07 Janar 2025

Filozofia politike dhe ndikimi në politikat evropiane

Shkruar nga Albert Ramadani

Filozofia politike jetësohet përmes tre pyetjeve, të cilat interesohen për rendin e drejtë institucional për një shoqëri politike, e cila të jetë në gjendje të reagojë politikisht.

Duke u shoqëruar me standardet e përshtatshme, në bazë të të cilave vlerësohen institucionet e shoqërisë politike.

Pa harruar rritjen e standardeve, të cilat vlerësojnë dhe realizojnë përzgjedhjen dhe miratimin e rendit politik institucional.

Përgjigjet ndaj pyetjes së parë përcaktojnë një gamë institucionesh të preferuara, kështu liberalizmi kërkon koordinimin në treg të ekonomisë dhe një përfaqësim të kufizuar kushtetutshmërisë në qeverisje.

Ndërsa përgjigjet që i jepen pyetjes së dytë ka të bëjë me kufizimet morale të cilave, duhet t`u nënshtrohen institucionet e parapëlqyera, si dhe idetë që mendohen se do promovohen prej tyre.

Përgjigjja ndaj pyetjes së trete është e lidhur me teorinë liberale, e cila shpjegon institucionet liberale më themelore e shoqëruar me parimet morale të lirisë dhe barazisë dhe të pavarësisë vetjake ose individuale.

Kjo përgjigje, është e lidhur me shpjegimin filozofik të lirisë me idenë se, shoqëria është individuale.

Kjo njëherësh vërteton pikëpamjen se, filozofia politike është mendim politik, por mendimi politik, nuk është filozofi politike. Ky është një paradoks, i cili shpjegohet përgjatë periudhave disavjeçare.

Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me institucionet shoqërore, të cilat mbështeten dhe zhvillohen në kushtet e një shoqërie në zhvilluar politike, por nga ana tjetër nxiten prej forcës detyruese të shtetit.

Ky detyrim është diçka që paragjykohet nga shumë opinione politike si i gabuar që, do të thotë se, filozofia politike është ajo shkencë e cila i jep përgjigje raportit midis institucioneve të shoqërisë politike dhe shtetit si institucion përfshirës dhe “autoritari”.

Pikërisht ky është raporti, i cili shpjegon filozofia politike. Prandaj çështja nuk shtrohet se cili rend është i justifikueshëm dhe cili jo.

Filozofia politike arsyeton se, një rend shoqëror edhe pse mund të jetë imponuar në mënyrë detyruese e meriton që, pavarësisht nga kjo, shoqëria duhet t`i nënshtrohet në mënyrë të vullnetshme, duke u bazuar te arsyeja e shtetit.

Këtë ide politike e kanë trajtuar të gjitha mendjet e ndritura, të cilat merren me filozofinë e shtetin.

Nga na tjetër filozofia politike mbështetet në filozofinë morale, dhe kërkon parime të së drejtës dhe të së mirës dhe, në dallim nga filozofia morale, nuk kryhet mbi sjelljen vetjake, por mbi institucionet jashtë individuale.

Kjo, është një nga nyjet e filozofisë politike, e cila mund të zgjidhet përmes vendosjes së rregullave të nxitura në mënyrë detyruese. Kjo filozofi detyruese, është në ADN e shtetit i cili ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme ndaj shoqërisë.

Hera-herës filozofia politike shikohet si një degë e filozofisë, e cila trajton problemet fondamentale politike, ndryshe nga shkencat politike, sociologjia politike dhe historia e ideve politike.

Filozofia politike nuk është sistematizimi i ideve politike të një epoke të caktuar. Dhe për ta konceptuar këtë nga pikëpamja filozofike po i referohemi Leo Strauss: Çdo filozofi politike është mendim politik, por çdo mendim politik nuk është filozofi politike.

Mendimi politik është indiferent ndaj dallimit midis opinioneve dhe njohjes, ndërsa filozofia politike është përpjekje e vetëdijshme, koherente dhe e ngulmët për të zëvendësuar opinionet mbi parimet e politikës me njohje racionale.

Arsyetimi shkencor mbi filozofinë politike ka gëluar teorikisht që, në kohën e Platonit, duke e quajtur si vendimtare dallimin midis opinionit dhe njohurisë së mirëfilltë filozofike mbi parimet themeluese të rendeve politike dhe qëllimeve të tyre.

Këto parime politike janë subjekt i një kërkimi permanent, i cili kërkon të arrijë te një njohje e vërtetë, në lidhje me atë se, ç’është rendi politik i drejtë, duke bërë të mundur largimin nga opinioni, të cilat nuk janë të mbështetura në arsyen racionale.

Filozofia politike bën problematike edhe pretendimin e vet mbi atë se, ç’është njohja e vërtetë mbi politikën? Kjo është evidente te Republika dhe Ligjet.

Aty shpjegohet kundërthënia e tezave dhe përvojave politike në rende të ndryshme politike, duke trajtuar natyrën e tyre, në lidhje me marrëdhëniet shtetare dhe qytetare apo legjitimiteti i qeverisjes, shtet shoqëri civile.

Ajo që tërheq vëmendjen racionale është e lidhur me physisi ose natyra, e cila nxit natyrshëm lirinë kritike ndaj formave të ndryshme kushtetuese dhe sistemeve të ndryshme politike, të cilat funksionojnë në kohë të ndryshme, por nuk janë në gjendje të ndjekin kohën, si kundër tërheq vëmendjen Aristoteli te Politika, në poliset e Greqisë.

