Fyerjet ndaj Citakut, Lames dhe femres në terësi nuk përkojn me islamin
Shkruar Erald Selca
Ditëve të fundit një video e një imami prizrenas Irfan Salihut, është berë mollë sherri dhe debati nga nivelet më te larta akademike, politike e deri te qytetarët e thjeshtë.
Kam shkruar edhe në te kaluarën se segmente të caktuara fetare në Shqipëri dhe Kosove, Fyrom etj për llogarira dhe interese vendeve islamike dhe krishtera, kanë ardhur të ne me kinse misione humanitare, ojq të ndryshme të cilet duke e shfrytezuar varfërin tonë ekstreme, jostabilitetin politiko-ekonomik, kanë depërtuar kudo, shumë të ashtuquajtur imam jashtë kontrollit Bik-ut, dhe Ipeshkvisë Katolike të Kosoves kanë hapur zyre të reja, kurse fetare, kanë improvizuar xhami pa minare për falje, kanë detyruar ose me lekë veshjen e ferexheve dhe perqeve, kanë fyerë personalitete kombëtare nepër xhamitë jashtë kontrollit Bik-ut nderuar.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike shqiptare fatëbardhesisht gjithmonë kanë vepruar në fryme pajtuse, ndërvllazerore dhe prioritet e kanë pasur çeshtjën kombëtare, duhet kujtuar me respekt shumë imam dëshmorë ose luftëtar dalluar, aktivista si Rexhep Boja, Naim Tërnava dhe i ndjeri Imzot Mark Sopi me shumë priftërinjë anëkend Kosoves Gllogjan i Pejës, Klinë si Don Këlmendi dhe Don Frana dhanë për popullin cdo gjë ndihma, ilaqe mjete financiare, shëruan të plagosurit pra si shqiptar të vertetë i qëndruan pranë popullit pa berë përqarje fetare, përqarje këto që disa vite po mundohen ti shkaktojnë disa imam porositur injoranta ose pastor e prifterinjë tipit Dëshmitaret e Jehovait.
I madhi Enver Hoxha për shkak rolit destruktiv, antikombëtar të prijeseve fetar të kohes e ndaloi fenë, për ta ruajtur qënien shqiptare.
Bik-u dhe Kisha Katolike prioritet duhet ta kenë edukimin e besimtarëve te tyre në frymen shqiptare, mandej fetare që të sillen butë, në paqe e mirësi me njeri tjetrin dhe jo me gjuhe urrejtje e poshtëruse, këto bashkesi fetare duhet edukojnë mirë predikuesit e tyre, në te kundërten te tillët mund provokojnë tensione më te mëdha me pasoja për shoqerin tonë.
Po ashtu shërbimet tona sekrete, policia duhet vezhgojnë hoxhallaret dhe ata pastor, prifterinjë që terë ditën helmatosin rininë me fletushka shesheve qyteteve dhe fshatrave tona, të tillët duhet burgosur dhe dëbuar nga vendi ynë, mjekraxhinjë, kryqaxhinjë duhet ta respektojnë laicitetin tonë.
Islami është fe e paqes, jo dhunes andaj duhet ruajtur fryma tradicionale e ushtrimit fetar.
Janë të papranushme fyerjet ndaj gazetares njohur deputetes VV Alma Lames, ministres Integrimeve Europiane Vlora Citakut ose femrës në terësi nga imam nderuar si Shefqet Krasniqi ose forume rinore islame.
Gjuha e përdorur nga Irfan Salihu është, gjuhë rrugesh dhe bordelesh e jo e një vendi fetar si xhamia, askush nuk ka të drejtë të shajë nënat dhe motrat tona, femren si shtyllë familjes dhe kombit.
Si cdo shoqëri edhe në ketë shqiptare ka vend për kritika, ka imoralitet, krim, varferi, prostitucion, narkomani etj, gjëra jo te mira, por asesi një mësues fetar ose besimtaret nuk duhet sharë femrat tona.
Në tempuj fetar përveq edukimit fetar, duhet edukohet brezi i ri ose ,xhemati.edhe me dashurinë për femren, atdheun, për historinë kombëtare, për paqen, mjedisin e paster e jo të proklamohet urrejtja ndërshqiptare dhe ndërfetare.
Të sulmohen femrat e suksesshme shqiptare është turp, uroj si shqiptar të kemi sa me shumë Heroina si Ganimete Tërbeshi, Xheve Lladrovci, Marije Shllaku, shkrimtare e politikane zonja si Helena Kadare, Arta Dade, artiste si Inva Mula, Elihada Dani, Eliza Hoxha, sportiste si Majlinda Këlmendi e Arbnora Robelli futbolliste.
Të fyhet nëna e motra shqiptare, të fyhen me gjuhë banditeske nënat që linden heronjë, është më tepër se krim, imam të këtillë duhet suspenduar dhe të detyrohen pasi vetë nuk kanë kurajo qytetare të kërkojnë falje publike.
Bashibuzukë të tillë nuk mund të nxisin urrejtje mes nesh, populli ynë duhet vetedijesohet dhe mos manipulohet nga qarqe destruktive, urojmë të kemi paqe dhe begati dhe prosperitet kudo ku ka shqiptar .