Fenomeni, Luftë kundër varfërisë

Edhe durimi është bezdisur. Ata që dje shpresuan se udhëheqësit e zgjedhur do të permirësojnë gjendjen ekonomike e sociale të shoqërisë, sot janë dëshpëruar.
Por ky dëshperim, fatmirësisht, ka nxitur një lëvizje qytetare humanitare për të zgjidhur vet problemet, me të cilat po përballet shoqëria.
Një shoqatë qytetare, e quajtur Shoqata Humanitare Kaçanikase- ShHK, me iniciativën e Kadri Doganit, i cili jeton në Danimarkë, ka mbledhur rreth vetes njerëz, disa prej të cilëve vërtet synojnë të jenë sa më të dobishëm për shoqërinë, me nismën e shpallur prej tyre, si, Luftë kundër varfërisë.
Kaçaniku me rrethinën e tij, si shumë treva tjera shqiptare, është duke u përballur me probleme të thella ekonomike e sociale, sidomos në zonat më të thella të tij.
E përshëndesim dhe e falënderojmë këtë nismë të Kadri Doganit me shokë, dhe i lutemi Zotit që ta kenë mbështetjen e Tij, pastaj përkrahjen e njerëzve të mirë, të cilët nuk shpresojnë falënderime e lëvdata prej njerëzve sa shpresojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit!
Kjo që po bëni, është ëndërr e të shumtëve. Por ju jeni duke e bërë realitet; ngjallja e vlerave tona- të dhembshurisë e bujarisë, mëshirës e bamirësisë.
Të gjithë ata që kanë mundësi, sado pak qoftë ajo, le ta shtrijnë dorën e dhembshurisë e të bujarisë, të mëshirës e bamirësisë, dhe le të ndihmojnë!
Vërtet gjendja në një shoqëri ndryshon e përmirësohet, kur tjetri nuk fle i ngopur ndërsa fqinji i tij i uritur. Kjo është vlerë, dhe një porosi islame.