Gjendja aktuale dhe sfidat e Kosovës drejt BE
Shkruar nga Hidajet Ahmeti
Flitet gati çdo dite si në mediat elektronike dhe në ato të shkruara, nga politikanë,analistë dhe publicistë duke pohuar se qellimi dhe ëndrra e Kosovës është në familjen e madhe evropiane.
Mirëpo, opinioni publik është shumë pak i njoftuar rreth anetarsimit në BE, kriteret që duhet plotsuar , mangësitë apo vështërsitë që hasim, fazën të cilën gjendemi etj etj.
Qytetarët anëtarësimin në BE e përceptojnë në mënyra të ndryshme, ka të atillë që e shohin me skepticizëm të thellë,sa i përket gjërave pozitive dhe dobitë që do te sjellë anëtarsimin në BE.
Por, mundë të ketë edhe qytetarë prej atyre, që anëtarsimin në BE e shohin me një optimizëm shumë të madh, duke menduar se anëtarsimi në familjen e madhe evropiane, do ti shuaj të gjitha ato parregullsi sociale që ndodhin në shoqerinë tonë,duke e vendosur një shtet ligjor dhe funksional.
Duhet ti cekim edhe premisat në bazë të cilave kanë filluar celulat e para të BE-së, si: dëshira për paqe dhe siguari,dëshira për liri dhe levizje të lirë, shpresa për prosporitet ekonomik dhe në fundë mund të themi për të bërë një fuqi të përbashkët. Nga kjo rrjedh se, pse shtetet evropinae që nuk janë pjesë e BE-së, në politikat e tyre qeviritare si prioritet e kanë procesin integrues.
Barrierat që hasë republika e Kosovës në këtë proces dhe sfidat që e presin në të ardhmen
Procesi i integrimit europian është prioriteti kryesor kombëtar i Republikës së Kosovës që është shfaqur nga momenti i konsolimit të shtetsisë.
Sfidat kryesore për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE kanë të bëjnë me kuptimin e procesit dhe pasojave të tij, angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë i cili duhet të trajtojë integrimin europian si prioritet të rendit të parë, institucione të qëndrueshme dhe të fuqishme, kapacitet administrativ për të përgatitur dhe implementuar strategji dhe plane konsistente, koherente dhe mirë të bashkërenduara, që sigurojnë zhvillim ekonomik dhe ecje të shpejtë drejtë Bashkimit Europian.
Ajo ku aktualisht gjenë vend Kosova në politikën e jashtme të BE-së për Ballkanin Perëndimor është Mekanizmi Përcjellës i PSA . Ky mekanizëm është themeluar në nëntor të vitit 2002, me qëllim që të ndihmojë autoritetet kosovare që të përfitojnë maksimalisht nga elementet themelore të PSA, pra nga asistenca e BE-së, udhëzimet mbi politikat, monitorimi i standardeve europiane dhe koncesionet tregtare.
Sipas kritereve të BE-së, për tu anëtarësuar një vend, duhët të kalojë napër disa shkallë, siç janë:studimi i fizibilitetit, negociatat e stabilizim asocimit, marrëveshja e stabilizim asocimit, zbatimi i marrëveshjeve së stabilizim asocimit, aplikimi për anëtarsim, opinioni për Komision Evropian, negociatat e anëtarsimit dhe në fundë anëtarsimi i plotë i një vendi. Për të kaluar në këto faza vendi tonë i nevojitët një përkushtim i madh jo vetëm institucioneve qeveritare por, edhe qytetarëve, që mund të japim një kontribut shumë të madh drejtë procesit integrues.
Fillimi i studimit të fizibilitetit u bë i mundur pas marrëveshjes së arritur në fillim të muajit mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që përfshinë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës . Marrëveshja e cila i mundësoi Serbisë të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian u kritikua ashpër në Kosovë ku opozita e cilësoi si heqje dorë nga Republika.
Mendojse, me dhënien e statusit e vendit kandidat Serbisë, është një padrejtësi shumë e madhe që nuk është dashur të ndodhë nga një organizatë serioze, mundë të themë së me ketë rast BE, ka bërë shkelje serioze te kritereve dhe në të njejtën koh ka krijuar një skepticizëm të madh nga shumë shtetet që e njohin mirë të kaluaren e ish federatës Jugusllave dhe shperberjen e saj, si dhe pse.
.Vendet të cilat nuk kan pranuar shtetsinë e Kosovëes e që janë anëtare të Be-se, janë:Spanja, Greqija, Rumania, Sllovakia dhe Qipro. Si rrjedhojë e mosnjohjës nga keto vende, procesi integrues po shkonë më hapa më të ngadalshem përshak se në disa vendime të rëndësishme çdo shtet anëtar i BE-së ka rolë shumë të rëndësishëm.
