01 Janar 2025

Gëzuar festën e 1 Qershorit

Shkruar nga Aleksandër Rrema

Nëse ju duket festë 1 qershori, unë do t’ju kujtoja fëmijët jetimë, fëmijët e varfër dhe fëmijët e dhunuar çdo ditë nga kjo shoqëri egocentriste dhe maskiliste në llojin e saj.

Fëmijë të pa-arsimuar, ata që lypin çdo ditë për bukën e gojës dhe ata që janë mbytur rrugëve drejtë emigracionit për një jetë më ndryshe.

Atë jetë që vendi i tyre nuk po u’a dhuron kurrë. Ata fëmijë periferikë të Shqipërisë që nxitojnë me orë duke ecur në këmbë drejt dyerve të shkollës, apo ata që maleve kullosin bagëtitë të zbathur dhe të mjeruar mes qindra hallesh familjare dhe që nuk dinë se ç’bëhet poshtë në fushë dhe as nuk e mendojnë teknologjinë si mjet i përparimit në komunikim.

Në vijim do t’ju kujtoja ndërtimet me dhe pa leje ane-mbanë Shqipërisë, ku përveç betonit, nuk gjen qoftë dhe një WC publike, e jo më ndonjë park lojërash, apo ndofta dhe ndonjë shëtitore lagjesh.

Nuk gjen një administratë ndërtimi ku mund të jetë afër qytetarëve dhe nuk gjen asnjë administrator ku mund t’ju sigurojë ndriçim, ujin e pijshëm, ashensorin dhe higjenën e saktë të një blloku pallatesh. Të mos flasim pastaj për taksat vendore që nuk u realizohen kurrë në këmbim.

Më pas do t’ju kujtoja dhunën e njohur tashmë të policisë shqiptare, ku përveç arrogancës së pushtetit në fjalë, njihen edhe kallzimet në prokurori dhe përballja e tyre nëpër dyert e gjykatave. E dini se ç’më tha sot një fëmijë kur e pyeta se a do dilte t’a festonte 1 qershorin?

Jo xhaxhi mu përgjigj, sepse babin tim e kam në dyert e gjykatës duke u përballur për ndërtimin e çatisë dhe mamin e hoqën nga puna se i thanë se je demokrate dhe duhet të largohesh, në fakt mami im ka në punë aty që kur ishte xhaxhi Fatos Nano Kryeministër. Unë nuk e di se çdo të thotë të jesh demokrat apo socialist, por di të të them se mami im punuar vite aty dhe ne nuk kemi makinë dhe as vilë, siç kanë shumë nga këta xhaxhat që e hoqën nga puna.

Tani ajo ka filluar punë duke mbajtur një gjysh të sëmurë, që jeton i vetëm dhe nuk i ka fëmijët e tij këtu, siguron një rrogë për të na mbajtur me bukë mes qindra halleve në familjen tonë.

Unë di të të them se nuk po e shoh më Bang Bang dhe as çufon tek Digital, pasi unë trembem çdo natë në gjumë dhe i kam harruar lodrat, qëkur xhaxhat polica erdhën dhe arrestuan babin.

Unë di të të them se ata xhaxhat polica më shtynë mua dhe u rrëzova, kur nuk doja që babi të shkonte në burg. Tani as nuk luaj më përjashta se kam shumë frikë, se mos më grabisin.

Lodrat që kam në shtëpi nuk i dua më, pasi janë të vjetra dhe mami nuk më ka blerë lodra të reja, pasi gjithnjë më thotë; biri i mamit, duhet të kursejmë se babit i duhen rroba, ushqim dhe lekë për avokatin.

Dhe unë hesht dhe futem në cepin tim, aty ku kam pas lozur dhe vetëm qaj, qaj dhe kujtoj ditën e 1 qershorit festën time, se sa kot që më duket. A thua se vetëm unë kështu jam, pasi mami më thotë shpesh’herë se nuk jam i vetëm!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)