23 Dhjetor 2024

Festivalet që po organizohen në Kosovë janë projekte për zhveshje nga identiteti

 
Shkruar nga Bayram Pomak

Çdo ditë në Kosovë po shfaqen festivalet të reja. Pothuajse në çdo qytet po organizohet nga një i tillë dhe për secilin prej tyre po derdhen me miliona euro. Emrat e disave, po lakohen për bashkë me skandalet që po i shoqërojnë.

Madje, madje një i tillë u ndalua me vendim të Ministrisë së Tregtisë, për motive të ngjashme, e tek një tjetër pati përleshje të rënda, ku disa pjesëmarrës pësuan lëndime serioze. E megjithatë, organizimet e tilla, po vijojnë me veprimtarinë e tyre.

Duke pas parasysh se Kosova ka shumë probleme, a është normale që në rrethana të tilla të ketë kaq shumë festivale dhe në këto lloj organizimesh të transferohen miliona euro?

Përderisa e dimë gjendjen aktuale në sferën e edukimit, pse po bëhen gjithë këto dhe pse, sidomos,  një dorë e fshehur po i mbulon shëmtitë që po i shoqërojnë këto festivale, në mënyrë qe të mbrohet imazhi i tyre?

Pse këto shëmtime dhe skandale po fshihen nga publiku dhe po transmetohen ndryshe tek ata? Për shembull, vitin e kaluar, një artist i famshëm nga Kosova, i cili po performonte në për “DokuNights” në kuadër të Doku Festit, u kap me një substancë narkotike shumë të fortë dhe kjo ngjarje u përmend në media vetëm si një arrestim në lagjen Marash të Prizrenit, pa iu referuar ngjarjes në kuadër të së cilës ndodhi. E njëjta gjë po vazhdon edhe sivjet.

Personat të cilët po arrestohen në aktivitetet e “DokuNights” në media nuk po përmenden, ose vetëm po thuhet se janë arrestuar në lagjen Marash të Prizrenit. Në anën tjetër ata që po kapen në festivalin “Ngom Fest” po citohen sikur janë kapur në kalanë e qytetit, pa iu referuar fare emrit të eventit.

Festivalet të tilla janë shndërruar në një treg të jashtëzakonshëm për shitësit e drogës. Shumë të rinj po bien në këso lloj kurthesh, duke u bërë kështu klientë në një lloj të pistë të tregut. Teksa po ndodhin të gjitha këto, askush nuk po interesohet për anën tjetër të medaljes.

Parë nga prizmi global, të gjitha këto festivale të organizuara, janë në të vërtetë, i njëjti projekt. Pra bëhet fjalë për një projekt përmes së cilit synohet të prodhohet një gjeneratë e re në botë.

Kjo gjeneratë e re nuk do të njoh asnjë vlerë, dhe vlerat aktuale do t’i sheh si një prapambeturi. Nuk do të ketë koncepte si fe, gjuhë, racë dhe do shndërrohet në një gjeneratë pa identitet. E gjithë ajo se çfarë shtrihet nën këto është koncepti për ta NORMALIZUAR ANORMALITETIN.

Nëse i shohim festivalet e filmave që po organizohen në Kosovë, do të vërejmë se këto përmbajnë mesazhe tinëzare. Pothuajse të gjithë filmat, me një besnikëri të lartë, ia dedikojnë këto mesazhe tinëzare, ndërdijes së njerëzve.

Të gjitha këto aktivitete në 20 vitet e fundit janë pothuajse në fazën e fryt-dhënies. Ne nuk mund të mos themi se: rritja e shpejtë e përdorimit të drogës në Kosovë, shfrenimet seksuale - që nisin diku nga periudha e klasëve të ulëta të fillores, lëkundja e konceptit familje dhe rritja e shkurorëzimeve janë vetëm rastësore.

Por më e keqja është se ata që po mbajnë ekranet e TV-ve dhe qoshet e gazetave po përpiqen të sheshin këto anti-vlera sikur civilizim dhe në rast të ndonjë një kritike me të vogël, ata fillojnë të akuzojnë kritikuesit si të prapambetur dhe se dëshirojnë të shkëpusin Kosovën nga Perëndimi.

Ata e përkufizojnë veten si intelektualë dhe thonë se ajo që shoqëria e konsideron si vlerë është në të vërtetë Tabu dhe se e gjithë kjo duhet të rrënohet. Për fat të keq brezat e rinj kanë filluar që këto vlera t’i shohin si TABU, dhe kjo dukuri po përhapet shpejt.

Por ajo që po përkufizohet si civilizim nuk është asgjë tjetër përveç se KALBJE e shoqërisë.

Nëse pranë këtyre dukurive heshtet dhe nuk flitet atëherë në një të ardhme të afërt do të jetë vonë për gjithçka.

Në të ardhmen numri i përdoruesve të substancave narkotike do të jetë në shifrat alarmante, do të rriten shkurorëzimet e çifteve, me rritjen  numrit të shkurorëzimeve do të rritet edhe numri i fëmijëve që do të këputen nga koncepti i familjes, si e tillë këta fëmijë do të ‘kalben’ brenda në shoqëri. Sot, ata që flasin për të ashtuquajturin përparim të shoqërisë janë në të vërtetë armiqtë më të mëdhenj të kësaj shoqërie.

Këto festivale nuk janë asgjë tjetër veçse një projekt i cili synon zhveshjen e të rinjve nga identiteti dhe vlerat e tyre.

Ndaj këtyre projekteve duhet të jemi shumë vigjilentë dhe prindërit duhet t'i paralajmërojnë fëmijët e tyre shumë seriozisht. Institucionet e Kosovës duhet t’i thirrin mendjes së tyre dhe të shohin se çfarë lloj kurthesh janë këto projekte të cilat e tentojnë të na gëlltisin si civilizim.

Bllokimi kanë qenë këto projekte civilizimi. Përndryshe, në të ardhmen do të hasim në brezat të sëmurë dhe shpirtërisht të kalbur!



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)