Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrrnek për Fondin Nacional
Shkruar nga Faton Bislimi
Reformat që janë provuar të bëhen në sistemin tone të arsimit jo vec se kanë dështuar, por në disa raste edhe e kanë denigruar arsimin tone.
Neve na duhet të investojmë shumë më shumë në mësimdhënësit tone – jo vetëm në aspektin formal të certifikimit të tyre – por në zhvillimin e vazhdueshëm professional të tyre.
Mësimdhënësit tanë realisht kanë qenë shtylla më e fuqishme e rezistencës sonë paqësore para luftës.
Ata ishin guardian të shqiptarizmës. Sot më shumë se kurrë neve na duhet të investojmë tek mësimdhënësit tanë, gjithëherë duke nderuar dhe respektuar punën e atyre që me vetflijim na mësuan neve në kohët më të vështira.
Sistemi jonë arsimor duhet të edukojë gjeneratat e reja, e jo vetëm t’I certifikojë ata me diploma – qoftë të shkollës së mesme, fakultetit, magjistraturës, apo doktoraturës. Ne sot kemi një inflacion titujsh akademik, por deficit të madh të vlerës akademike.
Kosovës i duhet një reforme e avansimit të sistemit tone të arsimit sipas programit të “Center for American Progress” (Qendrës Amerikane për Progres), ku të paktën dy nga shtyllat kryesore të programit do duhej implementuar menjëherë: zhvillimi dhe avansimi i vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit, dhe ndërlidhja e programeve studimore me nevojat e tregut.
Këtu e shtojmë edhe Fondin Nacional të Ekselencës, sipas modelit të Gjilanit, nga i cili do përfitonin financiarisht, si stimulim, talentët tanë të rinjë në shkencë, kulturë, sport, etj.
Unë besoj se Kosova mund ta përmirësojë cilësinë e arsimit. Kosova mund të shkelqejë në PISA. Kosova mund dhe do të ketë arsim që edukon breza të tërë.
/Autori është kandidat i LDK’së nga Gjilani për deputet në Kuvendin e Republikës/