25 Dhjetor 2024

Gërrhamat e fundit

Shkruar nga Ylber Vokshi-Ylli

(Reagim në opinionin e Astrit Nixhes…”Edhe unë jam fajtor” të datës 26 Gusht 2013)

Kush polemizon me hipokrit
kurrë nuk do të korr fitore të madhe

Mikelalangjello

Qëndrimet e mija rreth ndasive në mes të arkitektëve në Kosovë i kam shprehur me një shkrim-vështrim kritik që është publikuar në media kosovare dhe shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri me 05 dhe 09 gusht 2013.

Aty në mënyrë kritike dhe reale kamë shpjeguar situatën e krijuar në komunitetin e arkitektëve pas ndasive të mëdha dhe ndarjes në dy grupe, thuaj se jemi shumë!

Nga reagimet dhe komentet jo parimore shumë kujt i ka penguar ku shkrim vetëm se e tregonte realisht situatën konfuze të krijuar.

Iu nevojitën Astrit Nixhës mbi tri javë që me një shkrim të botuar në “Zëri” dhe “Tribuna shqiptare” të më etiketon me epitete ma të çoroditura, që nuk duhej të ishin në fjalorin e një arkitekti, ashtu kërkohet me Kodin etik të arkitektëve. Kjo tregon se sa është i sinqertë kur na tregon për familjen e vet të kulturuar dhe dashurin ndaj arkitekturës.

Mos të llafosemi për familje se me siguri ma të madhe do të dëshpëroheni se kush jeni nëse krahasoheni me familjen time e cila edhe sot ka respekt të madh në Kosovë dhe Shqipëri. Por kjo nuk ndërlidhet me opinionin tënd të ulët dhe reagimin tim.

    Që në fillim më duhet të theksoi se me ketë shkrim e ke humbur rrugën në “oborr tëndin”,në fund ti dhe bashkëmendimtarët e juaj  do të jeni humbës të mëdhenj në ketë proces të LICENCIMIT.

E ke merituar pasi me disa njerëz tjerë ke tentuar të përmbysësh një proces tepër të rëndësishëm,të vonuar paksa nga ana e MMPH,për të shpëtuar të ardhmen e gjeneratave të reja që duhet të jetojnë në Kosovë,ata e meritojnë një jetë ma të mirë urbane dhe rurale.

Çka keni bërë ju,që 14 vite jeni të mbyllur në qarqe të dyshimta të ndërtimeve e në anën tjetër tentoni ti frikësoni njerëzit me “interesat e përbashkëta të mafisë së ndërtimit dhe politikës” e cila e ka krijuar ketë gjendje kaotike urbane në tërë Kosovën.
   
Më quani “arkitekt i pavarur”,nocion që kurrë nuk do ta kuptoni në karrierën tënde profesionale të varfër shpirtërisht. Të me quash me pa turpëri, pa argumente të cilat kurrë nuk mundesh ti gjesh,se unë jam “i pa  painformuar dhe i palexuar”, është një “non sens” për mua dhe të tjerët që më njohin.

Në të gjitha detyrat profesionale që i ushtroi (Kryetar i Këshillit të Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit të K.K. të Prishtinës),dhe që i kamë ushtruar,gjithnjë kamë qen konsekuent dhe nuk kamë bërë kompromise në dëm të arkitektëve dhe të tjerëve.

E kam respektuar Kodin Etik të profesionit të cilit është vështirë të iu përmbahesh në kushtet tona. Nuk i kamë lejuar vetes të bie nën presione jo parimore dhe për atë jam i vetëdijshëm së kamë pësuar shumë. 

Që nga prilli i vitit 2004 kam sakrifikuar të gjitha të mirat materiale që i bien projektimi dhe ndërtimi vetëm e vetëm që të fillon një proces i ndërtimit si në tërë botën e civilizuar.

Unë që kamë shkruar mbi150 shkrime kritike profesionale të publikuara,po e përsërisë profesionale e jo gazetareske,në Kosovë dhe Shqipëri për fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban quhem nga një injorant,“i pa  painformuar dhe i palexuar”.

Pjesëmarrës aktiv me kumtesa dhe punime profesionale të fushës së Planifikimit  dhe arkitekturës ku gjithnjë kamë kërkuar,që arkitektët të kenë vendin që iu takon në piedestalin e shoqërisë shqiptare e jo të  nëpërkëmbën, nënçmohen e shantazhohen së pari nga koleget e sojit tënd e pastaj edhe nga të tjerët, kjo me të vërtetë nuk ka shpjegim logjik pos shfrenimit nga njerëzit me instinkte çmendërues.

