Fanatikët e PDK-së së ç'mi ngjajnë atyre të LDK-së
Shkruar nga Labinot Gjini
I kemi akoma kujtimet e freskëta kur shumë atdhetar nga radhët e LPK-së dhe më vonë të PDK-së çuditeshin me fanatizmin që mbante populli ynë në Kosovë për Ibrahim Rugovën. Cfarëdo që bënte ky far "lideri", ldk-istatë dhe populli e arsyetonin.
I gjenin 101 mënyra për ta mbushur mendjën se ai e "dinte" më mirë se çdokush se çfarë duhet bërë dhe se nuk mund të ketë rrugë tjetër përveç atij që ofronte ai.
Rugova bëri çfarë nuk bëri dhe, prapë se prapë, ai arsytohej (bile ende arsyetohet nga disa). Ai e quajti UCK-në terroriste, bashkëpunoj thellësisht me Beogradin, kërkoj ndalimin e bombardimëve të NATO-së, bëri "zgjedhje të lira" në mes të luftës, tentoi të bëjë ushtri diverzante kundër UCK-së, bëri luks dhe u pasurua në varfërinë më të madhe të Kosovës dhe, më interesantja, se ai kurrë nuk polli një ide të vetme politike dhe nuk bëri një veprim të vetem në atë drejtim që mendonte populli se është ka vepron.
Pas të gjitha këto të bëra, prapë se prapë, atij i qëndruan nga pas ldk-istatë dhe pjesa dërrmuese e popullit të asaj kohe.
Në anën tjetër, njerëzit e LPK-së, më vonë të UCK-së dhe PDK-së, ishin të pakët në numër, por nën ide të mëdha mbaheshin dhe vepronin, nën sakrifica të mëdha ata qëndruan dhe shumë prej tyre dhanë edhe jetën.
Ata u përndoqën, u likfiduan dhe tërë kohën demonstruan se janë shpirti liridashës i popullit. Ata bënin se ç'bënin për atë vend, të vdisnin me armë në dorë apo të burgoseshin dhe të vuanin dënime më të tmerrshëmet në burgjet e Sërbisë.
Ata kurrë nuk do të vlerësoheshin siç Ibrahim Rugova. Bile, në jo pak raste do të nënçmoheshin, do të përdhoseshin nga propagandatë më të ndyta që mund të dëgjoj njeriu, nga të pavërtetatë të krijuara nga masmedia rugoviste dhe udbeske.
Ata do të çuditeshin se sa e sa urrejtje ishte mbledhur ndër këtë popull kundër tyre, gjerësa ata bënin të pamundrën për të.
Lufta e Kosovës do ti luhaste pak a shumë temelet e kësaj çmendurie kolektive, të këtij fanatizmi të çuditshëm, por do të ishim larg largimit të mjegullës të krijuar nga epoka milloshoviqo-rugoviane.
Mirëpo, tani betejat politike do të ishin më të barabarta sepse do të zhvilloheshin përbrenda teritorit të Kosovës, më afër popullit. Mbarë patriotët shqiptar të persekutuar me vite me radh kishin vënë shpresën tek PDK dhe shumica absolute e tyre ishin radhitur në këtë formacion politik.
Hashim Thaçi ishte zgjedhur si Kryetar i saj, jo sepse i kalonte të tjerët për nga mençuria apo sepse ishte vërtet lideri i këtyre formacionëve, por ashtu siç ishte në filozofinë përzgjedhëse të formacionëve të asaj kohe (LPK), ai u zgjodh sepse modestia e të tjerëve (ka qenë si lloj turpi kollektiv të pranosh poste dhe zakonisht për përzgjedhje duhej bërë shumë lutje ndaj individëve të caktuar) ja krijoj hapësirën që të zgjidhej (si ambicioz që ishte).
Dhe, vërtet se Hashim Thaçi ishte larg të të qenurit lideri i kësaj partie. Ai e dinte se në këtë formacion kishte së paku 200 lider sikurse ai apo që ja kalonin për larg atij.
