24 Dhjetor 2024

Forca AK, fitorja Kuq e Zi do të jetë patjetër

Shkruar nga Faik Krasniqi

Kush njollos figurën e Kreshnik Spahiut, vetëm ata që duan karrigen se s’bën se kanë ngel pa lekë. Edhe Ps ngeli pa lekë mori Ilirin me gjithë flori për t’u blerë të varfërve nga një thes me miell për fushatë në këmbim të sundimit të ri Ramo-Metist.

Rama ishte mirë deri ditën kur u bashkua me precedentin e 21 Janarit, që përkthehet si bashkim me gjysmën e qeverisë.

Rama nëse merr pushtet do të jetë një zë i shurdhët, nuk do të kemi hetime dhe padi ndaj Berishës(këtë ia kishte thënë edhe Kreshnikut që nuk do e ndjek penalisht Berishën), fëmijëve të tij dhe dhëndërit po ashtu as Berisha nuk do përmendë pallatin e Ramës sepse kultura e mos ndëshkimit dhe ura bashkuese dora vetë Meta i ka sheshuar akuzat, paçka janë të vërteta.

Personi me bllok diti të mbulojë veten nga menxyra e korrupsionit, por tani u bë dhe urë bashkimi mes korrupsionit të majtë dhe të djathtë si një kryetar mafie.

Prandaj Kreshnik Spahiu është me një vizion krejt të ri, përcakton mandat për çdo kryetar partie, kryetar bashkie, kryeministër, apo çdo lloj tjetër detyrë shtetërore. Sepse sulltanët e politikës ngelen kryeministra deri sa po vdesin nën kamerat e tv live( si Berishës që iu morën mendët dy herë drejtpërdrejt transmetim në tv)

Ak është forcë e vetme opozitare, dhe me vizion për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ps dhe PD janë pjella të PPSH-së së Ramiz Alisë.

Njëra ka bashkëpunuar me Janullatusin që shiti detin dhe me  Damir Fazlliçin, ndërsa tjetra me Papandreun dhe Boris Tadiçin.

Ndërsa partia greke qëndron gjithmonë andej nga mendon Athina që do të jetë fitorja.

Kjo parti e Dules por që është greke futet si infeksion gjithmonë vetëm për të korruptuar politikën.

Kjo parti me Dulen në krye është një seksere e Athinës që bën memoriale greke, shkolla greke, kisha, atje ku nuk ka asnjë grek dhe që lufton me çdo mjet për korruptimin e qeverisë dhe degëve të saj, me qëllim përgatitjen e terrenit të brendshëm për pavarësi të ‘’verio epirit’’.

Kjo lloj aleance ne nuk na duhet. Kjo parti duhet të ishte jashtë ligjit qysh kur u pa në mitingjet për ‘’verio epir’’.

Forca AK. Fitorja Kuq e Zi do të jetë pa tjetër. Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër!


(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)