26 Dhjetor 2024

Feja dhe kombi

Shkruar nga Faik Krasniqi

Më vjen sinqerisht keq për disa njerëz që nuk mund të bëjnë dallimin mes kombit dhe fesë. Disa mendojnë që feja të identifikon me kombin. Ky është gabim. Disa të tjerë mendojnë që nëse je mysliman, atëherë duhet të jesh patjetër turk ose arab. Ose, nëse je katolik, duhet të kesh kombësinë gjermane, angleze, franceze apo amerikane... Ose, nëse je ortodoks, duhet të kesh kombësinë greke, serbe, bullgare apo ruse.

Ta zëmë një amerikan i përket fesë myslimane: ai nuk do të thotë të jetë detyrimisht turk apo arab. Sepse, edhe në shtetet arabe ekziston pakica e krishterë, por kombësia e tyre është prej atij shteti arab që vjen, pavarësisht se është katolik. Ose, ta zëmë një arab që i përket fesë katolike: kjo nuk do të thotë të jetë anglez apo amerikan!

Feja është çështje private në një shtet demokratik. Askujt në fakt nuk duhet t’i interesojë se në çfarë beson. Beso në çfarë të duash se bindjet e tua janë personale dhe të garantuara me ligje qofshin ato fetare apo demokrate!

Feja dhe kombi janë dy gjëra të ndara nga njëra tjetra. Çështja e fesë për mua është absolutisht personale, kurse çështja kombëtare është personale dhe kolektive. Kombësia është raca se nga rrjedh. Në qoftë se një australian është me origjinë angleze, ai ka kombësi angleze, logjikisht edhe të tjerët vijojnë sipas këtij rasti.

Nuk ka Zot vetëm të shqiptarëve, arabëve, gjermanëve, sllavëve etj., por ka Zot të krijesave. Nga kjo mund të kuptojmë se Zoti dhe fetë e Tij nuk mund të nacionalizohen, pavarësisht tendencave sllave ku kishën e kanë bërë sikur qeveri, që pastaj të luftohen shqiptarët dhe të gjithë jo sllavët.

Para Zotit njerëzit identifikohen vetëm si krijesa, ndërsa njerëzit ndërmjet tyre mund të identifikohen përmes pikave identifikuese, siç janë: gjuha, emri, kombi, flamuri etj. D.m.th. këto pika identifikuese të një populli apo kombi, vlejnë vetëm ndërmjet njerëzve.

Zoti nuk i ka ndarë krijesat e Tij dhe t’i dalloj, inferiojë apo superiojë kombet ndërmjet tyre, që pastaj kombet disa të jenë të kënaqura dhe disa jo, dhe pastaj këto kombe të lajnë hesapet ndërmjet tyre dhe të luftojnë siç kanë luftuar deri më tash.


(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme \'\'Lajm\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)