Fundi i regjimit apo rifillimi i një izolimit të ri
Shkruar nga Islam Krasniqi
Kosovaret tash e 7 vite janë të vetmit qytetar në Evropën e re që smund të lëvizin lirshëm pa viza, dhe sot priten që ti vije fundi këtij regjimi.
Gjendja e rend ekonomike po i ve qytetarët e Republikës së Kosovës në një izolimit të ri.
Përmbushja e kritereve nga pala e Republikës së Kosovës u përshëndet dhe u prit mirë nga të gjithë dhe ky sukses i punës së qeverisë po na mundëson heqjen e regjimit të vizave për qytetaret e Vendit.
Regjimi do të ekzistoj përsëri për të gjithë ata qytetar të cilët janë të pa punë, të cilët nuk kanë të ardhura të majme, ku xhirollogaritë e tyre bankare janë të thata sepse do të kushtëzohet lëvizja e lirë.
Ata qytetar të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë në Evrope duhet ti plotësojnë disa kushte ku mbi 70% e qytetarëve të Kosovës do të kenë problem ti plotësojnë këto kushte, por e mira e saj është së po hiqet vija e zezë që Evropa e kishte mbuluar një pjesë të territorit të saj.
Tash qytetaret e republikës së Kosovës për të udhëtuar pa viza duhet të kenë mjete të mjaftueshme në xhirollogaritë e tyre ose duhet të ju dërgoj dikush një lloj vize, që i mbulon shpenzimet e qëndrimit të tij.