28 Dhjetor 2024

Fatmir Limaj, njeriu për të shëmbëllyer

Shkruar nga Blerim Muriqi
 
Politika mori udhë fill pas kapitulimit të Serbisë. U ngriten Kameleonë dhe mbërthyen klasen millosheviqiane kudo administratës shtetërore.

Nuk u kënaqen me kaq, dikasteret u bënë edhe ato streha e strukturave të ish nomenklaturës Jugosllave e veqanarisht të ish UDB-ës. Atje ishte me të parët Kameleonët, Fatmiri.

Nuk zgjati shumë dhe ai performonte njeriun e dytë të shtetit tonë të ri. A ishte kjo meritokracia apo konjuktura kameleoniste? Diçka mes të dyjave.

 Ai nuk kishte bërë pjesë ndonjëherë në drejtimin politik të Organizatës, por as në atë organik. Lufta e kishte nxjerrur komandant mes komandantësh, por duke njohur përmasat puçste që i ndodhen Organizatës afria me grupin (puçist) tehm se e kishte bërë të kapte majat e performances pushtetore, derisa për pushtetin faktik dyshoj ta ketë patur ndonjëherë.

Gjërat ndryshuan sapo Haga hodhi shikimin ka UÇK-ja. Faktori ndërkombtar doli nga binarët e së drejtës dhe hyri në vorbullën e politikës për të barazuar kriminelët me viktimat, Gjenocidin serb me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Ashtu sikur është e ftohtë tradhtia edhe koha qe e tillë. Dimër ishte koha, në dimër u shëndrruan mardhënjet e Fatmirin me Hashimin që nga arrestimi i tij i parë në Aeroportin e Ljublanës.

 Ai erdhi në shtëpi derisa Fatmiri përfundoj në Hagë. Pafajësia gjeti rrugën e vet dhe ashtu sikur Ramushi kishte triumfuar, triumfoj edhe Fatmiri. Më mirë të themi triumfoi drejtësia mbi hilet e politikës.

Kosova e priti Fatmirin jo vetëm si triumfatorë por sikur u ngjiz dhe një shpresëe se ai tashmë do niste një rrugë të re politike.

Atë e vonuan. Cilët e vonuan e di ai. Por, ashtu sikur kishte gabuar kur mori përpjeten institucionale në pasluftë, gaboi edhe kësaj radhe me rirreshtimin e tij atje ku akulli jo vetem se nuk kishte shkrirë, por edhe nuk do shkrinte asnjëherë.

Sipas një dëshmitarjeje të brenda DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE, emri i tij ishte lakuar në një kërkesë edhe pse absurde. Kërkohej koka e tij për kokë turku. Fatmirin e donin, me faj a pa faj, në burg.

Një rregullator ndërkombëtar në harmoni edhe vendore nuk e dimë për hesap të kujt, por po duan të luajnë \"Plojen e UÇK-së\"!

Gjithë zonat janë prekur dhe ka rrezik të preken. Dënimi i Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut dëshmon parreshtur se absurditeti është validitet i drejtësisë së përdorur. Kosova ka shumë për të qarë në këtë fushë dhe dhimbjet ishin e mund të jenë të mëdha. Sado që mundohen të heqin hijet e mrizeve të këtij popullit tonë, megjithatë liria na mëson ti kujtojmë bërësit e saj. Historia do i nderoj.

Lexova diku të kishte deklaruar Dauti, se Specialja nuk e frikësonte! Kjo është një shenjë, se të prekurit e gjyqeve të padrejta do jenë shumë. Fundja, ne mësuam nga rasti Kiçina, atë që nuk kemi nevojë më tu presim fundin gjyqeve. Na e vërtetoj katërcipërisht Dënimi i Samiut pa viktimë, pa kohë e vend krimi!

Fatmiri po nisë një përballje të re, përballë një akuze të vjetër sa vetë historia e tij gjyqësore, e trajtuar sa e sa herë dhe i fituar ndaj saj kudo ku ajo është shfaqur. Ai duhet ta rikaloj këtë, spese tashmë është arritur standardi i dënimive pa fakte.

Këtë e ballsamosen në traditen e gjyqeve rastet Kiçina, Drenica 1 e 2, rasti LLAPI e tj.
Mjerisht tashmë mund t\'i themi Fatmirit; jeni i dënuar akoma para se të ndodhë gjyqi, sepse praktika është vendosur me Samiun.

Cilin do që e thërrasin gjyqet në këtë ZEZONË, duhet të ketë frikë nga dënimi, sepse drejtësia ka vdekur! Sot në Kosoven tonë të gjyqeve ka kërkesa politike tek të emërtuarit politik të gjyqeve e prokurorive dhe lexim të vendimeve politike nga ta!

Unë dyshoj se Fatmiri do e kaloj këtë sfidë!? Jo pse ai ka bërë faj, por ngase ka kohë që kërkohet koka e tij nga njerëz të fuqishëm brenda drejtësisë ndërkombëtare këtu në Kosovë.

Se është e kapur drejtësia ndërkombtare këtu tek ne dhe se performon kriminalitet e jo gjyqësi kjo nuk do mend, Ajo shihet kudo vendimeve të tyre, por se nga kush është e kapur kjo na shqetëson të gjithëve!?

Fatmiri është shembulli tipik i tërësisë sonë Çlirimtare të pasluftës dhe mjerisht atje duan ta përfundojnë. Por, a mund të përfundojnë atje çlirimtarët, ata që luftën e kishin të pastër e vetmohuese si Fatmiri, ata që u bënë strehë e popullatës dhe mbajten Berishen e luftës të paprekur?!!!

Neve na mbetet vetem të pyetemi:
 Vallë, a do vijë koha kur këta aktorë të kinse drejtësisë ndërkombtare të dalin para drejtësisë bashkë me hileqarët vendorë?

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)