Gabove Baca Adem me të madhin Enver Hoxha
Shkruar nga Erald Selca
I dashur Baca Adem Demaçi,i dashur kolos i kombit shqiptar i dashur Baca Adem ti je jo vetëm një ikonë kombëtare por edhe botërore si simbol rezistence dhe frymëzimi antiserb,anti Tito anti Rankoviç ti ishe udhërrëfyesi ynë pas të pavdekshmit Enver Hoxha ishe motiv për breza të terë atdhetarësh në trojet shqiptare nën pushtimin ish jugosllavë .
Baca Adem unë të kam dashur dhe dua ty si sytë e ballit unë mburrem me ty veprën tende epokale ,por baca Adem ti re në burg i frymëzuar nga lavdia e luftës antinazifashiste ti admiroje Enverin Shqipërinë dhe në kazamatet serbe ku përjetove torturat më ç,njerëzore serbofashiste ti i dole zot Shqipërisë dhe Enverit dhe bëre mirë sepse Komandanti legjendar Gjeneral Kolonel Enver Hoxha është figura më e ndritshme e Kombit shqiptar dhe burrështetas i përmasave botërore .
Baca Adem u korite me Enverin ,me Enverin tonë ajrin tonë ADN-tonë kombëtare kur the Enveri në 1946 na turpëroi në Beograd e Edi tash na zbardhi fytyrën sepse ti e dinë të vërtetën bac ,Enveri mu në mes të Beogradit kërkoi trojet shqiptare ti rikthehen Shqipërisë i tha në sy kriminelit Tito Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe trojet tjera etnike nën pushtimin jugosllavë dhe grekë .
Por Baca Adem ishin Titistet dhe tradhtaret shqipefoles që ty të kalben burgjeve bac që deshën Jugosllavinë ,kujtojmë Kuvendin e Prizrenit 1945-1948 për informim Prizreni atëbotë ishte si qënder politike-administrative .
Bac sulmet ndaj Enverit janë sulme ndaj veprimtarisë tënde ,ndaj Jusufit ,Kadriut Rexhep Males Nuhi Berishës Afrimit dhe Fahriut e mijëra heronjëve të rënë e të gjallë
Baca Adem ti e din se Enveri është baba i kombit shqiptar themeluesi ruajtësi frymëzuesi katalizatori gardiani i kombit shqiptar ,ti baca jonë i madh e din që Enveri kurrë nuk nënshkroi karten e Helsinkit ,Enveri na ka nderuar kurdoherë bac me punën dhe veprën e tij monumentale ai nuk ju përkul kurrë asnjë shteti në botë as Jugosllavisë armike e as Greqisë po me 1949 në luftimet 5 ditore me grekët ne lamë të vrarë bac qindra grekë .
Shqipëria Enveriane ishte kala e pamposhtur për armiqët e brendshëm dhe të jashtem si dhe për mbeturinat zogiste legaliste dhe aventurierit Mithat Frashëri etj .Enver Komandanti ishte fitimtar i Luftës së dytë botërore themelues i shtetit modern shqiptar ,bac me armët e Enverit na dolëm maleve me emrin e tij në shpirt në zemër dëbuam Millosheviçin dhe Serbinë me kuadrot e tij bemë luftën dhe me ndihmen epashoqe të qeverive socialiste .
Tri luftra Çlirimtare i bemë me respektin për Enverin bac për ty ,Enveri ishte kudo në SHP UÇK-së dhe Zona tjera operative Enveri ishte te Thaçi ,Ramushi ,Kadriu Rexhepi Ali Ahmeti ,po tash janë berë edhe politikana kinse djathtista dhe shtyhen kush është ma anti -Enveristë .Enveri ishte në kënge në male me ne në pushkët tona kur emri tij përmendej ne rrënqetheshim nga emocionet dhe besa na kanë tradhtuar edhe lotët për atë kolos për ajrin e shqiptarizmes .
Bac ty nuk do doja kurrë të të kritikoja vogëlsia ime se gafet janë normale bac ke mbështetur dhe sha Rugovën,Berishen Nanon në rregull varesisht si e ke analizuar situatën po të rreshtohesh si anti-Enverist nuk të bën nder se kur je liruar nga burgu për revisten DANAS ke thenë Enver Hoxha mbetet njëshi i Kombit .
Bac reflekto dhe kërko ndjesë publike ,na jemi dhe miq vjetër të kam mbrojtur e do të mbroj gjithë jetën nga Titistet Rugovistat ,Mark Krasniqi Bota Sot ,Bota Press shtypi i Saliut dhe Lulit por të lutem shqiptarisht vëllazerisht vogelsia ime mos hy në valle të Titistave dhe UDBASHAVE xhelatave tuaj dhe tonët sepse po të mos ishte Enver Hoxha Shqipëria as në hartë nuk do ishte e ne do ishim si çergashët ti e din këtë baca im i shtrenjë .