Ata 200 lider të tjerë kishin një peshë shumë të madhe në këtë parti dhe Hashim Thaçi para se të donte të bënte një lëvizje më të vogël, atij i duhej aprovimi i tyre konsensual.
Shkurt thënë Hashimi kishte vetem një rol të zëdhënësit të këtij formacioni, i cili vendimarrjen e konservonte dhe në mënyrë demokratike dhe brendave marrëveshjës së paracaktuar (statutit) vendoste për një vijë ideologjiko-programatike dhe strategjike rreth të cilave ky formacion duhej të pozicionohej dhe të qëndronte përgjatë betejave të tija politike.
Por, Hashim Thaçi nuk ishte mësuar të qëndroj në mes shokëve si i barabarti i tyre. Dhe, realisht, ai nuk posedonte formacion të mjaftueshëm politik dhe ideologjik për të kuptuar rëndësinë e pozicionëve të tilla politike dhe strategjike dhe as rëndësinë e respektimit të statutit të partisë dhe programit të saj. Egoja e qonte përtej këtyre dhe, ai donte të ishte lider i vetëm dhe të ketë vendimarrje të vetme.
Për tu bërë një gjë e tillë, atij i duhej pushteti. Këtë pushtet, ai e morri në 2007 fal një përjekje të jashtëzakonshëme të militantëve të PDK-së.
Pasi e morri pushtetin PDK, Hashim Thaçi, dal nga dal, afroj rreth vetës zvarranikët dhe zhvatësit më të mëdhenj të këtij vendi.
Me shtimin e numrit të zvarranikëve dhe me pasurimin e këtyre zvarranikëve u mundën të ndershmit e PDK-së dhe, përgjithësisht, ata u larguan nga ky formacion (ose janë në një fazë të largimit). (Një zhvillim të tillë, ndoshta kam qenë nga të rrallët që e kam paramenduar qysh në vitet 2004-2005 dhe e kam shprehur në shumë debate të asaj kohe).
Pas këtij monopolizimi të PDK-së, Hashim Thaçi dhe grupi i tij i zvarranikëve (nuk e kam për ofendim, por vërtet ashtu është), i larguan të gjitha idealët mbi të cilat u ngrit kjo parti. Ata, bënë ç'mos që të largoheshin edhe të gjithë bartësitë e këtyre idealëve apo që përkujtonin me historinë e tyre sakrificatë e këtij populli.
Të gjithë këta dhe idealët e tyre për bashkim kombëtar, për shtet të së drejtës, për sovranitet, këmbëngulje, vendosmëri dhe kundërvënie ndaj politikave anti-shqiptare që mund të vinin nga qarqe të huaja dhe nga Sërbia, për struktur të fuqishëme dhe diciplinë shtetërore, për ekonomi të matur dhe të konsoliduar publiko-privat, për diplomaci të qartë, serioze, të shkathët dhe të spikatur, do të zhduken nga tavolina e tyre.
Këta do të zëvendësoheshin me ata që vetëm një gjë dinë : të përkulen para çdo pushtetit dhe të zvarritën përpara tij. Do të zëvendësoheshin me njerëz të UDB-së, me ata të cilët i shërbyen për shumë kohë Serbisë dhe organëve të tyre. Idealët e tyre do të ishin krejt të ndryshëme nga ato që kishte PDK në një kohë tjetër.
Tani, ata kishin në pikësynime vetëm pushtetin dhe përmesë këtij pushteti pasurimin e tyre. Të tjerat, për ta, duhet të jenë vetëm façadë, të cilën e kanë menduar ta bëjnë përmesë blerjës së mediave.
Kjo që po e them mund të duket e tepruar për shumë njerëz të cilët kanë një distancë të konsiderueshëme me aktorët dhe jetën politike të Kosovës. Por, po të ishit më afër këtyre njerzëve për vite me radhë dhe jetës politike të Kosovës, po të kishit qëndruar në një tavolinë me ta, po ti njifshit nga afër, se si ata mendojn, flasin, shprehen, sillen dhe veprojn do të më akuzonit për eufemizëm dhe jo për hiperbolizëm.
