22 Dhjetor 2024

Frika nga ndryshimi

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Nëse PDK-ja, për këto njëzetë vjet ka përftuar nga Monopoli mbi Çlirimin e Kosovës, madje edhe në raport me NATO-n dhe SHBA-t, atëherë me të njëjtin kuti duhet ta pranon edhe Monopolin për dështimin e paqës së përgjithshme në Kosovë.

Si asnjë parti tjetër PDK-ja është fajtore për gjendjen e tanishme dhe për politikat e saj të dështuara:

1. Për mbështetjen që ia ka dhënë Klanit nga Riinvesti për të bërë puç në LDK,

2. Për mos themelimin e Gjykatës së Kosovës për Krime të Luftës,

3. Për themelimin e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale të Kosovës,

4. PDK, ka përgjegjësi për mos ngritjen e Padive Penale në Gjykata Ndërkombëtare, për krimet e luftës që Serbia ia ka bërë në Kosovë.

5. Për Demarkacionin me Malin e Zi, në shkëmbim të Liberalizimit të  Vizave për Kosovën, që askund nuk duken në horizont.

6. Për të gjitha dështimet në aspektin ndërkombëtar, dhe për mos integrime Verio Atlantike, si dhe në Bashkimin Evropian, Interpol, UNESCO etj.

Mos adresimi i çështjeve thelbësore ishte paaftësi totale e lidershipit të PDK-së, mungesa e meritokracisë së brendshme dhe asaj intelektuale pa dyshim është model i kopjuar nga LDK-ja e Isa Mustafës.

PDK, përkatësisht struktura të nëntokës, ka merita të pakontestueshme për rehabilitimin e Komitës, Isa Mustafa, me sejmenët e tij, qoftë në strukturat udhëheqëse të LDK-së, e qoftë nëpër të gjitha institucionet me rëndësi jetike në Kosovë.

PDK-ja ka përgjegjësi për shkatërrimin ekonomik të Kosovës, dhe për përvetësimin e pasurisë publike.

Pastaj PDK-ja është e njohur për prodhimin e kuadrit analfabet që posedojnë titujt të lartë akademik, prandaj si Parti mbanë përgjegjësi për mosadresimin e problemeve në fushën, e shëndetit publik, sistemin arsimor, në strukturat e sigurisë dhe segmentet e drejtësisë.

Koketimi i PDK-së, me Isa Mustafën, i cili ka ardhur në pushtet me akuza të rënda kundër PDK-së dhe SHIK-ut, me akuza të rënda për vrasje me motive politike, e bëjnë PDK-në, Parti pa vizion dhe jolargëpamëse.

Akuzat, e rrepta e të shpeshta, kundër lidershipit të PDK-së, i kanë ardhur kryesisht nga Komita Isa Mustafa, i cili me sloganin kurrë me PDK-në, dhe kurrë më me SHIK-un, u rehabilitua në pushtet.

Madje, servilët e Isës, edhe nga ulësja e Parlamentit të Kosovës e kanë kërcënuar drejtpërdrejt Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, se pa i dërguar prapa grilave në Hagë, kurrë nuk do të largohej nga parlamenti.

Çka ndodhi pastaj: Hashim Thaçi e Kadri Veseli, edhe pas mesnatës terrorizuan deputetët e tyre, për t’i bërë akuzuesit, Ministra, ndërsa Klanin e Riinvestit, (edhe pse siç thuhet ua kanë përgatitur dosjet), i ndihmuna për ta bërë Qeverinë, edhe në kundërshtim me Kushtetutën:

Ky veprim është njëra nga papërgjegjësitë e nivelit të lartë partiak e shtetëror, prandaj elektorati i PDK-së, veçmas votuesi i saj, më 14 shkurt 2021, duhet ta ndëshkojë këtë filozofi, këtë strategji dhe këtë analfabetizëm politik.

