Fatkeqësisht, përsonalja para parimit
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Me shti kryet ngushtë,e nxjerr me fjalë,me shti fjalën ngushtë, e lan me krye.(proverb shqiptar)
Paralajmërimi i kryparlamentarit, Jakup Krasniqit, për tu shkurorzuar edhe zyetarisht nga PDK-ja, subjekt politik, në të cilin siq dihet, ishte edhe njëri nga themeltarët, dhe i cili, po sipas, Krasniqi, ka pasur 1oo1 arsye për të qeverisur mire, e në realitet ka keqëqeverisuar, është një hap dhe veprim, që për momentin,ndoshta, më së miri, është, ti thuhet: hajrli qoft, baca Jakup,të punoft shneti
?!
Ka kohë, që koluareve, e në veqanti dy-tre muajve të fundit, në Kuvendin e Kosovës, janë përfoluar e lakuar edhe disa emra individësh, përkatësisht deputetësh, të cilët, do të jenë, pjesë, e ekipit, apo subjektit politik, të cilin, do ta formonte, dhe zyrtarizonte, së shpejti, Krasniqi.
Pa përmendur ata emra të përfolur, një gjë është shumë e qartë, dhe shumë e vërtet, dhe që vështirë, për momentin, edhe mund, të kontestohet.
Pos shumë të pakënaqurve, në këtë Kosovë,disave, që janë edhe nëpër institucione, por edhe jashtë këtyre instutucioneve,nëse kryeparlamentari,Jakup Krasniqi, beson dhe shpreson, se ke mbështetje, bile,nga kjo kategori,(ndoshta)është qështje dhe temë për tu diskutuar, por, të shpresosh dhe besosh, se nga disa deputet të Kuvendit të Kosovës,jo vetëm nga PDK-ja, (qofsha i gabuar), për mua, është, sikur të më bindëte, dhe të besoja, se po ky kryeparlamentar, së shpejti, do të bëhët, kryetar, i SHBA-ve,apo do të udhëtonte për në hënë!
Jam dëshmitar okular, i shumë ngjarjeve dhe skenarëve, të cilët, po në këtë Kuvend, që udhëhiqej po nga z Krasniqi,kur gjithnjë,poz pozicionimit me pjesmarrje në seancë, u votua, ashtu, si deshën të tjerët, e jo, si paraprakisht, u deklaruan( me siguri edhe, para Krasniqit) edhe ata deputetë, që po përfolen, se do të jenë, pjesë, e ekipit të ri, të një subjekti, që themelon, kryeprlamnetari, andaj, dyshoj në sinqeritetin dhe objektivitetin e tyre,por edhe për shumë arsyera tjera.Realisht këta të pakënaqur, menjiherë si po u plotsohen disa kerkesa, apo u janë plotësuar më herët, por vetëm po u përmenden, dhe automatikisht, po sillen, si po u thot shefi i shefave apo edhe ndonjë tjetër,duke mos përjashtuar edhe kryemisnistrin Thaci
?
Pra, fillimisht, mendoj, se të llogaritësh në mbështetjen dhe në fuqinë e këtyre deputetëve, për z Krasniqi, është një kalkulim i gabuar, dhe pa ndonjë efekt e rezultat konkret,meqë, si, te, gjithë shqiptarët, kaherë, e pothuaj, në të gjitha rastet,interesi përsonal, është vu prioritet dhe është primar, dhe para parimit e moralit, që është dëshmuar, në shumë raste, edhe në seancat, e këtij Kuvendi,andaj, mendoj, se Krasniqi, e ka menduar dhe shoshitur edhe këtë qështje, dhe, nuk është, për tu befasuar, se një skenar i këtillë, mund ti ndodh, që në start,me rastin e konstituimit të subjektit të ri politik të proklamuar!
