Fushata edhe parafushata zgjedhore
Shkruar nga Blerim Burjani
Është interesant të përmenden praktikat e deritashme të para-fushatës zgjedhore, subjektet politike janë ta prirë që gjithmonë të bëjnë fushata para afatit zyrtar ligjor të fushatës.
Kjo bëhet me qëllim ndonjë herë nga frika se janë duke humbur hapin në drejtim të asaj se kush po del i pari, e nganjëherë për shkak të asaj për të treguar ambiciet në zgjedhjet që vijnë, e që shpesh në para-fushat bëhet përpjekje që të definohen çështjet e caktuara në mungesë edhe dijes nga subjektet politike ndodh që të merren me para-fushat para kohës zyrtare ligjore, me qëllim të daljes në televizione, duke përuruar rrugë, prerje të shiritave apo edhe konferenca të ndryshme me tematika të politikave zhvillimore. Ky nivel i fushatave është mjaftë i zbehtë .
Kandidatët në mungesë të njohurive nga politikat zhvillimore flasin vetëm për shërbimet komunale
Shumica e kandidatëve për kryetar flasin për rrugë, infrastrukturë komunale, ambient , planin zhvillimor komunal, zbatimi i deritashëm i programeve politike tjera.
Këto njerëz harrojnë se subjektet politike nuk merren veç me rrugë , kanalizim por edhe me kompetenca tjera. Fokusimi i këtyre kandidatëve është në mungesë të njohurive për pushtetin lokal.
Shpeshherë ka ndodhë që të njëjtat subjekte politike si para fushatës si në fushat që përcakton ligji për zgjedhje, flasin për tema administrative pra kryesisht për shërbimet komunale por më pak a hiq nuk flasin për politikat zhvillimore se ka duhet të shkojë zhvillimi ekonomik, shih: ligjin për vetëqeverisje lokale nenin 17, ku flitet për zhvillimin ekonomik lokal që është kompetencë vetanake e komunës.
Krejt kandidatët flasin vetëm për shërbime por shumë pak për zhvillimin ekonomik të komunës , favorizimin e bizneseve prodhuese në nivel lokal , përcaktimi i ambientit të tatimeve komunale , pastaj lehtësimin e regjistrimit të bizneseve si kompetencë e deleguar.
Fokusimi i kandidatëve në zhvillimin ekonomik
Fokusimi në planin ekonomik nga ana e partive politike do të ishte më së miri të orientohet fushata , por duke u nis nga përbërja e kandidaturave të partive për kryetar të komunave shumica e këtyre njerëzve nuk kanë aftësi për të mu marr me ekonomin, çështjet sociale apo arsimore, andaj shumica e tyre fushatën do ta orientojnë në shërbime që ofron komuna për qytetarët, kjo do të thotë se do të kemi një fushat jo të denjur dhe jo pragmatike.
Shumica e kandidatëve tash më të analizuar prej janë kandidat që do të flasin për rrugët, ambientin ,transportin por assesi për tema më të nxehta siç është zhvillimi ekonomik i lokalitetit, kjo fatkeqësisht do të ndodhë, shumica e këtyre kandidatëve asnjëherë nuk kanë punuar në pushtetin lokal, përjashtimisht njerëzve që vijnë nga bota akademike që së paku në aspektin teorik dinë qysh funksionon komuna si njësi themelore e shtetit.
Kandidat të partive politike për kryetar në para-fushat ekspozojnë harta të komunës, kjo nuk është kurrfarë fushate më harta që duhet të vendosën ato mund të vendosën nga administrata e komunës kur të donë , kjo ska lidhje me fushatë.
Kandidatë në mungesë të diturisë për zhvillimin e pushtetit lokal orientohen në shërbime , në botën perëndimore kandidatët e tyre përcaktojnë vizionin se si do te duket komuna për katër vjet të ardhshëm te qeverisjes, kjo rrallë ndodhë tek ne .
Kandidat entuziast për tu marr me politik
Ka kandidat që janë më shumë entuziast me u marr politikën dhe me dal në TV, më i tregua familjes dhe rrethit shoqëror e me gjerë se është kandidat për kryetar , kjo temë duket banale me trajtua në këtë përmasë ,sepse ata nuk ofrojnë asgjë ,sepse nuk kanë kapacitete fare as ide zhvillimore.
Në fushatën e vitit 2009, kanë pas ide të importuara të marr nga googla ,siç ishte çështja e kamerave të sigurisë në qytete ,apo komunë e shumë ide tjera e që kishin probleme mjaft të mëdha për ti shpjeguar ato nga kandidatet , sepse nuk i kuptonin vet as terminologjinë teknike, apo disa kandidat dilnin nëpër fshatra të afërta për të shikuar kushtet për bujqësi dhe turizëm fatkeqësisht skishin ndonjë lidhje me këtë profesion ,as me bujqësi as me blegtori.
Disa kandidat kishin probleme me i shpjegua ndarjet e veprimtarive bujqësore, mendonin se krejt fshati është korrje e shirje apo blegtori e pemëtari.
Por natyrisht në mesin e kandidatëve ka edhe ekonomist dhe ekspert të kësaj fushe që kuptohet shumë më lehtë mund të bëjnë program politike, mbi 90% të kandidatëve për zgjedhje në fushat kanë hyrë pa kurrfarë programi partiak, pra ka hy vetëm me fol për pastrimin e rrugëve apo kanalizimin. ]]Shumë pak kishte pas debate për kadastra për problemet e legalizimit të pronave, problemet e administrimit të tokave të punueshme.
Partitë serioze në këto zgjedhje duhet te jen fokusuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe social dhe shëndetësor, këto duken prioritete të rëndësishme për komunat.
Duke pas parasysh nivelin e përgatitjes profesionale që janë kandidat vetëm për afërsisht 10 % kandidatëve eventualisht nuk plotësojnë kriteret për nevojat e qytetarëve, pjesa tjetër mbetet çështje e entuziastëve për tu marr me politikën.
Kandidatura të dështuara
Edhe në këto zgjedhje ka shumë entuziast që dështojnë të merren me politikën dhe me kandidaturën e din saktë se janë të humbur por kandidohen , kjo është e mirë për ata që fitojnë në zgjedhje sa për të pas kundër kandidat sa për sy e faqe, por jo se mund të fitojnë.
Ka edhe të tjerë që skanë punë dhe kandidohen për kryetar ose rrinë tërë ditën në parti e paraqiten kandidat për kryetar kjo është eksperience e Kosovës deri me tash. Pluralizmi është e drejtë elementare dhe demokratike për të garuar , njeherit është begatim i demokracisë përfaqësuese por në demokraci njeriu duhet me ia ditë hallin vetit.