23 Dhjetor 2024

Gara vazhdon

Heq dorë nga dituria, dhe nuk do të dish për vuajtje! (Lao-Tse)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Të premtën e kaluar, siç raportuan mediet në Britaninë e Madhe, Ministri britanik i Energjetikës, Chris Huhne, ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi që ai, ka mësuar, se së shpejti, do të dali para drejtësisë londineze, meqë sipas këtyre mediave, ishte përpjekur ta fshihte, nje tejkalim të shpejtësisë, me veturën e tij, ngjarje që kishte ndodhur, në vitin 2oo3.

Gjithnjë sipas këtyre medieve, ky ministër me reputacion dhe figurë e fuqishme në partinë Liberaldemokrate në kooalicionin qeveritar, ka deklaruar se është i pafajshëm, por me qëllim të vetëm,që të evitoj çfardo interference, me funksionet që ka, ai ka dhenë dorëheqje nga ky post.

Në rrethanat dhe kushtet në të cilat po jetojmë dhe veprojmë ne në Kosovë, ky veprim dhe kjo sjellje e këtij ministri britanik, për shumkend është befasues, kurse për pjesën dërmuese të liderëve dhe pushtetarëve tanë, pse jo, ndoshta, edhe një budallallëk, i llojit të vet!

Hiq më largë, vetëm një ditë para publikimit të kësaj informate, në njërin nga shtetet më të fuqishme ,jo vetëm në aspektin ekonomik të Europës, jemi dëshmitarë kur në Kosovën tonë të mjerë, dhe më të varfër në këtë kontinentë, për mbi dy orë, jo në ndonjë aheng siç ndodh gjatë vikendeve dhe festave të ndryshme, anë e kend këtij vendi, dhe ate, jo vetëm shtetërore, por edhe ato private, dhe jo larg opinionit të gjërë, gati gjitha veturat zyrtare të markave më të shtrejta, me të cilat voziten Zëvëndëskryeministra e Zëvëndëskryeministresha, pastaj Ministra e Zyrtarë tjerë të lartë, por dhe ajo e Kryeparlamentarit dhe Nënkryetarve të Parlamentin, qëndruan të ndezura në parkingun e Parlamentit, me te vetmin qëllim, që kur të zgjedhurit e Thacit,përkatësisht të popullit, kur të dalin nga objekti i legjislativit, të akomodohen butë e nxehte, në këto vetura, me të vetmin aryetim që të mos ftohen, deri sa të shkojnë në ndonjërin nga restoranet e preferura luksoze, apo në shtëpitë e tyre!

Skenë tjetër domethënëse, ishte edhe ajo, kur po atë ditë, dhe në atë kohë, ambasadori britanik Ian Cliff i cili ishte pjesë e vëzhgimit të punës së Parlamentit, posa doli në hollin e kuvendit, pa përcjellje nga askush nga stafi i tij i afert, i veshur më keq se shumica e stafit adminsitrativ të këtij institucioni,me pantollona si të “katërfertalshëve”,pa ndonjë “qallum”, nxorri telefonin, dhe ftoi stafin e tij, që ti vijë vetura, për ta marrë nga ambasada, dhe nuk hezitoi, që nëpër të ftohtë e me borë, të dali e të presë, për pak kohë edhe në oborr të Parlamentit, duke shikuar qiellin e borën që binte.

Vetëm disa ditë më parë,pas këtij rasti, me veturat”e nxehta” të zyrtarëve të lartë,në oborrin e Parlamentit, e që, pa pardon, janë cikrrima, krahasuar edhe me deformime e keqëpërdorime tjera edhe më të mëdha ,ishte edhe një informatë tjetër, e publikuar, ku publikohen të dhëna, se si, në njërin nga Agjensionet që menagjohen nga Qeveria , përkatësisht në KPMM, (Komisioni i pavarur për minera dhe minerale),vetëm për servisim të tri veturave të blera, nga e njeta kompani për shitjen e vetuarve ”Hundai Auto”, për një vit janë paguar 72 mijë euro në emër të servisimit të atyre automjeteve, të cilat janë blerë vetëm 1 mijë euro më shtrejtë se servisimi, (pra 73 mijë euro), edhe pse me rastin e blerjes,ky servis ,ka pasur obligim për mirëmbajtje të tyre.

Kur jemi te servisimi i automjetev me të cilat vozisin jo vetëm vehten por edhe familjet…,nuk e ka lënë keq edhe Ministri i cili në shikim të parë të duket “melaqe”, dhe duhet të jete shembull, sa i përket menagjimit të parasë publike. Edhe, Ministri i financave, Bedri “Mercedesi”, sic është quajt, për servisim të dy vetyrave të kësaj ministrie, gjithashtu ka dhënë mbi 5o mijë euro për një kompani  nga e cila janë blerë veturat, nga ish kolegu i tij,meraklia i parasë, Ahmet Shala.

Kur, me njërin nga ministrat e Qeverisë Thaci, para disa ditësh, bisedova për këto fenomene, që po tregojnë për (mos) nikoqirllëkun e kësaj Qeverie ,dhe planin zhvillimor që po premton, gjithnjë kjo Qeveri,edhe me këtë fillim viti, ai paksa, duke qeshur më fuqizoi edhe më shumë këto fenmene,kur tha se një Zëvëndësministër i tij, për cdo vikend, shkon në një shtet jashtë Kosovës, dhe kuptohet, ditën e hënë,përkatësisht, ditët në vijim të javës,dorëzon faturat te Sekretari Permanent i Ministrisë, për ti paguar këtij zëvëndësministri shpenzimet, në emër të udhëtimit zyrtar!

Këto raste që janë cekur në këtë shkrim janë minore nëse krahasohen me tendere e keqëpërdorime tjera milionshe, gati në të gjitha fushat e minsitritë,për cka po dëshmohen edhe nga auditimet,por në radhë të parë, mosveprimi dhe ndërhyrjet politike, janë fajtorë dhe shkaktarë kryesor të kësaj gjendje,që nuk ka të ndalur, e që ka vetëm një emër: PAPERGJEGJESI dhe JAVASHLLEK INSTITUCIONAL!

Fundja fundës, këso situata, fatkeqësisht, sjellin dhe prodhojnë, vetëm dëme, ,iritim,provokim …që herë herë, rezultojnë me anarki e rebelizëm, që nuk i dihet fundi.

Rasti dhe veprimi i ministrit britanik Huhne,por edhe shumë zyrtarëve tjerë nga bota ku funksionojnë ligjet dhe normat demokratike,ku askush nuk është mbi ligjin,janë shembuj, që bile ndonjëherë, duhet ti kopjoj dhe zbatoj edhe Qeveria Thaci dhe institucionet tjera kosovare,por si duket Kosova është ba një arenë perfekte, ku po bahet gara, se kush po merr më së shumti,kush po rren më së shumti,kush kujt po ja fut…,kush po e falimenton më shumë ketë shtet!

Ska dilemë,sikur të veprohej në Kosovë, sikur në rastin e Ministrit britanik, mbi gjysma e kabinetit qeveritar Thaqi, afër gjysma e deputetëve,por edhe e shumë zyrtarëve tjerë të lartë, do të duhej, jo të ballafaqoheshin me dorëheqje, por me “flladin…”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)