Le të vlerëson opinioni publik se kush është “i pa  painformuar dhe i palexuar” unë apo ti që këto vitet e pas luftës i ke keqpërdorur beneficionet e atyre që të kanë përkrahur.

Ka shumë çështje që,në opinionin tendë lehtë munden të kontestohen pasi janë të pa baza,po ia nisi nga fillimi:

·    Nuk ka as udhëzues administrativ,as veprime çoroditëse të disave në kohën e fundit,as sundues të ndryshëm me shekuj në këto territore,që munden me “e fshi historinë dhe traditën arkitektonike të Kosovës.” 

E vërtetë vet ne për disa qëllime të ulëta të ndërlidhura me interes materiale, të ndikimit,të influencës së sferave të ndryshme të interesit,qëndrime inatqore, personale …,me një propagandë të pa ndershme dhe të pa nevojshme në media,po tentojmë të paralizojmë disa procese pozitive që po ndodhin në shoqërinë tonë. Duhesh bërë dallimin në mes të interesit të përgjithshëm dhe ati individual.

·    Ku po e vëren ti “zhbërjen e traditës e arkitekturës kosovare” dhe “fshirjen e një historie profesionale 50 e më shumë vjeçare,me UA 06/2011”,mos e dezinformoni opinionin, lexoni edhe disa herë udhëzimin, pa emocione për ta kuptuar drejtë! 

Për identitetin urban tonin kamë shkruar shumë herë,kjo për mua është esenca e ekzistimit dhe zhvillimit të një shoqërie,e ti e shef rrezikun në një udhëzim administrativ që aspak nuk është e vërtetë.
 
Ku ishe ti dhe shokët tu që asnjëherë nuk reaguat për rastet e shumta të zhdukjes së identitetit tonë urban në tërë Kosovën në vitet e pasluftës. Po ti përmendi vetëm dy tre raste në Prishtinë,së aty vepron.

Para syve tu është rrënuar Xhamia “Hatunije”, fasada e “Hotelit Grand” është ndërruar nga mermeri në llamarinë alumini, tërësisht është ndërrua  fasada e “Rilindjes” apo hotelit “Iliria”,ka raste të pa numërta në tërë Kosovën,asnjëherë nuk keni reaguar publikisht.

·    Mos e dezinformoni opinionin publik se ju jeni ata që keni “ndikuar” që të hyn “Paragrafi 3.3 i nenit 2 të UA 06/05, (Departamenti i ndërtimit)”, as që e keni ditur që ekziston ai paragraf që ishte kërkesë legjitime e imja që të përfshihet në atë UA.

Një shpjegim i vogël, ky udhëzim administrativ së pari është aprovuar në Departamentin e  Planifikimit Hapësinor (nr 42, me nr.protokololi 03/2005 të vitit 2005) e UA 06/05 të cilit i në Prishtinë dhe Kosovë në vitet e pas luftës.

·    Nëse UA 6/2011 “nuk përmban asnjë disporeferoheni është kopje komplete e UA 03/2005,dhe është punuar dhe shfuqizuar ma vonë.

Atë kohë isha i punësuar në MMPH,isha anëtar I grupeve punuese në të dy Departamentet dhe insistoja që çështja e licencimit të ketë rrjedha normale.

Për fat të keq ky paragraf është larguar në vitin 2010 me UA  2016/10 I datës 03.09.2010,e në vitin 2011 edhe ai i ndërtimit. Kamë kërkuar arsyet e një veprimi të tillë ne Departamentin e Planifikimit ku kamë punuar disa vite në MMPH por kurrë nuk kamë marr përgjigje.

Në atë kohë para tetë vite kamë kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e të gjithë profesionistëve,ajo ka munguar. Ti ishe në “klanin” që “vronte e këfillte” në Prishtinë, këto çështje as që të kanë interesuar.

Sot kinse je për një rend e rregull urban e vetë je një nga ata që ke pas krijuar “monopoll” në fushën e projektimit dhe ndërtimit. Je një nga kontribuuesit ma të mëdhenj me klanin tënde për gjendjen e krijuar zitë të vetme që anulon ato”atëherë përse e problematizoni ketë çështje dhe thirreni në diçka sugjestive,që nuk është !. Si thua ti “Rrjedhimisht, sipas kësaj logjike, ato vlejnë dhe nuk janë të shfuqizuara legalisht.”. Synimi yt dhe i shokëve tu është tjetërkund!

·    Nuk është e ndershme së pari nga ju dhe kolegët vlerësues që ju i përmendni me e çorientuar tërë procesin e Licencimit me thash e thëne provinciale. Nëse keni pasur vërejtje për Kryetarin e vlerësuesve,ato keni mundur t’i adresoni para një viti në fillim të punës,e jo tani!

