Ftesa e mejdanit te Haradinajt me Dr. Vjosa Osmanin shumë qesharake!
Shkruar nga Rrezart Kalaja
Zhurma qe u ngrit sot me tym e flakë me rastin e lidhjes se marrëveshjes ne mes vetes Vetëvendosje –me iniciativën “Guxo''.
Sot një muaj para zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, në konferencën e përbashkët për shtyp mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit u arrit dakordësimi që me fitoren e zgjedhjeve të 14 Shkurtit Kryeministër të jetë z. Kurti dhe Presidente znj. Osmani.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë ftesë publike Vjosa Osmanit për debat publik, pas zyrtarizmit të kandidaturës për presidente të zonjës Vjosa Osmanit.
Së pari është turp nga një njeri si Ramush Haradinaj ta krahasoj veten me një intelektuale dhe vizionare me plot një botë kulture e vlerave qe posedon Vjosa Osmani , tash me „ INICIATIVA „GUXO“, KOALICIONI I SHPRESËS !
Nga ky rast shfrytëzoj rastin qe ta përshëndesim ketë duel nëse i premton koha te madhërishmes Vjosa Osmanit qe ta plandos për tokë një njeri te muskujve me një diapazon shume te ceket te ngritjes ne kulturë dhe vetëdije!
Përmes këtij shkrimi ftojmë te gjithë shtetasit e Kosovës, të shfrytëzojnë të drejtën demokratike dhe t'i votojnë individët e pa korruptuar, atdhetarë, intelektualë dhe punëtorë, në mënyrë që ti kthehet dinjiteti qytetarit të Republikës së Kosovës, si dhe të krijohen kushtet pë zhvillim ekonomik dhe prosperitet sipas këtyre dy vizionarëve Vjosa –Kurti.