Gërmija 2017
Shkruar nga Ylber Vokshi -Ylli
Një informatë në mjetet e informimit me titull “Qeveria e çon Qendrën Protokollare në Blinajë”,më befasoi shumë për të mirë, pasi ma në fund pas 12 vite pa korrigjohet një gabim hapësinorë dhe urban, kur në mënyrë arbitrare,pa leje ndërtimi,pa pëlqim mjedisor e shumë parakushte tjera, Kryetari atëhershëm i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci urdhëroi fillimin e ndërtimit të “Qendrës për punë protokollare dhe administrative”,mu në bërthamën e Pyllit të Prishtinës-Gërmija.
Imagjinoni se sa ka pasur arrogancë një njeri me titull shkencor akademiku të bënë një veprim të tillë, që e hapi rrugën jo-ligjshmërisë, ndërtimeve pa leje, abuzimeve të ndryshme në Kosovën e pas vitit 1999.
Ende e kamë në kujtesë foton nga shtypi ditor i tetorit 2005 nga një vizitë e objektit në ndërtim “Qendra për punë protokollare dhe administrative” në Gërmi – Prishtinë,Deklaratat bombastike të zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe ati lokal të asaj kohe në stilin:
⦠“Disa risi në shoqëri është normale që absorbohen me vështirësi por forcat që duan të bëhen lokomotivë e proceseve do të ecin përpara sigurisht duke respektuar ligjshmërinë që është primare.” - Nexhat Daci ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
⦠“Objekti është plotësisht legal sipas të gjithë parametrave”- Ardian Gjini ish Ministër i MMPH.
⦠“Nuk na mjafton që të kemi hapësira LIVADHESH por duhet ti funkcionalizojmë këto hapësira”.- Ismet Beqiri ish kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ajo çka nuk ishte respektuar ishte pikërisht ligjshmëria në rastin konkret pasi Ligji i Planifikimit Hapësinor 2003/31 i nënshkruar nga vet dora e krye-parlamentarit të atëhershëm Nexhat Daci në korrik të vitit 2003, në rastin e përgatitjes së projektit – investimit nuk ishte marr në konsideratë,duke e instaluar praktikën primitive të privatizimit politik të hapësirave publike.
Ka shumë pyetje pa përgjigje përse u zgjodh mu ky lokacion për ndërtim nga ana e Kuvendit të Kosovës përballë objekteve policore serbe të bombarduara nga NATO në vitin 1999.
Një ishte ma se e sigurt ky objekt nuk e kishte vendin aty pasi nuk i plotësonte kushtet Urbanistike dhe mjedisore.
Në procesin e ndërtimit, si duket ka pasur abuzime të mëdha me mjetet e dedikuara materiale të cilat kurrë nuk janë zbardhur, edhe se ka pasur akuza për vepër penale.
Ky mundet me qenë një nga shkaktarët kryesor përse kurrë nuk u ndanë mjetet shtesë për përfundimin e punimeve. Kishte reagime sporadike kundërshtimi për të cilat nuk brengosej askush nga vendimmarrësit tanë. Shkaku kryesorë i ndërprerjes së punimeve,edhe sot mendoi se ishin ndryshimet e ndikimeve politike partiake dhe mospajtimet mes tyre.
Isha një nga kundërshtarët ma të zëshëm kundër ndërtimit të objektit në lokacionin e filluar në parkun e Gëmisë,në fillim shkrimet e mija as që i botuan mediat tona,kishte një embargo të informimit apo sensibilizimit të opinionit publikë.
Tek në vitin 2009 tregu medial filloi paksa të liberalizohet kështu që një portal e botoi një shkrim kritik timin me titull “Gërmima-një tendencë për degradimin e natyrës”,ku në mënyrë kronologjike detal është përshkruar rruga se si është vendosur të filloi ndërtimi dhe me argumente të shumta është faktuar se si nuk janë përfillur ligjet dhe dokumentet hapësinore në fuqi në atë kohe, dhe kjo mu nga përgjegjësit ma të lartë shtetërorë si ishte Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ministri i MMPH dhe Kryetar i Komunës së Prishtinës.
Në atë shkrim nga ana ime janë sugjeruar edhe lokacionet e mundshme për një kompleks të tillë ekskluziv, për nevojat e organeve shtetërore të Kosovës. Ai do të duhej të ishte i definuar me eskluzivitet politik të cilin duhemi ta respektojmë për interesa ma të larta.
Lokacione të tilla kishte në Kosovë afër Kryeqendrës–Prishtinës,kanë ekzistuar ma parë,sugjerova të shfletoheshin dokumentet e Planifikimi Hapësinor ekzistuese.
Propozimi im në atë kohë ishte “Blinaja”me 28 liqene artificiale. Njoftimi se në projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e kësaj qendre në rezervatin e gjuetisë “Blinaja” të Lipjanit, pa mas më gëzoi.
Politikanëve të cilëve ju është dedikuar ky lloj objekti,ju duhet të kanë një qetësi relative pas punëve të ndryshme në veprimtarit e tyre, për të cilat kanë marr mandatin e votuesve në shtetin e tyre,ju duhet një qetësi shpirtërore,e ky lokacion e ofronte këto mundësi.
Është ku lajmi ma i mirë që e kamë përjetuar me emocione të larta,dhe si veprim shumë i qëlluar i Qeverisë duhet pa rezervë përkrahur. Uroi që ky projekt të realizohet edhe se ndarja e mjeteve në buxhet,nga e kaluara e afërt, nuk është garanci e sigurt për fillimin e realizimit të projektit.
Me disa fjalë ti kthehemi Gëmisë,atë duhet trajtuar si një pasuri me vlera të larta dhe të çmueshme mjedisore dhe mos me lejuar ma ndërhyrje të politikës si në rastin e Qendrës protokollare.
Përse u tentua të shkatërrohet një kompleks rekreativ për banorët e kryeqytetit e më gjerë, ku të gjithë do të ishin humbës si banorët e kryeqytetit ashtu edhe zyrtarët e lart shtetëror, pos interesave të mjera personale qe shumë lehtë munden me u konstatuat nga ana e ekspertëve të mirëfilltë.
Banorët e kryeqytetit dhe të tjerët Germinë e kanë të vetmin vend për rekreacion, shkarkime nga frustrimet shpirtërore dhe mekanike, nga përditshmëria monotone nga anarkia urbane e imponuar nga lëvizja e pa kontrolluar e popullsisë si dhe nga lejimi i ndërtimeve pa leje pos luftës,posaçërisht në ditët e vikendit.
Ajo duhet të jetë një pasuri e të gjithë neve e jo një privilegj e grupeve të caktuara politike.
Një dilemë mbetet çka me bërë me objektin e pa përfunduar të Qendrës protokollare ku janë shpenzuar disa miliona euro,varianti ma i mirë do të ishte rrenim i tij dhe kthimi i natyrës së virgjër të mëparshme.
Në rastin ma të keq duhet të bëhet ri-projektimi dhe adaptimi i kompleksit me eskluzivitet për Muze Qendror të Natyrës.
Duhet pasur kujdes të madh të mos lejohen veprimtari komerciale, në tërësi sipas dokumenteve Hapësinore ekzistuese dhe atyre që janë në proces implementimi dhe aprovimi.
Thellë besoi se ka ardhur koha që së pari të respektohen ligjet e natyrës, konventat ndërkombëtare mjedisore si dhe ligjet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës,pasi si shtet i ri kemi fuqi dhe potenciale njerëzore me vepruar pozitivisht,ai është obligim parësor dhe kërkohet nga organet ma të larta shtetërore.
/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/