Faraonët tanë
Shkruar nga Gani Qarri
Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm se shqetësuan shqiptarët kudo, por shtynë ata të interesohen nga kureshtja, nëse pati ndonjëherë, dikund tjetër, ngjarje si këto apo të ngjashme edhe në kohët e shkuara.
Dhe për çudi, në shumë portale e gazeta, menjëherë dalin fakte të bollshme faraonësh, madje edhe histori si ajo e para më tepër se 3300 vjetësh, në Egjiptin e lashtë, ku vërtetë paska ekzistuar edhe një mbret fëmijë me emrin Tutankhamun, i cili kishte shenjtëruar penisin e tij ,duke dashur ti ngjante zotit Osiris.
Në studimet e zhvilluara kohë më parë në fushën e egjiptologjisë, pas gjetjes së vendvarrimit të Tutankhamunit, Faraonit të Dinastisë së 18- Egjiptiane, si për koincidencë me rastin e fundit në parlamentin tonë, thuhet të jetë vërtetuar se mumia e mbretit Tutankhamun, atëbotë ishte varrosur me penis të ngritur në një kënd prej 90 shkallësh, transmeton portali syri.net.
Pas gjetjes së trupit të tij më 1922, në fytyrën e ruajtur mirë të mbretit TUT, siç nuk mungon asnjë dhëmbë, agjencia e lajmeve VOA, shkruan se ende shihet një buzëqeshje e lehtë.
Kurse zonja që ka studiuar historinë e faraonit, dr.Salma Ikram,profesorësh e Egjiptologjisë, beson se qëllimi i varrosjes së mbretit Tutankahmun, me pjesën gjenitale në pozitë të ngritur, ishte që ta bënte mbretin të dukej edhe ai, si Osiris, zot i jetës së përtejme. www.syri.net/.../mbreti-tutankhum-u-varros-me-penis-.
Sidoqoftë, mbreti Tutankhamun i njohur edhe si mbreti TUT u bë faraon në vitin 1333 para Krishtit kur ishte vetëm në moshën 10 vjeçare.
Ai edhe pse i ri, jo vetëm se tregoi seeriozitet maksimal në udhëheqje, para më shumë se 3300 vitesh, por sundoi me sukses,në një kohë të rëndësishme të historisë së Egjiptit, për nëntë vite me radhë, derisa vdiq vetëm në moshën 19 vjeçare.
Përkundrazi, duket se për deputetët e kuvendit aktual sot , nuk luan rol mosha e tyre, pesha e çështjeve me rëndësi që shqyrtohen në Kuvend, as vendimet e pamenduara mirë që ata marrin dhe nënshkruajnë në mënyrë euforike. Për aq më keq, mbjell frikë dhe ironi fakti se Tutankhamunët vendor, si pasojë e heshtjes gjithë-popullore, jo vetëm se shërbehen vend e pa vend me pjesët gjenitale, por ata duan që patjetër, të jenë edhe mbretër dhe Zot të pacenuar të kësaj toke të çliruar me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-s.
Madje, Krye parlamentari duket të ketë lexuar shumë edhe mbi historitë e Tutankhamunëve, ndaj ai gjenitalet e tij, i përdor me tepri të pakontrolluar edhe në momente e vende të gabuara.
Ndoshta kjo vije edhe si pasojë e frikës së shkaktuar nga studimet e zonjës Ikram, e cila thekson se pas zbulimit të varrit të mbretit, fatkeqësisht penisi i Tutankhamun-it ishte thyer, e sipas disa spekulimeve tjera, ishte vjedhur.
E Kosova moderne, përveç vlimit të imamëve me ideologji arabe, vahabisto-salafiste, të cilët përditë e më tepër, me ideologjitë e tyre antishqiptare, përpiqen të shkatërrojnë tërësisht bërthamën tonë kombëtare nga brenda, në mbledhjen e fundit të Kuvendit, për dallim nga Egjipti i vjetër, dëshmoi se ka Tutankhamunët e gjallë.
