndryshme.

Zvonko Veselinoviq u akuzua -që nga shitja e drogës, falsifikimi i dokumenteve, vjedhja e makinave, e deri te shpërdorimi i detyrës, por nuk u dënua asnjëherë. Ai u bë i njohur edhe për publikun e gjerë shqiptar kur nisi të organizonte barrikadat në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës në vitin 2011.

Në dosjet e policisë që nga viti 2001,Veselinoviq akuzohej për krim të organizuar dhe si udhëheqës i grupit që merrej me vjedhje të rënda, grabitjen dhe konfiskimin e automjeteve jo vetëm në veri por edhe në jug të Ibrit,deri në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, duke bartur ato me ndihmën e bashkëpuntorëve shqiptar, ilegalisht në pjesën veriore të Kosovës dhe në Serbi.

Megjithëse dokumentohet se në vitin 2003 Veselinoviq u kap pranë Novi Pazarit me tre kilogram drogë të llojit heroinë dhe u arrestua në flagrancë nga policia, vetëm pse në gjyq deklaroi kinse drogën e kishte inskenuar vet policia, ai u lirua dhe nuk u dënua më kurrë.

Më 2012 Veselinoviq dhe Radoiçiq u akuzuan se kamionët e marrë me qira (lising) pas kalimit të afatit, në vend se ti kthenin në firmën që i kishin huazuar, ata i transferuan për përdorim ilegal në Kosovë, megjithatë në gjykimin e mbajtur më 2016, që të dy sërish u shpallën të pa fajshëm, përderisa një bashkëpunëtorë i tyre me rëndësi dytësore u dënua me tri vite burg.

Në tetor të vitit të kaluar vet Oliver Ivanoviqi në një intervistë të dhënë për media pati deklaruar hapur se Milan Radoiçiqi ishte një kriminel i lidhur ngushtë me partinë e Aleksandër Vuçiqit e cila mbanë pushtetin në Serbi dhe ka caktuar Radoiçiqin përgjegjës kryesor për Veriun e Kosovës.

Ndërsa në fillim të këtij viti u tronditë i gjithë opinioni jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, me të kuptuar se pikërisht Milan Radoiçiqi mbahej përgjegjësi kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit më 16 janar 2018 në Mitrovicë.

Në kërkim të Zvonko Veselinoviqit më herët, kurse tani edhe të Milan Radoiçiqit është vën edhe policia e Kosovës, por përderisa Veselinoviq ka kohë që strehohet në Serbi, së fundmi edhe Radoiçiqi arriti të ikte po atje, prej nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq po planifikon që me tu votuar transformimi i FSK-s në Ushtri, ai ti kthejë atë dhe Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës formal të kryengritjes së serbëve të veriut, kurse luftën do ta udhëheqin oficerët e ushtrisë dhe policisë serbe,për aneksimin dhe okupimin e kësaj pjese të Kosovës nga Serbia.

Ky do të ishte aduti i parë për intervenim, fillimisht me mercenar serb dhe rus, ku nën petkun e vullnetarëve,do të merrnin pjesë edhe njësi elite të Serbisë, të udhëhequr nga oficerë në “pensionim”, ose të lajmëruar si të tillë, por me detyra ekskluzive për të krijuar terrenin e përshtatshëm në Kosovë, që në momentin e parë të mundshëm,Serbia të vërshoi edhe me ushtri të rregullt dhe të aneksoi këtë pjesë të vendit tonë, e nëse ky shtet agresor nuk e arrin ta realizojë këtë, atëherë me njerëz të tillë, të krijojë dhe mbajë gjendjen kaotike sa më gjatë, në mënyrë që ta lodhë Kosovën dhe ajo të heq dorë vet prej një pjese të saj.

Në veri të vendit tonë, siç dihet tanimë botërisht jo vetëm nga shqiptarët,por edhe nga vet ndërkombëtarët, ka kohë që ekzistojnë dhe manovrojnë disa grupe të rrezkshme kriminale të nxitura dhe themeluara nga Serbia, madje ndonjëra si organizata paramilitare "Srpskicast" (nderi serb),nga viti 2014 e këtej, është e regjistruar edhe si OJQ "humanitare"!.

Veprimi i grupimeve të tilla kriminale, përbënë jo vetëm kërcënim serioz për sigurinë, por edhe rrezik të njëmendtë dhe të paprecedent për Kosovën.

Organizata "Nderi Serb", ("srbskicast") udhëhequr nga krimineli Bojan Stojkoviq mercenar i luftës së Krimes, vitet e fundit është parë disa herë duke mbajtur trajnime ushtarake edhe në malet e veriut të Kosovës, e cila bashkpunon ngushtë me organizatën "Ujqërit e natës" në krye me kriminelin Dejan Vujiq, njeri i afërt jo vetëm me ish presidentin Nikoliq por edhe me vet Aleksandër Vuçiqin.

Në veri vepron po ashtu edhe organizata ruso-serbe, e ashtuquajtur "Kosovski Front" e formuar një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e cila udhëheqet nga një ish-luftëtar rus,me emrin Aleksandër Kravçenko, pjesëmarrës luftërash edhe në ish-Jugosllavi që nga viti 1991.

Organizata tjetër paramilitare serbe që përbën rrezik permanent për Kosovën është e ashtuquajtura‘’Patriotic Front’’ e themeluar nga ish-udhëheqës të ushtrisë, ish-ushtarë dhe ish-oficerë të policisë së Serbisë dhe aktive që nga viti 2007 në Kosovë, pa harruar këtu organizatën kryesore terroriste të ashtuquajtur "Armata e Veriut" në të cilën Aleksandër Vuçiq mendon ti inkorporojë të gjitha grupimet e lartcekura paramilitare,mercenare e terroriste dhe nën emrin "Armata e Veriut", të nisë kryengritjen në Veri të vendit tonë.

Ndaj do të ishte mirë që në krye të Ushtrisë së Kosovës, me vendim të menjëhershëm të vendosej gjeneral Ramadan Qehaja. Ai jo vetëm se është kuadri më i përgatitur ushtarak që kemi, por edhe konsiderohet si gjeneral “Bobetko” i Kosovës, i cili njëjtë si oficeri i mirënjohur kroat që diti ta mbrojë Dubrovnikun nga barbarët serb dhe çlirojë pikat më vitale të Dalmacisë dhe Kroacisë jugperëndimore nga terroristët e Serbisë, edhe gjeneral Qehaja, do të dijë të mbrojë nga agresori asetet tona kryesore në Veri,pikat kufitare, Ujmanin, Trepçën,Mitrovicën dhe gjithë territorin e Republikës në atë pjesë të vendit, duke përdor mjetet e duhura dhe implementuar masat e nevojshme ndaj mercenarëve dhe kriminelëve e terroristëve të nxitur dhe grumbulluar nga Serbia, për të organizuar "luftë", "kryengritje" apo çfarëdo lloj problemi të natyrave të ngjashme në veri të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)