07 Janar 2025

Fillimi i viti të ri me probleme të vitit të vjetër

Shkruar nga Islam Krasniqi

Viti që lamë pas ishte një vit përplot me  sfida të renda, vit të cilin e  përcollën plot probleme që nga  fillimi deri në mbarim.

Pse  po përsëritën gjithmonë probleme të njëjta, ku shteti 6 muaj funksionon dhe  gjashtë muaj shkatërron, në interes  të kujt po shkojnë këto fushata  kriminale, të atyre që ndërgjegjja e tyre është zero, të atyre  që marrin nga 5 paga  mujore  apo atyre që për  shkak të kushteve të mjerueshme  kanë humbur edhe  shpresat për të jetuar  në këtë vend.

Viti 2014 ishte një sfidë shumë e  madhe  ku për  disa  muaj me radhe blloku i krijuar \"VLAN\" i bllokoi institucionet e  vendit, e  njëjta gjë ndodhi edhe ne  vitin 2015, ku marrëveshja  për Asociacionin dhe  Demarkacionin  paralizoi punën e  qeveris për  disa muaj radhazi, ku kjo paralizë pritej që të vazhdoi serish edhe gjatë këtij vitit të ri, ku politikanet tanë nga  inatet personale  nuk mund të ja  zgjatin dorën njëri tjetrit që ti përafrojnë qëllimet e  veta dhe të punojnë të gjithë së bashku për të rregulluar mirëqenien sociale këtij populli  i cili është buzë shkatërrimit nga  keqqeverisjet nga politikat e  pa  koordinuara  pozitë dhe  opozitë.

Zhvillimi i vendit  ka ngecur, jo vetëm nga  përfaqësuesit  e popullit por  edhe  nga bashkësia  ndërkombëtare  e cila  po mundohet  të na  futë në birën e  minit, me politikat e  saj multi diskriminuese, vetëm e  vetëm që të bëjë qefin e të tjerëve apo për  interesa  personale.

Në çdo vend, në çdo institucion BE-është prezentë, individualisht apo në menyë të tërthortë  përmes  agjentëve të vetë dukë bërë presion në çdo vendim  dhe në anën tjetër tërë përgjegjësin e hedhë mbi institucionet tona. 

Institucionet tona dhe  ato ndërkombëtare të akredituara  në vendin tonë, nuk kanë planë program për  zhvillimin dhe  riaktivizimin e fabrikave që janë privatizuar  nga AKP-ja, as për zhvillimin e  vendit për të zbutur papunësinë e  cila  është rreth 80%, por  janë aktivizuar  për  krijimin e  Zajednicës dhe përmirësimin e kushteve të minoritetit dhe rregullimin e kushteve që të serb nga Serbia të cilët janë pa  vend banim .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)