Ndaj, natyrshëm, jo në varr, por midis Parlamentit, me rastin e një reagimi të sert, vet i pari i tij, menjëherë u kap për pjesën e ekstazuar, dhe në vend të sqarimit të dyshueshmërisë komplekse, që shpërfaqi deputetja duke e quajtur atë kriminel, ai menjëherë iu hakmor asaj, duke i thënë pa asnjë ndrojtje dhe shul-shqip; \"Ma hongsh\" !!!
Pra, se ç` kulturë dhe metoda komunikimi edhe në shekullin XXI, përdoren në Parlamentin tonë, më së miri flet gjymertia e pa shoqe e krye parlamentarit, fakt që nuk do fare koment, edhe pa llogaritur shkallën e lëndimit personal e familjar, që shkaktojnë shprehjet e tilla imorale dhe fyese, jo vetëm për deputeten në fjalë.
Megjithatë, të gjithë ata që mund ti jenë frikësuar keqësimit shëndetësor apo dëmtimit të mundshëm të mashkullisë së krye parlamentarit pas luftës së zhvilluar me alete trupore në atë tubim, sa i takon flijimit të kësaj pjese gjenitale, shqiptarët vërtetë nuk paskan asnjë arsye për shqetësim, ngase ndodhkan raste shumë më drastike se tonat, dhe atë ku tjetër- pos në vendin e vakive, në Afrikën e Jugut.
Atje, vetëm në ritualin e fisit Xhosa, me rastin e ekzaltimit pa menduar dy herë hiq më pak se 250 Afrikan, paskan sakatuar penisët e tyre.
Ndaj, mjekët e qendrës spitalore Tygerberg në Cape Town dhe Universitetit të Stellenbosch,sipas asaj që shkruajnë gazetat, njërit prej gjynahqarve në një operacion prej 9 orësh, kanë arrit t`ia qepin atë pjesë përsëri, duke menduar që të paktën të mund të urinoj me të.
Por, për çudinë e tyre, pas vetëm pesë javësh nga operacioni, ai jo vetëm se paska urinuar dhe përjetuar ereksion mashkullor, por dhjetorin e kaluar, me penisin e transplantuar, edhe paska lënë shtatzënë, të dashurën e tij. botasot.info/.../le-shtatzene-te-dashuren-me-penis-te-tr...
Kështu që krye parlamentari ynë, si shef i ish shik-ut, sigurisht qenka informuar mirë e me kohë dhe para gjithë të tjerëve, mbi këto arritje kirurgjikale, afrikano-jugore. Ndaj i pajisur bollshëm me njohuri edhe mbi risi të tilla bashkëkohore, pas heroizmave në luftë për (pushtet dhe pasuri) pardon, për shtet dhe liri, ai edhe në paqe, përsëri dëshmoi i pari, se nuk kursen as pjesët më vitale të trupit, sidomos kur janë në pyetje çështje të mëdha, si jetësimi me urgjencë, i zajebnicës-serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Ndaj, edhe nëse rastësisht me parat e grumbulluara me djersë, ai bashkë me shokët më të zgjedhur, shkojnë për rehabilitim në Afrikën e Jugut, ku në ndërkohë ndonjëri prej tyre, edhe mund të kërkohet nga gjykata speciale, prej nga, me shpresë se nuk do të rrinë për kohë të gjatë brenda, fitojnë shpejtë pafajësinë dhe lirohen triumfues e u kthehen përsëri dashnoreve dhe mikeshave të panumërta, ata nga qendra e operimit, mund të furnizohen me vërtetime të rikuperimit të penisëve të sakatuar, në luftën e zhvilluar pamëshirshëm me bashkëkombësit, midis kuvendit të shtetit martir të Kosovës, si shembulli më i ri i vetëflijimit harakiri, për t`iu bërë edhe ligjërisht, një nderë më tepër dhe lëshime të reja me territore shtesë, Serbisë dhe Malit të Zi.