Duke i njohur këto rrokada të cilat ndodhën në PDK, sidomos pas 2008, gjithëkush mund ta kuptoj edhe devijimin që morri PDK në vitët e më pasme e deri më sot. Hashim Thaçi qysh më 2008, ndërroj qëllimet e PDK-së, jo vetëm të politikës zyrtare, por edhe të politikës reale të sajë, duke marrë kahjën e "kosovarizimit".
Ai bëri ç'mos për të promovuar flamurinë e Mikey Mausit dhe vërtet besoj në një shtet multietnik, në një komb kosovar të pavarur edhe ndaj Sërbisë edhe ndaj Rep. së Shqipërisë. Një besim real për këtë gjë ai e dëshmoj me qindra herë gjatë këtyre vjetëve.
Më vonë, ai dhe grupi i tij dëshmuan se janë ndikuesë në sistemin e drejtësisë dhe, sidomos, në përndjekjen e ish-ushtarëve të UCK-së (përfshirë këtu edhe të Fatmir Limës).
Përndryshe, le të më shpjegoj dikush se si bëhet që vetem njerëz të caktuar përndiqen, por jo edhe ata të cilët janë më të dyshimtitë në këtë vend ?! Përndryshe, le të më tregoj dikush se si bëhet që "komandanti" i UCK-së, Hashim Thaçi, asnjëherë nuk u thirrë qoft edhe për të dëshmuar nëpër gjyqe ?!
Përndryshe, le të më tregoj dikush se si bëhet që Kadri Veseli, udhëheqësi i SHIK-ut, po ashtu, as nuk u përndoq dhe as nuk u thirrë qoft njëherë nga drejtësia shtetërore apo ndërkombëtare për të dëshmuar ?!
Përndryshe, le të më shpjegoj dikush se si u bë që çdo kush që doli kundër Hashim Thaçit, u bë me akuza (qofshin ato minore) dhe u publikuan nëpër të gjitha mediat e vendit (vetem sa për ta përlloqur personalitetin e tyre) ?!
Më vonë, Hashim Thaçi dhe grupi i zvarranikëve zhvatës, bënë bisedime me Serbinë dhe marrëveshje të fshehtë me të për Kosovën (pa e përmendur asnjëherë Kosovën Lindore) dhe pasojat e kësaj marrëveshje tani po i zbulojm dita-ditës.
Nga kjo marrëveshje, Serbia u legalizua në Kosovë dhe, Mitrovica mbetët edhe më e ndarë se më parë. Nga kjo marrëveshje dolën edhe shtimi i vendëve të rezervuara dhe kushtetueshëmria e tyre.
Akoma më shumë, Hashim Thaçi, bëri ç'mos që të votohet Gjykata Speciale kundër "krimëve" të UCK-së (e cila rrodhi nga vetë politikatë e tij) dhe, këtë, çdo njeri me pak mend në kokë e di se është kundër luftës së drejtë të popullit shqiptar. (Pse kërkoj me ngulm për tu votuar Gjykata speciale?
Shumë arsye dolën nga mediat, por unë po ju a jap një të ndryshëme: Gjykata speciale u kërkua që të votohet me ngulm nga Hashimi sepse, të jeni të bindur, se ai dhe shumë prej tyre morrën garancione personale në shkëmbim të votës.
Thënë ndryshe, ata i tradhëtuan ushtarët e UCK-së dhe luftën çlirimtare me një garancion personal. Të gjitha arsyet e tjera kanë qenë, realisht, të pavërteta dhe vetëm skena propagandistike të politikës dhe mediave tona. Le të ma shpjegoj dikush se si paska mundur që Rusia ta krijoj këtë Gjykatë në KS, kur ajo duhet të ketë unanimitetin në këtë organ.
Sidomos, si do të kishte mundur që Rusia ta marrë unanimitetin në KS, në këtë kohë kur ajo është në koflikt të hapur me Perendimin për çëshjten e Ukrainës. Ti lëmë anash këto pollavra të Adem Grabovcit e co dhe të bëhemi më serioz).
