24 Dhjetor 2024

Fundi i Berishës është i sigurt, por duhet patur kujdes

Shkruar nga Faik Krasniqi

Një gjë duhet kuptuar qartë se kur sunduesi vjen nga një derë katundare të tipit të shpellave dhe jo nga një derë qytetare dhe fisnike aty me patjetër do marrin norma dhe cilësi jete veset më të ulëta, si bajraktarizmi, arroganca, servilizmi, shpifja, orientimi i thashethemnajave primitive, rendja pas përfitimit të momentit dhe lënia në harresë e normave dhe virtyteve që e çojnë një shoqëri përpara.

Partia Demokratike e sunduar prej më se dy dekadash nga një dorë e tillë si Berisha që nuk ka aftësinë të bëjë një gjë përsëmbari dhe me dinjitet por shumë e aftë në djallëzi dhe kjo po nga një dorë e vetme si Berisha jep të qartë tablonë se pas Berishës në mos u shoftë fare kjo parti fundja do të mbetet një parti pa shtyllë kurrizore dhe mosbesuese përjetësisht në terenin shqiptar.

A mund ta besojmë 100% rotacionin politik se Berishën pas 23 qershorit do ta shohim në opozitë.

Një gjë duhet kuptuar qartë se Berisha po e ndjen se është i rrezikuar tej mase por se nuk duhet harruar se ai ka forma dhe mënyra të pafundme në kokë se si të manovrojë dhe si t’i shpëtojë kësaj katrahure.

Po e quaj katrahurë sepse me mëkatet që ka në kurriz e ka të pamundur dorëzimin e pushtetit plus që partitë e tjera politike që po qëndrojnë asnjanëse janë rrezik eventual se e tradhtojnë rotacionin politik.

Që të jem i sinqertë nuk u besoj aspak fjalëve të forta nëpër tribuna. Për mua ato janë blofe elektorale dhe asgjë më shumë.

Për shumë këndin fluturon në eufori se Berisha ka marrë fund dhe për shumë të tjerë se nuk mund ta rrëzojnë.

Unë nuk jam as në eufori por as në atë se Berishën nuk mund ta rrëzojmë, pra i ndërmjetëm. Pse e them këtë sepse tek ne dhe jo vetëm tek ne por në çdo vend të globit që është në suazën e organizmave ndërkombëtar dhe sidomos në NATO- këtu fjalën e fundit dhe vendimtare e thotë faktori ndërkombëtar.

Faktori ndërkombëtar i jep mbështetje çdo subjekti apo lideri i cili ka mbështetjen masive në popull në radhë të parë dhe që dinë t’i përmbahet rregullave të lojës në radhë të dytë.

Berisha i ka humbur në sytë e tyre të dyja opsionet kështu që fundi i tij është i sigurt por do mbeten në varësi të situatës se si, e kam fjalën në mos me votë në formën e një revolucioni (në formën e revolucionit të proklamuar kohët e fundit nga Aleanca Kuq e Zi, ‘’7 Prilli pa Berishën’’).

Aleanca Kuq e Zi është për një qeveri teknike deri në zgjedhje, në mënyrë që Berisha mos të ketë mundësi t’i vjedh votat siç ka bërë në të kaluarën, dhe kjo kërkesë është mëse e drejtë, sepse me Berishën në pushtet është vështirë të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarde demokratike.

Këtë shqetësim e ka edhe bashkësia ndërkombëtare, ku vazhdimisht i kërkohet Berishës të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por duke e njohur dinakërinë e Berishës është vështirë t’i besohet premtimit të tij!

Berisha është i vetëdijshëm për të dyja këto mundësi sepse i ka provuar në kurriz por mbetet sërish në dorë të tij se cila rrugë mund të jetë më e favorshme për të, megjithëse në shumë raste atëherë kur tiranët janë dukur më të fuqishëm se kurrë dhe më agresorë, atëherë e kanë pasur fundin më të afërt dhe janë shkërmoqur si kështjellë prej rëre.


(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)