Fletëvotimet e pavlefshme
Shkruar nga Blerim Burjani
Zgjedhjet e 3 nëntorit rezultuan me shumë fletëvotime të dështuara, së pari të sqarojmë se kjo dukur nuk është për herë të parë që ndodhë, por KQZ edhe me herët ishte ballafaquar me një fenomen te tillë, por është për tu çuditur me këtë numër të madhe të fletëvotimeve të dështuara dhe te pavlefshme për procesin por duhet të rishikohen disa situate:
E para: numri kaq i madh i fletëvotimeve te pavlefshme mund te jetë si pasojë e dështimit të KQZ në informim publik, po edhe kjo nuk me bind sepse numri i zgjedhësve të rinj nuk është i madh sa qe me pas kaq shumë fletëvotime të pavlefshme, andaj pjesa dërmuese e qytetarëve e kanë kaluar testin e votimit edhe me herët ne vitin 2009, por kanë pas rastin këtë mësim se si votohet ta kalojnë edhe në vitin 2010, andaj pak mund të besojë në këtë temë, mund të pajtohem vetëm pjesërisht.
E dyta: një pjesë e elektoratit për shkak të problemeve brenda subjekteve kishte refuzuar të votoj , kjo mund te ketë ndodhë në këtë mënyrë, andaj kjo ka mundur te rezultojë me një numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme. Në praktikën e deritashme të KQZ kjo nuk ishte problem i theksuar , por ka mundur te ngjaj te ketë fletëvotime të pavlefshme si proces norma.
Për këto arsye nuk mund të ndodhë në asnjë variant rivotimi për shkak të këtyre fletëvotimeve të tilla të pavlefshme. Kjo nuk parashihet me ligj dhe nuk besoje se është dëmtuar procesi mbi 50 % , andaj ska asgjë prej kësaj teme, ato fletëvotime duhet tq trajtohen si të pavlefshme dhe duhet regjistruar si fletëvotime të dështuara.
Ekspertizë për fletëvotimet e pavlefshme
Në këto raste duhet të bëhet një hetim apo auditim i fletëvotimeve të të dështuara për të nxjerr një vlerësim për shkaqet që kanë sjellë deri të dështimi i votimit. Kjo mund të kryhet në QNR , e cila mund të bëjë verifikimin dhe auditimin e fletëvotimeve për të sjellë një opinion apo vlerësim të QNR.
Edhe me herët në vitin , 2007, 2009,2010 ka pas fletëvotime të pavlefshme por kuptohet jo në këtë masë sa tash raportohen, nuk mund te ketë ndodhur që numër i madh i fletëvotimeve të dështojnë.
Por se duhet marr gjithashtu vlerësime nga zyrtarët e KKZ dhe komisionarët për të kuptuar shkaqet e tilla , elektorati nuk është shkëlqyeshëm i edukuar për votime por jo edhe në këtë që ngjason sikur në vendet kur për herë të parë votohet në pluralizëm politik, kosovaret këtë test e kanë kryer që nga viti 2000 kur për herë të parë është votuar në zgjedhjet lokale.
Brenga më e madhe ishte në veri në shtetit të Kosovës për shkak të prishjes së procesit të votimit dhe demolimit të kutive të votimit nga huliganet dhe grupet e ndryshme të strukturave paralele serbe.
Megjithatë kishte vlerësime të ndryshme dhe emocione të përziera për ndodhi në veri, edhe kryeministrat e dy shteteve u deklaruan paraprakisht ende pa marr ndonjë hap KQZ rreth fletëvotimeve ne veri dhe prishjes së procesit zgjedhor, megjithatë ne kaluam testin demokracisë në bashkësinë ndërkombëtare edhe pse emocionet tek subjektet politike ishin mjaftë të përziera dikush kishte humbur më shumë e këto janë partitë e vogla përderisa partitë e mëdha megjithatë nuk kanë humbur madje LDK ishte rrit pak a shumë në këto zgjedhje, përderisa PDK kishte përsëritur deri diku rezultatin e njëjtë të vitit 2009.