Por shtrohet një pyetje thelbësore, e cila ka të bëjë me atë se, në çfarë mase filozofia politike evropiane përgjatë historisë së vet, e cila nis me kohën klasike greko-romake dhe vijon me kohën mesjetare, është shoqëruar me ndryshime thelbësore , duke reflektuar realitetin politik të kohës.

Kjo është një pyetje e cila ka për qëllim të motivoi mendimin e qytetarit, i cili duhet ta kuptojë me shpirt politikë, në mënyrë që të mos ngelet një qytetar naiv dhe i pa impaktuar publikisht.

Por, për të vendosur një raport të natyrshëm midis qytetarit dhe politikës, është e nevojshme të kemi politikan të virtytshëm, të cilët të kuptojnë qytetarin me ndjeshmërinë qytetare.

Parë në këtë kontekst filozofia politike bën të mundur skicimin ose strukturimin e disa piketave të, cilat shpjegojnë raportin midis periudhës klasike greko-romake dhe mesjetës, duke vazhduar me mendim politik modern europian. Ky raport filozofik shprehet përmes tre pikëpamjeve kryesore:

Së pari, duke u motivuar nga shumë punime duket se mendimi politik modern është përsosur nëpërmjet kritikës dhe qasjes së koncepteve të filozofisë politike greko – romake. Ndërsa mund të themi se, filozofia politike është motivuar në mënyrë të veçantë nga ajo greke.

Së dyti, përmes shpjegimit të ideve dhe pikëpamjeve të Lokut, Makiavelit, Hobbsit, Spinozës është e nevojshme të reflektojmë diferencat dhe kontradiktat mes filozofisë politike retorike dhe asaj pragmatiste d.m.th aristoteliane.

Kjo ecuri politiko-filozofike shoqërohet në filozofinë politike evropiane me revolucionarin Tomaso d`Akuinin, i cili edhe pse u edukua në kohën e Mesjetës, arriti që nëpërmjet kritikës së rendit politik ku jetonte, arriti të komunikojë me filozofinë politike idealiste, e cila arriti ta iluminonte e shoqëruar me studimin e pragmatizmit Aristotelist bëri të mundur të dale, nga qerthulli i sistemit politik mesjetar dhe arriti në përfundimin se, idealistët dhe pragmatistët e antikitetit ishin shkencëtarët dhe ai vet, i cili jetonte në një shoqëri të kristianizuar ose thënë ndryshme monoteiste.

Pra arriti të krahasonte dy sistemet politike dhe teologjike, për të arritur në konkluzionin politik dhe filozofik se, është mendimi filozofik-politik, i cili krijon hapësira për rendet politike.

Së treti, pikat kryesore të shkëputjes midis filozofisë politike klasike me atë moderne kanë të bëjnë me ndarjen e politikës nga teologjia e kishës nga shteti, afrimi i një koncepti të ri të së drejtës natyrore e shoqëruar me një koncept të ri në lidhje me ndërtimin dhe funksionimin e shtetit e pasuar me një idenë e re të lirisë fetare e konvertuar në politikë filozofike.

Ndërsa në kushtet e një krize një shekullore kohë e cila korrespondon pas Millit karakterizohet nga një mungesë e dyshimtë veprash të rëndësishme nga ana e filozofisë politike.

Si kundër ka vënë në dukje mendimtari politik Peter Laslett, që në vitet 1956: Sidoqoftë, momentalisht, filozofia politike është e vdekur.

Jo më kot evidencuam këtë pikëpamje, për të kuptuar filozofikisht që mençuria konvencionale mbi këtë mungesë të gjatë e shpjegon rrënimin e filozofisë politike përmes një rritje permanente, kohën para shekullit të XX, të pozitivizmit logjik.

Këta të fundit arsyetojnë se shpjegimet ezauruese mund të arrihen përmes dy lloj pohimesh:

Së pari, janë ato lloj pohimesh të ngjashme me përkufizimet e fizikës, vërtetësia ose falsiteti i të cilave mund të përcaktohen në mënyrë empirike.

Së dyti, pohimet e tipit të përkufizimeve të logjikës apo të matematikës, vërtetësia apo falsiteti i të cilave përcaktohen nga vet forma e tyre.

Modeli thelbësor i filozofisë politike, duke nisur nga Hobsi, Loku, Millit, ka qenë ai i iluminimit liberal, ndërsa koncepti liberal i ekonomisë së tregut dhe demokracisë kushtetuese, duket se nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, mbeteshin pa ndonjë rival teorik serioz, demokracia liberale ka qenë gjithnjë objekt kritikash, për më tepër kataklizma që pasoi Luftën e Parë Botërore, nuk kishte se si të mos sfidonte dhe vet kapacitetet e saj.

Ndërsa në dremitjen e gjatë të filozofisë politike, utilitarizmi shihej si teori morale, në bazë të së cilës liberalët duhet të drejtoheshin çështjeve të moralizimit dhe politikës.

Kjo u shoqërua në fillimet e viteve `70 shpërtheu vala e re e filozofisë politike, rilindja e saj u shtua, nga një krizë e fuqishme ndaj lëvizjeve utilitariste të traditave të trashëguara.

Kjo teori u shpall përmes botimit, në vitin 1971, të veprës së John Rawls, A theory of Justice “Teori e Drejtësisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)