23 Dhjetor 2024

Fundi i Kapitalizmit dhe profesori grek!

Shkruar nga Driton Smakaj

Profesori grek Yannis Varoufakis, i cili ka dështuar në praktikë me menaxhimin e ekonomisë së vendit të tij, ka bërë një deklaratë kundër kapitalizmit para studentëve në Londër.

Yannis theksoi: “Kapitalizmi është vjetëruar dhe ngritja e korporatave gjigante të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do ta vrasin fare këtë sistem”

Realisht rreth fundit të kapitalizmit si sistem i ekonomisë neoliberale, kanë folur shumë ekonomistë të tjerë të njohur në botë shumë para Yannis.

Në fakt pothuajse të gjithë ekonomistët pajtohen që kapitalizmi neoliberal si i tillë nuk funksionon, ku tregu është rregullator i vetëm.

Pajtohemi që Shteti duhet të ketë rolin e vet në ekuilibrin e zhvillimit të gjithmbarshëm, ku kapitali i krijuar drejtohet në funksion të mirëqënies së përgjithshme shoqërore e jo vetëm në funksion të pronarëve të kapitalit dhe pronarëve të mjeteve të prodhimit.

Çka më bëri përshtypje, e që mendova të reagoj me pak rreshta në këtë temë, ishte, se shumë shqiptarë nga Shqipëria e quanin profesorin grek një gjeni të ekonomisë, vetëm pse në fakt ka dhënë një deklaratë të gabuar.

Sepse kapitalizmin si sistem nuk do e sjellin në fundin e tij korporatat dhe inteligjenca artificiale, por nëse ndonjëherë do i vie fundi, atëherë do të ndodh përshkak të mos arritjes së ndërtimit të një demokracie të shëndosh me klasë politike të pa korruptuar.

Ekonomitë e Shteteve të caktuara hynë në kriza, apo edhe dështojnë si pasojë e keqmenaxhimit me qëllim, duke devijuar fondet publike drejt realizimit të qëllimeve të klaneve të caktuara, në vend të orientimit në projekte strategjike zhvillimore të gjithmbarshme.

Ekonomisti i njohur botëror, fitues i çmimit nobel për ekonomi, Joseph E. Stiglitz nuk e sheh aspak si problem kapitalizmin, prodhimin dhe mbiprodhimin, teknologjinë apo inteligjencën artificiale. Joseph në fakt jep shpjegimet më të kapshme për të gjithë, ai problemin e pabarazisë shoqërore aktuale e sheh përmes kodit të tatimeve dhe konkurrencës së shëndosh.

Pra ndërhyrja e dorës së Shtetit për të ruajtur konkurrencën në treg. Mos lejimin e peshqëve të mëdhënjë që të blejnë (hanë) peshqit e vegjel në një anë, dhe ndryshimit të kodit të tatimeve në anën tjetër.

Qëllimi i ndrrimit të kodit të tatimeve nënkupton që të gjithë të kontribuojmë drejtë dhe fer në interesin e përgjithshëm. Miliardistët të paguajnë tatim proporcionalisht me posedimin e kapitalit.

Në Norvegji për shembull dënimet në shkeljen e kodeve të rrugëve gjatë udhëtimit me makinë, janë të bazuara nga të ardhurat e ngasësit të makinës. Një të pasuri, i është shqiptuar një dënim prej 200 mijë dollar, për tejkalim shpejtësie.

Pra çelësi i transformimit të kapitalizmit në një sistem të mirëqënies shoqërore janë ruajtja e bazës së kapitalit dhe prodhimit, por edhe ngritja e nivelit të politikave fiskale dhe mbrojtjes së konkurrencës në treg.

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë ajka e përmirësimit të mjeteve të prodhimit. Pronarët e teknologjisë e rrjedhimisht edhe të prodhimeve të shumta, nuk janë fare të interesuar në dështime shoqërore.

Ata e dijnë që vetëm rritja e standardit jetësor të masave shoqërore i shëndrron ato masa në konsumatorë të prodhimeve të prodhuara. Të varfërit nuk janë konsumatorë. Ndërsa çfarë kuptimi ka prodhimi i produkteve të shumta, nëse nuk ka blerës potencial.

Natyrisht kjo temë është shumë e gjërë dhe ka edhe plot mospajtime, por profesori grek nuk është as afër gjeniut në këtë pikë. Përkundrazi duket një teorik i frustruar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)