Festimi i datëlindjes urimet dhe kuptimi i saj

Shkruar nga Asllan - Luan Dibrani
Me fjalën ditëlindjen nënkupton vitin e lindjes ose datës aktuale të lindjes së një personi. Nga kjo me kalimin e kohës vjen përvjetori i parë i lindjes , po ashtu dy vjetorin e me radhë.
Një zakon i përhapur është për të festuar ditëlindjen e tij me miqtë dhe të afërmit për moshat madhore.
Në shumë vende te botës i përgatiten dhurata personit qe ka ditëlindjen. Gjithashtu, ka edhe porosi që një person i jep në një tjetër diçka për ditëlindjen e saj apo të tij.
Një tjetër traditë shumë popullor edhe e përhapur në ditën e festimit të datëlindjes është dekorimi i një torte të bukur të shoqëruar edhe me të qirinj me ngjyra të ndryshme. Në shumë raste edhe i radhisin sipas moshës qe i plotësojnë sidomos fëmija deri diku .
Kjo është e zakonshme për të uruar një person për një ditëlindje ose për të kënduar një këngë të ditëlindje. Në shumë pjesë të botës,ka dominuar anglishtja , edhe se nuk e kanë gjuhë të veten, me këngën e ditëlindjes \"Happy Birthday \" që këndohet nga grupi pjesëmarrës. Urimet me kalimin e kohës dhe zhvillimit teknologjik përcillen me anën e masazheve kartolinave dhuratave postare etj.
- Po festimit të ditëlindjes se njeriut, ditëlindja ka kuptim edhe në çdo krijimtari apo formim ne shoqërinë tonë, po edhe në botë sidomos festimi i formimit të partive politike, uzinave , fabrikave, festimin e lindjes, apo formimit të shteteve qe manifestohen përvjetorët e tij, siç ishte 100 vjetori i lindjes se shtetit shqiptar etj .
Festimet e ditëlindjes ndryshojnë nga një vend në tjetrin edhe sipas zakoneve dhe riteve fetare qe ka mënyra të ndryshme të bota e krishterë ajo islame dhe protestante apo të tjera.
Për shkaqe të pësimit të ndryshimeve në hapësirën e preferencave dhe azhuriteteve të ngjeshur jetësore të ngarkuar me punë, mësime dhe angazhimet tjera ditëlindjen ne kohët e fundit si manifestim e bëjnë me nderimin e kohës se datëlindjes ne realitet.
Ajo manifestohet edhe një dite apo dy pas ditës se lindjes duke filluar nga personalja deri te manifestimet shoqërore dhe shtetërore sipas nevojës qe sigurohen personalitetet e dëshiruara apo edhe rezervimin e sallave restoranteve, apo edhe përgatitjen e tortës se datëlindjes edhe ne shtëpi.
Nga ky shkrim përfitoj rastin t\'i falënderoj të gjithë miqtë qe me njohin dhe me kanë uruar për ditëlindjen time qe e kam sot. Të jetë gëzimi, hareja, lumturia dhe sukseset edhe në zemrat tuaja gëzuar.