·    Përse asnjëherë nuk reagove si anëtar i kryesisë së asociacionit individualisht ose së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë së AsAK, nuk kamë informata se keni reaguar në opinion ndonjëherë në vitet 2004-2008.

·    E theksoni se ”Procesi më i rëndësishëm në historinë e Arkitekturës Kosovare ishte lënë në duart e atyre që kishin më shumë kohë të lirë (referencë për ata që janë të papunë).” Ku kishe mundësi me pasur punë të pavarur në rrethanat kur ju I kishit uzurpuar funksionet dhe nuk lejonit të merr punë dikush tjetër, nëse nuk ishte nga klani i juaj, kjo është mjerimi i juaj që ndieni kënaqësi në fatkeqësinë e të  tjerëve, “mizerable” si thënë francezët.

A ke menduar ndonjë herë përse unë nuk paskam pas punë, edhe se kisha një bagazh të madh profesional në fushën e projektimit dhe ndërtimit që aq shumë i mungonte Kosovës.

·    Për fillimin e procesit të licencimit ishin plotësuar kushtet optimale,natyrisht se ka vend për korrigjime dhe plotësime në të ardhmen pasi ku duhet të jetë proces i vazhdueshëm. Nuk kishte pengesa apo mangësi të mëdha që ky proces të filloi.

Vetëm puna e vlerësuesve në përgatitjen e pyetësorëve ka zgjatur mbi një vit,pyeti se si është punuar shokët tu anëtar të ekipit vlerësues. Se ka pasur edhe jo korrektësi me trajtimin tonë ketë fakt askush nuk e mohon,ne vet  jemi pajtuar me kushtet jo adekuate në të cilat punonim,vetëm për hir të fillimit të Licencimit.

·    Se je injorant i pa përmirësueshëm,pa edukatë elementare profesionale e tregon vetën ma së miri në pasusin kur deklaroni për mua se “si është e mundur dhe marrin guxim të shkruajnë dhe të MENDOJNË, duke qenë krejtësisht injorantë të painformuar dhe të palexuar”,kjo qasje e juaja është dëshpëruese dhe tregon karakterin e ulët tëndin.

Ti thuash dikujt ”I pa informuar”,”I pa lexuar” dhe” të marr guxim të shkruaj dhe të MENDOJ”,është ma zi se fashizëm apo stalinizëm modern I shekullit të kaluar,që si duket e ke ende nostalgji.

 Ai “arkitekti i pavarur“ është arkitekt I gjeneratave të vjetra I cili që nga formësimi I tij si arkitekt dhe si projektant i shumë objekteve arkitektonike,ka punuar dhe zhvilluar aktivitetet e veta konform rregullave dhe standardeve qe po I vërteton koha se kishin qenë shumë te avancuara.
 
Duke pa se çka po ngjet me hapësirën e Kosovës u përqendrua në dhënien e kontributit në vuarjen e rregullit dhe rendit në fushën e Planifikimit Hapësinor,urban dhe arkitektonik në Kosovën e pas luftës.

Për atë vullnetarisht fillova të punoi në vitin 2002 në MMPH. Falë juve dhe shumë të tjerëve situata urbane në të gjitha qytetet e Kosovës është në gjendje alarmante, e ju bllokoni procesin.

Licencimi duhej të ishte një nga masat për parandalimin e situatës së keqe në të gjitha vendbanimet tona.

·    Problem janë ato 14 vite e jo vetëm një muaj,si e dezinformoni opinionin që nga fillimi i rebelimit të juaj të pa arsyeshëm. Ç’far absurditeti, tërë procesin e mundimshëm të licencimit e reduktoni në vetëm një muaj kërkesa për shtyrje.

Për një kohë të shkurtë arritët të bllokoni procesin e Licencimit të Arkitektëve por duhet të kuptoni të gjithë ju  se pos vijës institucionale nuk mundet me pasur zgjidhje tjetër.

Urojmë që edhe në Kosovë do të fillon trajtimi dinjitoz i profesionit të arkitektit,si në tërë botën e civilizuar, pasi tek ne ka kapacitete si profesionale ashtu edhe intelektuale në mes të arkitektëve të shumtë në Kosove të cilëve iu nevojitët një rend normal për të ushtruar profesionin e tyre natyrisht me përkrahjen e shtetit në të ardhmen e afërt të premtuar.

Kjo mundet të arrihet me kontrollin e rreptë (LICENCIMI) të tyre nga ana e MMPH. Besoj se Ministria e planifikimit ma në fund do të qëron hesapet me këta individ që aspak nuk ia donë të mirën Kosovës dhe do ta ndaj “shapin nga sheqeri” njëherë e për gjithmonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)