Fushata për shtetin social
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Kosova ska alternativ politike për momentin, me dëgjuar përralla për një shtet social pa asnjë fond është qesharake për qytetarin, merreni me mend për te themeluar një fond si ai pensional qytetari duhet te kontribuoj 15 vjet, paramendoni sa fonde tjera duhet te themelohen për kompensim material juridik për personat qe presin me gjate se 3 vjet pa pune, për shtesat e fëmijëve dhe mirëqenie familjare etj, edhe atë normal qe parat merren nga taksa paguesit për themelimin e fondeve kjo është hajgare?
Për të ardhë keq, Kosovës i duhet një shekull i terë investimesh ne planin social për të arrit mirëqenie sociale, dhe për të shijuar shtetin platonik ideal nga aspekti social, s ne jemi larg shumë ,kjo dihet.
Ne kemi nevojë për një zhvillim aq të madh ekonomik sa që bruto produkti i ynë te jetë i krahasueshme sot me Suedinë, Norvegjinë dhe Finlandën, shtete të cilat zhvillimit te tyre ekonomik dhe social i kanë paraprirë shekuj të tërë, në radhë të parë në zhvillimin ekonomik të këtyre shteteve, tek pas një zhvillimi të gjatë të shtetit kapitalist në këto shtete të sotme sociale është ndërtua balancë në mes zhvillimit ekonomik dhe atij social, e në Kosovë pa kurrfarë zhvillimi ekonomik po dëshirojmë me bërë balancë socio-ekonomik është absurd!
Për të ardhë keq kur dëgjojmë njerëz të një parti politike VV dhe disa njerëzve të tyre që flasin për shtetin social, as nuk dihet çfarë zanati kanë çudi a?
Kur përmendin gjera të tilla pa ditë se shteti social është më i shtrenjti në botën kapitaliste, Kosova me zhvillim të dobët ekonomik, rritje jashtëzakonisht të vogël ekonomik, pa asnjë premisë të zhvillimit kapitalist e lere me te një shteti social të balancuar, mos pyet?
Shteti social kërkon së paku 15 fonde bazike, kjo do të thotë se duhet punuar aq shumë për të ndërtuar një shtet social minimum rreth një shekull, realisht gjynah njeriu me u marr me këto parti aktuale që janë në Kosovë.
Shteti i ynë ka nevojë për një zhvillim të hatashëm kapitalist për të ndërtuar pastaj një shtet të fuqishëm social të pranueshëm dhe të njerëzishëm, për të ardhë keq për të folur për shtetin social, Kosova së pari duhet të investojë fuqishëm ne ekonomin e saj, për të sjellë investitor nga jashtë pa ndal,për të zhvilluar resurset ekonomike të saj.
Privatizimi i matur i resurseve natyrore, pastaj i PTK. Koncepti i ndërmarrjeve publike është koncept i dështuar kjo është vërejt në të gjitha shtetet pos-socialiste në truallin evropian, të gjitha duhet privatizuar sepse menaxhementi publik ka dështuar moti, nuk jam ithtar të diskutojë aspak për temën e ndërmarrjeve publike shikoni PTK te ne si është bërë me dajë, kunata, partiak, shkoni QKUK si është, ndërmarrjet publike janë burim i korrupsionit dhe nepotizmit, kjo është dështim total.
Tregomëni qysh me ndërtuar një shtet me ndërmarrje publike për të ruajt shtetin nga kapitalizmi?
Dhe për të sjellë konceptin social, shikoni sot Bullgarin ku është, Rumaninë apo fqinjët tanë, nuk duhet hupur kohë në këtë teme për shtetin social për momentin, sepse kjo do të thotë rëndim i xhepit të njeriut te varfër të Kosovës, të gjitha fondet që duhet ndërtuar vetëm ato bazike rëndojnë xhepin e qytetarit dhe stagnojnë zhvillimin ekonomik.
Për atë që jam pajtuar deri tash është vetëm krijimi i fondit për sigurime shëndetësore dhe atij pensional dhe normal do të ishte shumë mirë me filluar ndërtimi i fondit për shtesa të fëmijëve apo mbrojtje sociale të fëmijëve, këto gjera tjera nuk ka gjasa për të diskutuar fare.
Sepse janë të pa mundshme, kërkojnë shumë investime dhe shumë vite për të ndërtuar një shtet social human, unë pajtohem që një shtet i cili nuk ka tre fonde që i përmenda më lartë nuk është as human, tjerat mund te presin. Për të ardhë keq e për të debatuar në këtë temë e sidomos me disa njerëz që as nuk din çfarë është social-demokracia.
Nuk ka demokraci sociale me një varfëri kaq të madhe që është rezultat total i mos zhvillimit ekonomik,ku mbi 75% të ndërmarrjeve në sektorin privatë janë të zhytur në kredi afatgjate.
Kosova ka nevojë për një shtet të tipit kapitalist liberal, kjo duhet te jetë formula aktuale e angazhimit.
Për të ardhë gjynah kush e përbënë skenën politike të shtetit tonë të gjithë njerëz mbi 90% kurrë as dugaj skanë pas, por janë pasuruar përmes kontrollit të parës publike dhe ende dëshirojnë të përftojnë nga tragjedia e njerëzve sidomos të rreth 70% të të rinjve që skanë ndonjë perspektivë të vetin, ku shteti nuk ka kohë të merret me ta fare.