Për mosnjohjën e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së, mendojse, mundë të këtë dy alternative: njëra mundë të jetë si pasojë e diplomacisë së dobët të institucineve Kosovare dhe tjetra mundë të jetë qeshtja politike e atyre shteteve karshi Kosovës (kanë problemet e caktuara me pakicat e tyre etnike) por, mundë të jetë edhe asocim i dy alternativave.
Shumë politikanë por, edhe qytetarë të republikes së Kosovës, janë të mendimit se mospranimi i Kosovës në BE është një padrejtësi. Personalisht mendoj do të ishte jo e drejtë të pretendohet se BE, u bënë padrejtësi Kosovarëve sepse çdo shtet para anëtarësimit duhet ti plotsojë kriteret që janë nxjerre nga shtet anëtare të BE-së, që mos të shkaktojë ndonjë problem për BE-në siç është rasti i fundit me Greqinë, që ka ngritur polemika të mëdha në institucionet dhe shtetet anëtare të e BE-së, bile është flitur që ta përjashtojnë nga Eurozona.
Dihet synimi dhe qellimi i Kosovës por, Kosova duhët të bëjë më teper përparim në të ardhmen e afërt, në fushën ë qeverisjës së mirë, sundimin e ligjit,luftimin e kontrabandes dhe korrupsionit, raporte të mira ndërfqinjësore, reformen ekonomike dhe fiskale etj.
Përgjergjsia përfundimtare për zhvillimet në këtë drejtim i takon popullit dhe Qeverisë së Kosovës.
BE-ja do të vazhdojë të japë mbështetjën e saj të plotë në këtë proces.
Mendoj se na presin shumë punë edhe në të ardhmen, duke respektuar kriteret bazë: demokracia dhe sundimi i ligjit, ofrimi i shërbimeve publike, administrata publike transparente dhe llogaridhënëse dhe vazhdimi i reformave të vetëqeverisjes, respektimi dhe toleranca ndërmjet komuniteteve duke inkurajuar kthimin; luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, krijimi i kushteve të favorshme për investim, tregti, punësim dhe zhvillim ekonomik. Me keto kritere lidhen edhe kriteret e Kopenhages, që janë kritere bazike që duhët përmbusher para anëtarsimit të një vendi, si:
institucione stabile që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut
dhe respektim e mbrojtje të të drejtave të pakicave;
ekonomi të tregut të lirë, si dhe kapacitet për ti bërë ballë presionit të
konkurrencës dhe forcave të tregut në BE;
kapacitet për të pranuar obligimet që rrjedhin nga anëtarësimi, përfshirë unionin
politik, ekonomik dhe monetar, d.m.th Acquis Communautaire.
Dashtëm apo nuk dashtëm të dijmë, në fakt duhët të pohojmë realitetin se, Kosova është në rrugë lineare drejte familjës së madhe evropiane por, akoma ka sfida të mëdha që e presin deri në aktin final.
Me dhjetra herë është thënë nga zyrtarët më të lartë të BE-së se, Kosova nuk do të mbetet pika e zezë në rajon në procesin e integrimit por, në fakt ajo po ndodhë.Dihet se Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka të drejtën e levizjës së lirë, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, që mendojse, është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës.
Fuqizimi i strukturave për integrim evropian, intensifikimi i bashkëpunimit me Komisionin Evropian, përmbushja e detyrimeve që dalin nga Raporti i Progresit dhe zbatimi i rekomandimeve nga procesi i MPSA-së, janë disa nga punët kryesore në të cilat duhët të fokusohet shoqëria Kosovare për të arritur progres në rrugën e integrimit evropian.
Për fund, mendojse, për të bindur Komisionin Evropian për fillimin e PSA-së, Kosovarët dhe liderët Kosovarë duhët të kenë qasje shumë më serioze për procesin integrues, që nënëkupton se duhët angazhim i madh i vetë administratës dhe kuadrove të reja të pregaditura dhe të motivuara për shtyrjen e procesit integrues përpara.
Komisioni Evropian bindet me faktet praktike e jo vetëm me fjalë. Për rrugën e integrimit duhët të kontribojmë të gjithë, sepse kjo është pjesa e ndertimit të shtetit, e ne synojë të ndertojmë shtet evropian në praktikë, e jo në letër.
Nuk duhët të jemi skeptik dhe pesimistë por, duhët të punojmë nese dëshirojmë që vendi ynë të jetë sa më parë në unionin e shteteve me demokraci të avancuar.
( Autori është filozof dhe absolvent në shkenca politike)