29 Dhjetor 2024

Gjashtë pyetjet për politikanin Shpëtim Bulliqi dhe të tjerët

Shkurar nga Bahri Bivolaku

Abraham Linkolni ka thënë: “Një pikë mjalti tërheqë më tepër miza sesa një litër uthull”. Uthulla e Bulliqit po spërkat kufirin me Serbinë. 

Dëshiroj që përmes këtij adresimi publik t’i drejtohem deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shpëtim Bulliqit dhe të tjerëve me shpresën se do të marrë përgjigjie. Iu drejtohem jo si ekspert a intelektual, pasi që konsideroj se termat e tillë janë deficitar në Kosovë për fat të keq, por i drejtohem si një të shkolluari e mbi të gjitha si politikan.

Individualizmi i Bulliqit dhe të tjerëve si ai që del nga xhelozia e të shkolluarve konsideroj të shfaqet si tendencë e përjashtimit ose pavetëdijshmëri lidhur me çështjet që tejkalojnë vetveten dhe në këtë mes mendoj se Bulliqi ka humbur fillin e problematikës, duke dëshiruar të merret me fundin, epilogun e problemit, gjersa tek fillimi mrizonte, nuk ishte askund.

Mendoj që problemi i kufijve të Kosovës, duke përfshirë edhe atë me Malin e Zi, do qëndrim politik si një vijueshmëri e proceseve politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova e fare pak qëndrim “ekspertor”.

Cili do të ishte reagimi i juaj apo përgjegjësia nëse në instancë të fundit edhe arbritrazhi ndërkombëtar vendos pro shenjëzimit, të cilin e ka vendosur komisioni qeveritar? Kush do t’i bart pasojat e gjithë atyre lëndimeve të njerëzve në trazira, dëmet e mëdha në pasuritë publike e private, të shkatërruara apo djegura nga koktejet e molotovit e mbi të gjitha kohën e humbur?

Pyetje për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

1. Nëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënjëzimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk kalon, ju deputetë të cilët mbani qëndrimin opozitar karshi kësaj çështje, si do ta “çlironi” atë pjesë të atij territori, duke pasur të qartë qëndrimin e shteteve më mike të Kosovës, hisedare të shtetësisë së saj?

Ndoshta me sharkija, me gaz lotsjellës apo me veprime simbolike të folklorit politik.

2. Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ju me qëndrim opozitar karshi kësaj çështjeje, izolimi politik i Kosovës nga miqtë e këtij shteti që mund të vie si pasojë e veprimeve tuaja, çka mendoni se na sjellë?

Ndryshim të gjendjes apo rikthim atje ku kemi qenë? Mos po mendoni se ecja vetëm në këtë proces e Kosovës do të na bën mirë, pasi mendoni se jemi bërë shtet i fortë dhe se nuk na duhen fare partnerët apo miqtë.

3. Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ju me qëndrim opozitar, nëse vijëzimi i kufirit sipas modelit të zonave kadastrale të komunave, të cilat e bëjnë shtetin e Kosovës e të përcaktuara në Marrëveshjen e Kumanovës nga gjeneralët e shteteve më mike të Kosovës, vihet në pikëpyetje apo në negocim siç po kërkoni, çfarë ndodhë nga ai pozicion i ri i Kosovës me kufirin me Serbinë?

A mendoni se jemi të fortë dhe se të vetëm mund t’i mbrojmë këta kufijë e që ju i përmendni modelet e demarkimit të kufijve në natyrë, gjeografik, historik, lumenjëve, brigjeve të tyre apo majave të bjeshkëve?

4. A mendoni që trazirat dhe destabilizimi i vendit, i sjellin pozicione të favorshme vendit apo dënime dhe ngecje? Kujtoni trazirat e Marsit.

5. A mendoni se Kosova është aq e fortë si shtet, ku si e vetme dhe pa miq ndërkombëtar mund t’ia del e rrethuar sipas jush me shtete armike fqinje?

6. A keni menduar ndonjëherë se në aspektin gjeopolitik me qëndrimet tuaja po dëmtoni procesin e ridefinimit rajonal gjeopolitik, duke qenë kundër qëndrimit të SHBA-ve dhe aleatëve të saj?

Zotërinjë të nderuar, Kosova e rinia e saj nuk e ka luksin për të humbur të ardhmen me veprime avanturiste që i ngjasojnë gjelit mburravec të një politike të humbur. Politika në Kosovë si e vetme, nuk po arrinë që në brendinë e saj t’i eliminoj instrumentat e shtetit serb e lëre më që të mbrojë kufijtë e dëshiruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)