Elektorati i PDK-së, bashkë me atë të LDK-së, e kanë rastin historik për t’i ndëshkuar vjedhësit dhe sajuesit e kësaj gjendje mizere në nivel të Kosovës. Të gjitha premtimet njëzetvjeçare të tyre, rezultuan se ishin mashtrim, për njëzetë vjet këto dy klane e kanë mashtruar Kosovën, qoftë për integrime Evropiane, qoftë për zhvillim, e qoftë për Vetting që nuk u realizua kurrë.

Tashmë në Listën Zgjedhore të PDK-së, janë sistemuar grupe rivale, që kanë qëllim për ta shkatërruar partinë dhe Kosovën.

Analogjia e rivaliteteve të brendshme, është e kopjuar nga modeli më i shëmtuar, platformë të cilën e kanë implimentuar kipcat e Isa Mustafës, që përmes kontrabandës klandestine janë sistemuar në Kryesinë e LDK-së, e pastaj bashk me PDK-në i kanë ndarë edhe Bordet udhëheqëse, tenderat dhe bashkërisht e kanë zgjeruar kurvëllakun dhe nepotizmin i cili e ka ngulfatur Kosovën.

Të gjithë e dimë, PDK-ja, ka vazhduar kumbarin me LDK-në. Kjo orgji e pashembullt, është parë lakuriq vitin e shkuar, qoftë kur e rrëzuan Qeverinë Kurti, e qoftë kur e krijuan Qeverinë Hoti, ku përveç shkeljeve kushtetuese, skandaloze ishte presioni i Kapove të PDK-së ndaj deputetëve të vet, për t’ia siguruar votat një Qeverie kuislinge, siç ishte Qeveria Hoti.

Elektorati i PDK-së, është i vetëdijshëm se kush ia nxiu lirinë Kosovës, padyshim dyshja PDK&LDK. Tani votuesi i PDK-së e ka kuptuar se ato dy personalitete nuk paskan qenë ata që shtireshin.

Me ta lidhen një mal akuzash, të bëra dhe të pabëra, të shpifura e trilluara, kurse ata paskan heshtur, aq më keq janë ngjitur në krye të shtetit, e nga aty paskan bashkëpunuar me sabotatorët e luftës, i kanë afruar kryesisht dështakët e demokracisë, madje edhe bijtë e strukturave të sistemit paraprak, qofshin në drejtësi, polici e diplomaci, dhe kjo bëhej sa për ta shpëtuar lëkurën e tyre.

Tashmë po shihet se shërbimi i tyre operativ, SHIK-u, paska pasur të angazhuar, zdralana e qurranë, të cilët, për ta shpëtuar lëkurën, bëjnë çmos, madje kanë fajësuar SHIK-un edhe për mungesë potence, por edhe për shterpësinë që iu paska ndodhur grave nga friga prej tyre.

E, friga është futur thellë në bark, prandaj pa u zbuluar viktimat dhe pa u gjykuar  vrasësit, nuk do të ketë qetësi, pasi fobia nuk heqet kollaj. Në këto rrethana çfarë mundet me i ofruar votuesit dhe Kosovës Enver Hoxhaj?!

Fatkeqësia më e madhe është kur nuk mëson nga pësimet

Pra, lidershipi i PDK-së nuk ka mësuar as nga Lufta e UÇK-së, por për fat të keq as nga tradita e Drencës heroike, dhe as nga epopetë e lavdishme që kanë ndodhur në këto anë. Shumë kush nga ne e dimë aktin heroik të Ahmet Delisë, i cili ka sakrifikuar jetën e vet për ta mbrojtur kojshinë, kur i kishin rënë komitat serbe në shtëpi.

Kështu Ahmet Delia, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, lartësoi nderin dhe heroizmin që vazhdimisht e ka bërë Drenica heroike.  

E, kur Komitat e Isa Musafës, ia mësynë LDK-së, fatkeqësisht PDK-ja u rreshtua me komitat, në dëmë të kojshisë.

Prandaj PDK-ja nuk i ka punët mirë, sepse vet Hashim Thaçi e Kadri Veseli, i ndihmuan këta Komita, për ta bërë qeverinë antikushtetuese, (i njohur ai skandali i pasmesnatës), vitin e kaluar.

