01 Janar 2025

Fjalori i Portaleve

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Përhapja e Internetit në botën bashkëkohore ka berë qe mediat të jenë prezente edhe online. Pushteti i katërt, ai i mediave çdo herë arrinë suksese kur shndërrohet në një arenë për të vërtetën dhe pishtar ndriques për opinionin publik.

Përgjegjësia thelbesore e mediave është qe të ofrojnë shërbime qytetarëve, duke informuar sakt dhe drejtë, po për interesat e qytetarëve.

Prandaj gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën dhe assesi nuk duhet të lejonë qe të tjerët të bëjnë bisht për fshehje të së vërtetës.

Ata duhet të bëjnë qe politikanet të varen nga mediat, të jetojnë nën presionin e tyre, gjë që praktika në vendin tonë flet për të kundërten, për mediat të cilat varen nga politika dhe për gazetarët qe jetojnë nën presionin e politikaneve.

Vija e parë e frontit përballë pushtetit nuk do të duhej të ishte opozita, as shoqëria civile, por mediat.

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë qe arritja e informacionit të publiku ka evoluar dhe atë nga gazetat e dikurshme të shkruara, tanime në portale gazetash.

Portalet e medias ofrojnë informacione të hollsishme qe nga lajmet, sporti, kultura eh deri të opinionet.

Dritarja e lajmit të opinioneve zakonisht është në faqen kryesore dhe ata të cilët shkruajnë opinione e dinë se ato botohen vetëm nese ju përshtaten politikave redaktuese të portaleve, përkatësisht politikave të partive ose bizneseve që i kontrollojnë këto portale.

Pas çdo artikulli ose opinioni vjen pjesa e komenteve, ku bëhet sqarimi se ndalohet gjuha ofenduese dhe denigruese, por po ti lexosh ato komente nuk do të shohesh gjë tjetër pos gjuhës ofenduese dhe denigruse.

Për dallim nga opinionet, komentet nuk është e nevojshme qe të ju përshtatën politikes redaktuese të portaleve sepse publikohen sido qe të jenë.

Kur është fjala të komentet, as sqarimet e as rregullat nuk respektohen nga vet portalet të cilat i hartojnë ato dhe kësisoji lejohet gjuha ofenduese dhe denigruese, gje qe shkelen normat morale, njerëzore dhe ligjore.

Fakt tjetër shqetësues është edhe \"lufta\" në mes gazetarëve të këtyre portaleve të gazetave, të cilët në vend se të merren me gazetari hulumtuese dhe kritike ndaj dukurive negative, ato kanë gjetur kohë të sulmojnë koleget.

Shëmbullë tipik kemi rastin e portalit të Gazetes Express, e cila iu hedh në sulm në forma dhe mënyra të ndryshme, botueses së gazetës “Kosova Sot” Margarita Kadriu.

Jo vetëm kaq , madje Expressi nënqmoje edhe opinionistin e nderuar Adil Behramaj. Pastaj rasti i portalit Blic, i cili mori rolin e avokatit të Veton Surroit, duke reaguar dhe ofenduar ish gazetarin e “Kohës Ditore” Uran Krasniqi.

Portalet bënë lajm edhe reagimin e reperit Gold Ag ndaj Dardan Islamit, ku ky i fundit në një stund up comedy skandaloze fyen rëndë figurat poltike dhe publike dhe atë Hashim Thaqin, Isa Mustafen, Margarita Kadriun, Arian Agushin, Berat Buzhalen si dhe të gjithë qytetarët e vendit, gjegjësisht gjininë femërore. Ndërsa po këto portale e kursyen dhe nuk gjetën kohë të merren me Dardan Islamin.

Dikush parasegjithash mund të thotë se Dardan Islami është shprehur si qytetar dhe nuk paguhet nga shteti, gje qe pajtohem. Ama as Uran Krasniqi nuk është paguar nga sheti, por disa portale e fyen rëndë.

Nuk dua të bëhem avokat i askujt sepse nuk është në natyren time të luaj një rol të tillë ama e verteta duhet të thuhet qoftë edhe nën tyten e pushkes.

Andaj të gjitha këto sulme eh ofendime nuk janë asgjë tjetër pos shkelje e normave dhe moraleve njerëzore sepse nuk mund të ngritet askush duke nënqmuar dhe degraduar të tjerët, por vetëm talenti, vullneti dhe puna të bënë të tillë.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)