Element dhe faktor kyq, që Partia e re politike, e cila pritet të themelohet nga Jakup Krasniqi, që të jet faktor dhe fuqi, e gjithashtu edhe atraktive, për anëtarsim dhe për elektorat, është fuqia materiale, përkatësisht, fondi i grumbulluar monetar që duhet ta posedoj që në start, për shtrirje dhe masovizim e joshëje, dhe që, nëse bazohemi, tek disa subjekte, të cilat, u patën themeluar, dhe që patën dështuar në zgjedhjet e para (shembull Fer-i),ai fond, duhet të kaloj, minimumin prej 1o milion euro, e që nuk besoj, se Krasniqi, ka arritur, që gjatë këtij mandati, të tij, të grumbullojë, e të mos flasim, të ketë, mbështetje, nga donatorë të ndryshëm, qofshin ata vendor, apo ndërkombëtarë.
Kur jemi tek elementi i interesit përsonal, apo parasë, kjo më së miri, mund të ilustrohet e faktohet, tek AKR-ja e Behxhet Pacollit, e regjistruar si subjekt politik pranë KQZ-së, por që dihet e është dëshmuar se funksionon komplet si një kompani private, dhe ku vetëm paraja dhe interesi,janë agumenti, që tek Presidenti Pacolli, kanë shkuar edhe politikanë, edhe analistë edhe gazetarë,edhe patriotë, por edhe shumë të dyshimtë,edhe të moralshëm, por edhe të pamoralshëm,meshkuj e femra,sheherli e katundarë,kurse, tek Krasniqi, nuk besoj, se do të ketë, dyndje, pasi, që pikërishtë, do të mungoj paraja, për ti joshur,e për të tjera, nuk ia vlen të flasim.
Nëse bazohemi, edhe tek mbështetja, që duhet, patjetër, ta ketë, cdo subjekt politik, që tenton, të jetë, pjesë aktive, e ngjarjeve dhe procesve, nëpër të cilat, po kalon dhe duhet të kaloj vendi ynë,atëherë edhe pa mbështetjen e faktorit ndërkëmëtarë,është shumë vështirë, se mund të faktorizohet dhe pozicionohet ky subjekt politik, e që nëse kronologjikisht i analizojmë ngjarjet dhe skenat që kanë përcjellë shumë herë Kuvendin e Kosovës, të kryesuar, po nga Krasniqi, e disa herë edhe të bllokuar nga ai,mund të ndodh, që, edhe, me involvimin e të tjerëve, pengesat do të jenë evidente dhe me peshë.
Krahasimet nuk janë punë e mirë, dhe, herë-herë, vlersim i qëlluar,por në këtë Kosovën e pasluftës,por edhe gjithë periudhën e pluralizmit politik,mund të numrohen edhe shumë figura tjera nga skena politike që gjithnjë duke u thirrur në etikën, moralin,parimin, por disa, duke përmendur, edhe atdhedashurinë,u ndanë nga subjekti ku vepronin,disa në mënyrë poaqësore, e disa, edhe me rebelime,por e vërteta është se kariera e tyre politike,mund të themi, se përfundoi dhe perendoi për disa edhe përgjithmonë.
Një gjë dhe një fat i tillë, nuk kisha dashur, ti ndodhte Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi,sepse shumë gjëra dhe shqetsime, që po i përmend në prononcimet, e tija, Krasniqi, qëndrojnë,por nëse bazohemi në realitetin e krijuar dhe në të cilin po jetojmë, ku e keqja e ka mund të mirën, gënjeshtra po e mund të vërtetën,hajni po thot kape hajnin,i padituri po shet mend e po dikton proceset,ata që promovonin Jugosllavinë, me mburrje tash po flasin e trumbetojnë në emër të Republikës së Kosovës,dhe nëse vazhdohet kështu, me siguri, shumë shpejt, këtë Kosovë, do ta udhëheqin disa, që për ta, pikësynim është vetëm mbushja e xhirollogarisë bankare, dhe si ta mbrojnë dhe menaxhojnë, vetëm hapsirën,por, hiq më shumë, se sa të vendosin sigurt,vetëm prapaincën e tyre.
Dorën në zemër. Për këtë gjendje fajet më ë të mëdha, i kanë, edhe disa nga shokët e Jakup Krasniqit, por, duke, mos e përjashtuar, edhe ate përsonlisht.