Fati i gjenive të letërsisë
Shkruar nga Besim Xani
Është madhështore për ne në Kosovë se qysh si student Agim Vinca poet, si dhe njëherit studiues i pasionuar i letërsisë është ndoshta i pari që e zbuloi fenomenin Kadare.
Ai ka lexuar në fejtone, në gazetën e përditshme “Rilindja” romanin '' Gjenerali i ushtrisë së vdekur '' pas përfundimit të leximit do të pohojë:
“Letërsia shqipe lindi një kryevepër botërore”. Shumë pak kohë u desh të kalonin që romani të përkthehej në Francë nga përkthyesi Josuf Vrioni dhe menjëherë Parisi letrar do të befasohej me këtë roman; ja thonë ata edhe një vend socialist siç është Shqipëria lindi një gjeni të madh, krijoi një kryevepër.
Romani Gjenerali i ushtrisë vdekur u përkthye në 45 gjuhë të botës dhe kështu letërsisë shqipe i siguroi përjetësisht vend në Letërsinë botërore.
Gjenerali është e i pari roman që bota perëndimore e pranoi vërtet si kryevepër të letërsisë botërore.
Poeti ynë, Agim Vinca me intuitën e tij të jashtëzakonshme prej kritiku letrar, por edhe si poet dhe prozator i shquar dhe shkrimtari Ismail Kadare me artin e tyre s’u ndalen kurrë që ta sfidojnë në një mënyrë ose tjetër autoritarizmin dhe ta luftojnë të keqen, ta mbrojnë të vërtetën, humanizmin në mënyrë që botën ta bëjnë më të bukur, më të jetueshme me artin e tyre, poezinë dhe romanin, publicistikën, intervistat e ndryshme si në botën shqiptare ashtu edhe në Evropën Perëndimore, nëse bota do të ishte në rregull s’do të kishte nevojë për art thotë Albert Kamy.
Një ditë duke pirë kafe me profesorin Agim më tregoi për kryevargun e botës që e kishte zgjedhur Ismail Kadare, ky ishte varg që e kishte shkruar Homeri në “Iliadë”
Kur një ditë Dielli i kërcënohet Zeusit në ferr, do të zbres e të vdekurit do t’i ndriçojë.
Pra ky është kryevargu i botës thotë Kadare, e dini ju cili është kryevargu i botës për mua, më pyeti profesori, natyrisht përgjigjja ime ishte –jo, ai më tha ''edhe gurët duhen mësuar që ta luftojnë tiraninë”, më duket e citoi Bajronin, dy vargje monumentale të zgjedhura nga dy shkrimtarë shqiptarë, vargje që do të vezullojnë nëpër mijëvjeçarët, që do të vijnë për lirinë dhe dritën kundër errësirës, kundër tiranisë.
Pra rrugëtimi i Vincës dhe i Kadaresë përherë bëhet edhe më i vështirë, i vetmuar jo të kuptuar aq mirë ndonëse këta për asnjë çast nuk pranuan që ta tradhtojnë ndërgjegjen e tyre, artin e tyre, kjo besnikëri ndaj artit dhe ndërgjegjes ndodh vetëm me gjenitë.
Poeti ynë nuk ngurron ta shprehë hapur edhe në intervista të ndryshme pakënaqësinë dhe ta gjykojë realitetin, t’i denoncoj botërisht padrejtësitë dhe shpërfytyrimet e mëdha.
Poetët si Vinca i mbetën besnik përherë vokacionit të tyre, sikundër e pohon ai: unë jetoj për letërsinë, kjo është arsyeja e jetës sime.
Po ashtu edhe Kadare gjatë një interviste me Alien Bosket do të shprehet nëse ju e pyetni shkrimtarin cila është jeta juaj, ai do t’u përgjigjet ''unë nuk kam jetë, unë e shpiku jetën time'' për ta kompletuar këtë shkrim sa më mirë, po e citojmë edhe nobelistin e letërsisë, Orhan Pamukun, ai do të thotë se unë shkruaj me shpresë se një ditë do ta zbuloj pse jam aq i mërzitur me ju të gjithë me tërë botën.
Pra ky është fati që i ndjek gjenitë. Ata vetëm në vetminë e madhe e ndërtojnë botën e tyre paralele.
Nganjëherë thotë Kadare, ndodh që shkrimtari të jetë i pakënaqur me tërë popullin, kjo ndoshta është një nga arsyet pse Eskili e lëshoi Athinën.
Mbase, ndoshta edhe ikja e Kadaresë nga Shqipëria është e njëjta gjë me pakënaqësinë sikurse e Eskilit.
Qysh nga antika e deri në ditët e sotme me së miri do ta përmbledhin këtë ese të shkurtër me një thënie të një mendimtari në një libër në gjuhën kroate ''Tragjedia e gjenive'' ku pasi natyra i pajis me nga një pishtar i përcjell me fjalët ''nisuni tani nëpër botë e bëhuni të palumtur'' ky është fati i gjenive që nga antika e deri në ditët e sotme.