Bëri e ç'nuk bëri Hashimi kundër interesave të popullit shqiptar në Kosovë. Të gjitha këto u denoncuan nga shumë atdhetarë shqiptar dhe, në mënyrë të veçant, nga VV, e cila realisht dëshmoj herët se Hashimi i ka hyp skijave. Edhe tani, së fundmi, në këtë fushatë para-zgjedhore, Hashimi nuk shpalli një ide të vetme politike për vendin.
Na shpalli fantazi ashtu siç Ibrahim Rugova dikur. Keqëpërdori bugjetin e vendit për të promuvuar vetën dhe me paratë tona ai dhe ata u pasuruan dhe na gënjejn trash për çdo ditë.
Të gjitha këto që po i them nuk janë të panjohura dhe të pakuptueshëme për ata që ishin dhe që janë të angazhuar në politikën shqiptare. Akoma më shumë për ata të cilët i përjetuan si individ dhe si familje këto ngjarje.
Përkundrazi, mbarë këta njerëz i dinë mirë këto gjëra dhe mbarë këta njerëz i kanë analizuar po kështu sikurse unë. Shumica prej atyre që vuajtën nga ideja e bashkimit kombëtar, nga ideja e shtetit të së drejtës, sovranitetit, shkëputjës nga Sërbia, të drejtën e vetëvendosjës mbi çështje politiko-ekonomike të vendit, sot kanë hequr dorë nga PDK.
Ajo nuk është më shpresa e tyre dhe realisht i kanë ndarë rrugët me të. Për të qenë, ka ende disa njerëz të ndershëm ndër militantët e saj që ende nuk kanë hequr dorë nga këto ideale dhe, çuditërisht, ende besojn se Hashimi është në vijën e tyre.
Atë habi filozofike që kishin këta fanatikët e sotshëm të PDK mbi fanatikët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës, po këtë habi mund ta kemi sot për ta. Pra Rugova bëri se ç'nuk bëri kundër interesave shqiptare dhe ata mbeteshin gjithëmon me atë besimin se ai është duke bërë të mira për këtë vend.
Po ashtu, Hashimi bëri se ç'nuk bëri kundër interesave shqiptare dhe këta mbetën gjithëmon me atë besimin se ai është duke bërë të mira për këtë vend dhe se është e vetmja zgjidhje e këtij vendi ?!
Ashtu siç dikur fanatikët e Ibrahim Rugovës (ka ende të tillë) i nënvlerësonin, i nënçmonin dhe i urrenin shpirtërisht njerëzit e LPK-së (shumë më shumë se sa vetë Serbinë) vetem e vetem sepse këta të fundit po ja prishini rehatin epokës millosheviqiano-rugoviane Kosovës, po ashtu fanatikët e PDK-së kanë ngjallur një urrejtje shpirtërore ndaj çdokujt që po i prish terezin epokës UNMIKO-EULEXO-Thaçiane të Kosovës.
Le të bëjnë çfarë të dojn VV apo të tjerët tek NISMA, le të mbajn çfarëdo qëndrimi, çfarëdo ideje, çfarëdo guximi, ata do të jenë të urryer, të nënçmuar, të përgojuar, të etiketuar, të përndjekur, shumë herë të rrahur dhe të burgosur. Këtë urrejtje për vite me radhë Hashim Thaçi dhe zvarranikët e tij janë duke tentuar ta mbjellin tek populli i Kosovës përmes mediave të paguara nga ky grup plutokratësh.
Mirëpo, Hashim Thaçi ka harruar se ka një dallim nga të dy epokatë. Sot, populli shqiptar nuk është më ai populli i izoluar që ishte dhe që mashtrohej me një kafe dhe me një buzëqeshje të liderëve.
Nuk është më ai që mashtrohet nga fototë dhe inskenimet politike. Ai sot është një popull tjetër, ai sot është duke u bërë nga ata popujt që mashtron liderët e saj.
Ai është nga ata popujt që lexon dhe sheh larg dhe që i duhet një periudhë e shkurt për të të vlerësuar dhe zhvlerësuar.
Ky popull ja dha Hashimi një përgjigjje në zgjedhjet lokale, ai do t'ja jep edhe një tjetër në zgjedhjet parlamentare.