27 Dhjetor 2024

Fshehja e gjurmëve

Shkruar nga Faik Krasniqi
 
SHIK-u mund të jetë krijuar për t\'i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit, mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë, që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës, pa asnjë frikë. Madje, një pjesë e madhe e tyre janë shpërblyer me poste nëpër institucionet shtetërore.

Kurse ata që njëmend luftuan, u harruan, u nëpërkëmbën, u burgosën dhe u njollosën.

Askush nuk mund të besojë se Bllaca e çau terrin për zbardhjen e hijeve të zeza(pavarësisht se edhe ai i takon territ dhe hijeve të zeza).

Një gjë dihet se krimi i kryer mund të fshihet me vite të tera, por jo përgjithmonë.

Kur ai vetë pranon se është kriminel, është e pamundur që të mos ketë diçka të vërtetë.

Ndoshta skenaristët kryesorë që kanë përgatitur listën për likuidime të personave fizik do të mbeten edhe pas deklarateve të tij enigmë, por jo edhe rastet e vrasjeve sepse ato janë kryer.

Nazim Bllaca mund të ketë vrarë edhe spiunë që e pranon edhe vetë si psh; Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin, që publikisht janë ditur si njerëz të Shërbimit Informativ të Serbisë(UDB), dhe kjo gjë është normale sepse në çdo vend të botës spiunët e marrin atë që e meritojnë.

Por, vrasja e tyre është bërë për mos të zbuluar strukturën e spiunazhit dhe sistemimin e tyre në popullsi dhe në mes të luftëtarëve. Informatat të cilat do t\'i kishin dhënë këta spiunë, do të zbulonin bashkëpunëtorët të cilët gjatë luftës janë futur thellë në struktura të shtabeve të luftës për ta informuar armikun për çdo aksion.

Zbulimi i spiunëve të rekrutuar nga UDB-ja serbe, janë më të rrezikshëm se sa spiunët si Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi(që nuk më dhimbsen aspak  që janë vrarë), prej të cilëve do të ishte zbuluar në opinion se kush ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së.

Vrasja e tyre është bërë për t\'i fshehur gjurmët e ndonjërit me poste të larta(që padyshim një pjesë e madhe e atyre që sot mbajnë pozita të larta zyrtare dhe partiake, do të ishin në mesin e atyre që kanë punuar për këtë shërbim famëkeq).

Është koha e përshtatshme që të gjitha krimet e bëra pasluftës në Kosovë të zbulohen, dhe me këtë do të zbuloheshin edhe bashkëpunëtorët e UDB-së, që për opinionin nuk kanë qenë të njohur.

Nëse institucionet tona (e kam fjalën për qeverisjen e ardhshme dhe për njerëzit që mbajnë pozita dhe nuk janë të implikuar as në vrasje dhe as bashkëpunëtor të UDB-së), do t\'i kapin kriminelët dhe kupolën e krimeve të organizuara, atëherë e kemi një të ardhme drejt Bashkimit Evropian.

(Autori është publicist nga Prishtina)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)