Si kundërshpërblim Kapot e PDK-së, morën siç flitet dosjet disa tonësh kundër tyre, dhe kundër Kosovës.

Kjo analogji të shpie te paaftësia e një strukture politike e cila të gjitha proceset në kohën e paqës i ka kryer sa për konsum ditor, për konsum të brendshëm partik dhe sa për ta mashtruar edhe votuesin e vet. Të shpresojmë se kësaj radhe nuk kanë me u përsëritur gabimet e më hershme!

Kosova beson se votuesi i PDK-së, është i vetëdijshëm ma shumë se kurrë, pasi ne e dimë se PDK-ja e LDK-ja, e kanë mashtruar votuesin, duke abuzuar me votën e tij, qoftë për reforma të përgjithshme, e më shumë për integrime Euro Atlantike.

Në vend se kandidati për Kyeministër nga PDK-ja, Enver Shoshi, (mbiemri i tij), i shkolluar në Evropën Perëndimore, të mbante premtimin që e ka dhënë dikur, se “nëse Lirinë e Kosovës do ta sjell UÇK-ja, ai do të merrte azil... aty ku ai ka thënë?!”.

E pas kësaj qenka bërë strukturë e kësaj partie, do të thotë: Edhe PDK-në, po e zënë taksirati i LDK-së, veçmas kur tani po e kuptojmë se Enver Hoxhaj, si duket paska sakrifikuar, për ta marrë Kalanë e PDK-së nga brenda, ashtu siç ka vepruar edhe Isa Mustafa me LDK-në.

Derisa Isa Mustafa, e degjeneroi filozofinë politike dhe demokratike të LDK-së dhe të vet dr. Rugovës, si duket Enver Hoxhaj, ka rrezik se do t’a dërgon PDK-në në muze, sidomos me reformat e premtuara alla Isa Mustafa, se pastaj, vërtetë edhe ai do ta “shkap” PDK-në, nga suksesi dhe meritat për udhëheqjen e Luftës së UÇK-së.

D.m.th. se nuk paska qenë rastësi veprimi i KQZ, kur i certifikoi PDK, LDK, dhe Listën Serbe. Kaosi i mëpastajm është produkt i kësaj ideologjie shtetrrënuese, mentalitet ky që do ta penalizojë Albin Kurtin, vetëm pse ky e kundërshtonte formimin e Dhomave të Specializuara, pranë Gjykatës Speciale, si dhe për mosratifikimin e Demarkaciont me Malin e Zi. A nuk e pat ndëshkuarIsa Mustafa, eliten intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, pse këta në vitet e nëntëdhjeta ia shkatërruan Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë.

Për qytetarin e Kosovës, 14 shkurti 2021, është rast historik, për të votuar ndryshimin, por jo më PDK-në dhe LDK-në. Populli duhet t’iu thotë këtyre klaneve mjaftë më!

Akuzat e Enver Hoxhajt, kundër Albin Kurtit, nuk i ha më pazari, as premtimet e tij për reforma, e aq më pak për ndonjë Vetting, i cili do të duhej të niste brenda strukturave të PDK-së. Shih, tani edhe Enver Hoxhajt, ashtu sikurse Isa Mustafës, iu pask kujtuar “diaspora”, por të shpresojmë se kjo e fundit veç është përcaktuar për ndryshim.

Për fat të keq, përveç patetizmit, PDK-ja nuk mund të dal nga vetvetja, as me platforma patetike nuk mashtrohet votuesi.

Para se ti kritikonte të tjerët me akuza në nivel të paragjykimeve, do të ishte mirë që Enver Hoxhaj të distancohej nga politika dështuese e diskriminuese të cilën e kanë bërë strukturat udhëhqëse të PDK-së, prandaj në asnjë mënyrë nuk është dashur ta arnoj Listën Zgjedhore, me klandestinë të konsumuar ende pa ardhur në konsideratë.

