Flamujt nuk ndriqojnë
Shkruar nga Valon Gërbeshi
Nuk janë flamujt kombëtar, e as flamujt shtetëror, nuk janë flamujt e ndonjë aleati shqiptar, e as të ndonjë shteti të cilit po ia festojmë ditëlindjen, e as flamujt e ndonjë subjektit politik që sapo ka hyrë në politik.
Por, janë flamujët e PDK-së, të cilët janë të vendosur në vend të dritave që mungojnë në shtyllat elektrike të vendosura në rrugën me 4 kursi Lidhja e Prizerenit, në qender të qytetit e cila ka kushtuar 1 milion e 300 mijë euro, spaku kështu po thojnë raportete financiare ( po e shkruj kështu me fjalë këtë shumë , jo pse nuk e njof mirë matematikën, por për faktin se vetëm të shkruash shifra e lëre më të shpenzosh kaq para për një rrugë pothuajse 2 kilometërshe, është shumë marramendëse).
Kuvendi Komunal dhe kryetari aktual në fillimin e këtij projekti kapital me mburrje pati premtuar se do të jetë ndër rrugët më funksionale dhe me standarde evropiane në komunën e Lipjanit, por edhe në tërë Kosovën, e cila do të përmbaj trotuare funksionale për të gjithë, do të përmbaj ndriqim, vende për parking e shumë çka tjeter, sa që në fillim si qytetar i Lipjanit, u pata gëzuar aq shumë sa që mendova se do të ketë edhe pistë aeroplanësh, pasiqë me avazin e kohës kryetari aktual e morri në menaxhim edhe gjysmën e aeroportit.
Por, ndoshta mirë ishte menduar ky projekt për dabëll marketingun e tij politik. Dabëll marketingun politik, sepse kryetari aktual dhe partia në pushtet, gjatë tërë kohës e përmend këtë projekt kapital të mbetur në gjysmë , pothuajse në çdo fushat elektorale.
Ndërsa, marketingu tjetër politik që po i bënë vetes kryetari në shkuarje, janë shtyllat elektrike, ku në vend të dritave për ndriqimin elektrik, z. Buja, e ka mbushur me flamujt dhe posterat e Partisë Demokratike të Kosovës, e me shirita reklamues në emrin e tij të varrurra në dalje të qytetit, në fund të kësaj rruge. Por, këtyre shtyllave elektrike nga dy anët e rrugës, iu gëzua edhe LDK-ja, e cila i shfrytëzoj në të njejtën mënyrë si Partia Demokratike e Kosovës (parti kjo që vetëm emri i ka mbetur Parti Demokrakike, së paku në Lipjan).
Kryetari në shkuarje, përveç këtij investimit kapital, mburret edhe për ngritjen e arsimit në shkolla, infrastrukturën rrugore në fshatrat e tjera, zhvillimin ekonomik , zhvillimin e turizmit, zonat e gjelbëruara e shumëçka tjetër.
Por, i ndëruari kryetar si qytetar i këtij vendi marrë guximin publik që të them se qyteti evropian nuk arrihet duke menaxhuar në këtë formë. Cilësia në arsim nuk arrihet vetëm duke ndërtuar shkolla (infrastruktura shkollore është vetëm njëri ndër parakushtet), por jo kushti kryesor dhe vendimtar. Jo shumë gjenerata para nesh janë shkolluar nëpër shtëpi shkolla, në kushte krejtësisht të pazakonshme, ata nuk kishin kompjuterë, e shumëçka tjetër, por ata sot janë udhëheqës të shoqërisë (ndoshta edhe ti je njëri nga ta, që ke vijuar shkollën në këtë mënyrë).
Ngritja e cilësisë në arsim arrihet përmes sistemit të përformancës në arsim, e jo përmes nepotizmit, duke lënë të papunë shumë punëtor të arsimit të cilët punuan për vite të tëra, atëherë kur askush sguxoj të kapte ditarin në dorë, vetëm e vetëm pse nuk i përkasin subjektit tuaj.
Infrastruktura rrugore, ishte dashur të përfundohet në mandatin e kaluar, sepse janë parakushtet elementare për jetesë të njeriut, por as ato ende nuk janë përfunduar siç duhet.
Zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia sociale nuk arrihet vetëm me 4 zona ekonomike dhe bizneset e vogla në komunën e Lipjanit, duke paguar taksën në vlerë prej 70 euro (të pakten kështu shpreheshin disa nga pronarët e bizneseve të vogla) . Për një zhvillim ekonomik të mirfilltë, do të duheshin së paku 12 fabrika në 8 lokacionet më të mëdha të Lipjanit, nga joshja e ivestitorëve të mdhenjë nga vendet e ndryshme të botës, e jo siç krenoheni tash me investimet private, në të cilat nuk punësojnë as 50 punëtorë.
Bujqësia, nuk duhët të neglizhohet e të lihet anash, apo të mbështeten vetëm bujqit që i njihni. Ata do të duhej që të promovohen dhe të subvencionohen, pa dallim vendi apo bindje politike, sepse gjuha ekonomike , nuk është gjuhë të cilën e di vetëm një subjekt politik, por e dinë të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.
Turizmi, në qytetin e Lipjanit, nuk është vetëm parku Blinaja. Turizëm është edhe Shpella e Mermerit në Gadime, e cila ka mbetur në mëshirën e fatit.
Infrastruktura rrugore, nuk është vetëm shtruarja e një rruge apo më duket më shumë se 380 kilometrave katror, siç thoni ju. Apo trotuaret siç i permendni ju (të cilat në rast nevoje, për shkak të lartësisë është vështirë të kalohen edhe më veturë, e lere më të jenë të përshtatëshme për ndonjë invalid me karrocë invalidore).
Zhvillimi kulturor dhe roli i të rinjëve në vendimarrje nuk bëhet vetëm në ndonjë aktivitet parazgjedhor. Zhvillimi kulturor dhe mundësia e të rinjëve në vendimmarrje bëhet duke funksionalizuar qendra rinore (jo si këto që kemi sot, e që skanë as mundësi për të paguar energjinë elektrike, e që mbijetojnë duke mbajtur kurse të kompjuterëve, të gjuhës angleze dhe me nga 40 cent që përfitojnë nga pagesat e internetit për një orë, që e shfrytëzojnë të rinjtë kohë pas kohe).
Zhvillimi Kulturor dhe mundësia e të rinjëve në vendimarrje, arrihet duke bërë monografinë e qytetit, duke bërë teatro verore e teatro rinore. Mundësia për të rinjët në vendimarrje arrihet vetëm me krijimin e këshillave rinore të papolitizuara. Jo në këtë mënyrë, i ndëruari kryetar aktual, apo kryetar në shkuarje.
Por, nuk janë vetëm këto probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe grupet e interesit. Hiç ma mirë nuk është as shoqata e penzionerëve dhe invalidëve të luftës dhe personave me aftësi të kufizuara.
Nuk është më mirë as Bashkësia Islame në Lipjan apo komuniteti katolik shqiptar apo ai Kroat në Janjevë. Nuk është ma mirë as komuniteti Ashkali në komunën tonë, të rinjët e këtij komuniteti të cilët nuk gëzojnë as të drejten elementare të konventës së Gjenevës, për shkollimin bazik, për të cilët juve i nderuar ju bie ndërmend vetëm në kohë zgjedhjesh.
I nderuari kryetar, nuk po flas si kandidat për asamble komunale nga rradhët e Aleancës për Lipjanin, por po flas si qytetar i Lipjanit, i lodhur nga gjërat e lartëcekura.
Fare në fund, po detyrohem që të kthehem edhe një herë në fillim, flamujt nuk ndriqojnë rrugët, e as nuk sjellin vota, ata nuk përmirësojnë jeten e qytetarit. Elektorati është mbushur mend dhe do tju ndëshkoj. Kësaj rradhe, besoj fuqishëm se do të zgjedh ofertën më të mirë që ka para vetës. Do të zgjedh program konkret i cili përmirëson jetën dhe mirëqeniën e tyre. Do të zgjedh programin të cilin e kam përmendur disa herë në këtë opinon timin.
(Autori është kandidat për asamble komunale në Lipjan, nga rradhët e Aleancës për Lipjanin)