22 Dhjetor 2024

Fantazmogonia ose plani okult kundër integrimit të Shqipërisë

Shkruar nga Ramiz Bojaj

A do të ndodhë përsëri qe pranverën shqiptare të integrimit euroatlantik të Shqipërisë në BE, ta “dimërojnë” sërish elementet e “revolucioneve të vonuara demokratike”?!.

Integrimi Euroatkantik i Shqipërisë është hapi i parë i integrimit brendashqiptar, fillimisht në hapësirën etnike të saj. Bojkoti socialist dhe tendencat për krijimin e ngërçeve politike në shtetin shqiptar vijnë si rrjedhojë e kompleksit për të kaluarën komuniste, por jo edhe përputhje me realitetin politik në Shqipëri.

Dialektika politike mbështetur në klientelizëm sociokomunist të udhëhequr nga Edi Rama, shkel çdo parim etik në demokraci (sabotimi minoren-opozitar ndaj mazhorancës integruese-euroatlantike), duke mbetur kërcënimi më madh i Shqipërisë Evropiane.

Shqipëria në kontekstin realpolitik vazhdon të tregojë vlerat e veta nacionale e shtetërore si vend tipik evropian (anëtarësimi në NATO, procesi i liberalizimit të vizave si dhe rruga drejt BE-së). Shqiptarëve me shumë se kurrë i duhet maturia politike, qëndrueshmëria ekonomike dhe pjekuria nacionale.

Shqipëri-Kosovë, refleks dhe imazh gjithëkombëtar

Shqipëria mbetet lokomotiva e parë për integrimin nacional të shqiptarëve në strukturat Euroatlantike. Duke qenë tempull i kultivimit të demokracisë,(20 vjet demokraci) Shqipëria me reflekset e saja pasqyron edhe qëndrueshmërinë e shtetit të  Kosovës (konteksti nacional).

Realisht shqiptarët (si etnikum unik) gjinden para sprovave të mëdha, shteti i ri i Kosovës dhe ecuria europolitike e Shqipërisë. Pikërisht, duke vështruar pozicionin në të cilin gjendet kombi ynë, krijimi i situatave delikate (deformitet politike) janë krejtësisht të papranueshme dhe me prapavije të caktuar antishqiptare. Kaosi politik në Shqipëri (tendencat socialiste) do të ndikonin qe ndërkombëtarët të largojnë vemendjen e tyre në radhë të parë nga vet integrimi i Shqipërisë në BE, por në këtë kontekst mund të stagnonte edhe më tutje procesi i njohjeve për pavarësinë  e Kosovës. Deri kur do të harxhojmë kaq shumë energji me vetvetën.

Ethet e sindromit të 97-ës

Veprimet e fundit Edviniste realisht janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve. BE-ja jo vetëm qe është aspiratë, por njëherësh mbetet edhe nevojë akute për kombin më të vjetër në Ballkan. Në këtë kontekst shqiptarët (pavarësisht sfidave dhe çmimit) janë të vendosur më shumë se kurrë në ecjen e tyre drejt BE-së. Edi Rama, kryesocialisti shqiptar,  më veprime politikisht destruktive shpreh padurimin e tij për Shqipërinë në NATO, (dhe rrugëtimin drejt BE-së).

Duke vazhduar me rrugën e bojkotit ndaj institucioneve demokratike, në Shqipëri, mëtohet krijimi i një frymimi mitik okult kundër vet vullnetit politik të shqiptarëve (shqiptarët votuan për BE), kundër kodit demokratik por edhe kundër vet shprehjes së lirë qytetare. Rama përmes përjashtimit të shumicës qytetare tenton të ndrydhë ndjenjen “liri qytetare”, ngase kërkesat e socialistëve konsiderohen si parime kundërshtuese me kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushtetit në këndin demokratik.

“Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike dhe kjo është praktikë e vetme që zbatohet në Bashkimin Evropian”, vlerësuan njëzëri të gjithë burrështetasit e BE-së, të cilët shkelën në tokën shqiptare duke kërkuar tejkalimin e ngërçit politik, edhe ashtu të kamufluar.

I përvuajtur nga sindroimi i 97-tës, (degradimi i segmenteve demokratike dhe marrja me dhunë e pushtetit), Rama vetkonfirmon se me këtë “iniciativë”(dalja në rrugë) do të synohet rrezimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme. Realisht edhe vet Edi Rama është kundër mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat do të rikonfirmomin humbjen e tij. Ajo qe realisht kërkon opozita socialiste në Shqipëri është krijimi i klimës së kaosit nga e cila do të përfitonin vetëm bandat dhe komplotistët.

Këtë e kuptuan më në fund edhe vet eurodiplomatët. Cili do të ishte ai njeri i cili nuk do të pranonte që  Parlamenti të jetë vend politikëbërës  në shoqërinë moderne, thjeshtë ‘odë’ edhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve, qoftë edhe të kontesteve. Askush, përveç megalomanëve dhe narcisoidëve. Çfarë do të thotë  “opsioni” i rrugës, (të sindromit “kallashnikov”): Thjeshtë grabitje pushtetesh përmes dhunës dhe terrorit (metoda revolucionare të diktaturave).

Rama, si protagonist i sindromit sociokomunist, edhe njëherë dëshmon se është i “gatshëm” të krijojë turbulenca të brendshme, dhe të pengojë liberalizimin e vizave për shqiptarët si dhe të stagnojë hyrjen e Shqipërisë në BE. Por, jam shumë i bindur se nuk ka dorë shqiptari (as nga opozita socialiste) që do t’i përgjigjej kushtrimit të kryesolialistit Rama (udhëheqës edhe ashtu i kontestuar), për të rrokur armët kundër shtetit të vet, kundër zhvillimit, integrimit dhe lulëzimit të Shqipërisë moderne.

Shqiptarët u liruan njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e dhimbshme diktatoriale, tash e 20 vjet më parë. Nëse këtë ende nuk e ka të qartë Edi Rama dhe bashkëmendimtarët e tij, këtë e kanë dëshmuar të gjithë shqiptarët në kontekstin tejpolitik dhe partiak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)