Me analistë politik të tipit Adrian Kastrati dhe ish këshilltarit të Isa Mustafës, Faton Abdullahu nuk mashtrohet votuesi patriotik i PDK-së, pasi ashtu siç janë sjell në RTK dhe në mediume të tjera, nuk e meritojnë respektin e Partisë, më sa Driton Selmanaj i LDK-së.

Këta kameleon, sigurisht paskan qenë pjesë e Kolonës së Pestë, në mediumin publik të Kosovës, prandaj është dashur ta marrin me vete edhe Ramush Tahirin dhe Ridvan Berishën, për ta bërë katërshen fatëzezë në Listën Zgjedhore të PDK-së. Si ka mundësi me qenë i përshtatshëm edhe për t’linat e Isa Mustafës, por edhe për pizhamet e Enver Hoxhajt?!

Kjo elitë publike, kryesisht e pandërgjegjshme, e papërgjegjshme, pa kurrizore, servile deri në poshtrim, nuk është dashur të futej në Listën Zgjedhore të PDK-së.

Këtë kategori të xhambazëve mediatik, e kemi provuar te LDK-ja, ta zëmë: Driton Selmanaj, Bajram Gecaj, Arben Gashi, janë strukturuar nëpër pozitat dominuese, madje pa qenë strukturë e brendshme, për t’u bërë pastaj tellall i pikëpamjeve të Isa Mustafës. Sipas këtij modaliteti, kë do ta mbrojnë tellallët e së keqës në Listën Zgjedhore të PDK-së.

Në anën tjetër, nëse është kritikuar sektori i policisë për skandale të caktuar, dhe nëse ato përgjegjësi, paskan qenë në kompetencë të Rashit Çalajt, çfarë të mire Rashit Çalaj, do t’i sjell PDK-së në këto zgjdhje, veçmas pasi flitet se paska qenë dorë e zgjatur e Kadri Veselit, dhe të famshmes Organizatë, për të cilën shefi është pyetur edhe në Hagë.

Pa dyshim, skandaloze, mbetet mos përfshirja në Listën Zgjedhore, e Vlora Çtakut, e cila është rritur dhe emancipuar me vlerat pozitive të PDK-së, ndërsa në anën tjetër futja në listë e Evgjeni Thaçit, (mbesa e H.Th.), dhe e Ariana Shoshit, (nga mbiemri familjare e E.H.”, dëshmon se nepotizmi demokratik i PDK-së, i ka rrënjët e thella.

Prandaj, të gjitha premtimet e Enver Hoxhajt – Shoshit, dhe klanit të tij, se ata luftuakan për ta ç’kapur shtetin janë pallavra, në kohën kur në Listë Zgjedhore, i paskan futur: Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Mërgim Lushtaku, Rashit Çalaj, Faton Abdullahu, Ardian Kastrati, Asllan Bajrami, e bashkë me ata kandidatët, të cilët i kanë futur në Listë pa qenë strukturë e Partisë, dhe pa iu nënshtruar meritokracisë, zgjedhjes dhe avancimi të brendshëm, mbeten në nivelin e zgjebës, që kundërmon plagjiaturë e kopjuar nga “Klani Riinvest”, të cilët e kanë ngulfatur LDK-në.

Na mbetet të shpresojmë se një çorbë “turli-turli”, të cilën e kemi provuar në këto njëzetë vjet, nuk do ta pëlqejmë e as nuk do ta votojmë edhe sivjet. Kosova ka nevojë për ndryshim, e ndryshimi duhet të ndodh!

Sa më i madh, sa më i fuqishëm të jetë, shpresat për reforma dhe për shtet funksional janë më të mëdha, andaj elektorati patriotik në radhët e PDK-së, duhet kësaj radhe ta votojnë ndryshimin, të cilin nuk e bëjnë PDK-ja e as LDK-ja, por e bëjnë ata djem e vajza të cilëve po iu mohohet e drejta për t’u zgjedhur dhe për ta nxjerrë nga kriza Kosovën.

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duhet të dëshmojnë se Populli do të votoj për REFERENDUMIN DHE NDRYSHIMIN E MADH në qeverisjen e Kosovës. Amen!...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)