Filozofia dhe legjislacioni politik
Shkruar nga Ali Hertica
Formulimi imperativ dhe kategorik i kohës, dhe ideja mbi të qenurit e arsyshme, si një vullnet i përgjithshëm i ligjeve të bazuara te teoria e kushtetutes së Kantit.
Ai zgjodhi tri pytje, si mund të dallohet se një ligj zyrtar a është shtet i drejtë dhe kush do të marrë pjesë në formulimin e ligjeve.
Si duhet vepruar, në qoftë se qeverisja nuk mbështetet mbi ligje të drejta.Një ligj është i drejtë vetëm dhe vetëm kur ka mbështetjen e të gjithë atyre që kanë të drejtë të marrin pjesë në vendosjen e ligjeve, a po zbaton këtë qeverisje në Kosovë.
Asnjë nuk duhet t’i nënshtrohet një ligji të tillë, të cilin nuk e ka miratuar vullnetarisht.Kanti thotë se njerëzit janë të detyruar të veprojnë në përputhje me vullnetin e tyre.
Vlera e kësaj është se ata nuk i binden ndonjë ligji tjetër, perveç atij që kanë nxjerrë vetë.Me këto fjalë, ai e vendos veten në traditën e kontratës së teorisë.
Ai do që ta drejtojë shoqërinë sipas modelit të një marrëveshjeje vullnetare, një ujdie midis qytetarëve se çfarë të drejtash dhe detyrash do të kenë.
Mirëpo, Kanti nuk do që ligjet të bëhen objekt votimi popullor, ose diçka tjetër të ngjashme.Kontrata shoqërore është vetëm njëra anë e arsyes.
Ligjvënësit, me fjalë të tjera shikojnë punën e tyre, megjithëse qytetarët nuk e kanë dhënë kurrë shprehimisht mbështetjen e tyre.
Një ligj zyrtar gjykohet sipas parimit të miratimit të mundshëm.Ajo që ka rëndësi, është që populli të mendojë se e ka miratuar ligjin.
Ky parim e detyron çdo ligjvënës që t’i nxjerrë ligjet në mënyrë të tillë, sikur të ken dalë nga vullneti i bashkuar i një populli, a ka pasë një nxerrje të tillë në parlamentin e Kosovës.
Të shikojmë përmbajtjen e ligjeve në Kosovë që i përmbushin këto parime. Ato duhet të jenë të papranushme, në kuptimin që nuk pasqyrojnë pikëpamje të caktuara se si duhet jetuar më mirë, ose si duhet të drejtohesh për të qenë i lumtur.
Njerëzit nuk janë në një mendje se ç’është lumturia, kështu që ligjet që do të favorizonin pikëpamje të caktuara, në kurriz të pikëpamjeve të tjera, nuk do të fitonin mbështejten e përgjithshme kombtare.
Më tej ka një kërkesë që ligjet duhet t’i trajtojnë të gjithë njësoj varësisht nga pjesët e shtetit, po në Kosovë a po trajtohet ligji në pjesën veriore te vendit....trajtimi i barabartë ka tri anë, të njëjtat ligji duhet të vlejnë për të gjithë, asnjë nuk duhet të dënohen më pak ose më shumë se tjetri dhe asnjë nuk duhet të previlogjohet kush do qoftë ai..
Ky është parimi i brazisë si nënshtetas.Ky shoqërohet nga parimi i miratimit, në qoftë se shtojmë kushtin se asnjë nuk do të meritojë praktikë gjyqsore , arbitrare dhe ligje diskriminuse civile.
Çdo pjesëtar i shoqërisë, ku jeton duhet që ta zbaatoi në përpikshëmeri ligjin ku do që jeton në një shtet , kështu që edhe në Kosovë duhet qe të të zbatohet në qdo pjesë te vendi si në jug ashtu edhe ne veri..