27 Dhjetor 2024

Familja Zeqiri e terrorizuar nga shtetit maqedonas arriti në Shtutgart

Nga Asllan Dibrani

Shqiptarët e Mërgatës shqiptare u solidarizuan me familjen  Zeqiri , dhanë  ndihmën e vet. Ata  dënuan oportunizmin e faktorit shqiptar në Ballkan   si  atë të  Shqipërisë , Kosovës ,po edhe  të faktorit shqiptar në Maqedoni!

Mbrëmë   në orët e vona të natës   rreth  23.30 minuta nga Maqedonia  arriti familja e kryefamiljarit Zymer Zreqirit, i sulmuar në shtëpi e  vet ,  dy net ma herët nga   huliganet   maqedonas të nxitur nga  shteti  dhe politika  maqedonase dhe shovinistët  e  Gruevskit dhe VMRO-së.  Gruevskit iu lejua që të zbatojë politikë antishqiptare me terror e dhunë   për pastrim etnik në Maqedoni.

Ai arriti që të krijojë një gjeneratë të re antishqiptare dhe ky qëndrim u manifestua me rrahjen e të rinjve shqiptarë,familjeve dhe popullatës në tërësi . 

Sulmi  i përditshëm   ndaj shqiptareve vrasjet ,  burgosjet  dhe dhuna e pa parë , arriti  kulmin me largimin e kësaj familjeje e njohur       me qëndresën dhe  rezistencën e pa shoqe. Kjo  familje  dha dëshmor për interesin kombëtar.

Deri me tash  kjo familje  ishte objekt sulmi, pa përkrahjen e asnjë institucioni shqiptar \"kukulla\"  në instancat   e Maqedonisë.

Maqedonia po boshatiset nga shqiptaret!

Familja 50-të anëtarësh Zeqiri, ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të terrorit  dhunës dhe reprezaljeve  të  ekzekutuara nga huliganëve maqedonas të dirigjuar nga shteti maqedonas  i formuar  artificialisht me ndihmën e kryekasapit të Ballkanit Sllobodan Mishosheviqit

Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera i kanë hedhur koktej molotovi, ndërsa më 13 prill, 30-të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë loken e shtëpisë, 75 vjeçare Sherife Zeqirin.

Para dy netësh kjo familje   prapë u sulmuar me ç\'rast   në shtëpinë e tyre hynë grup i madh  që  lanë  të plagosur  prapë Sherife Zeqirin ,Besnik Zeqirin 23 vjeçar,  i thyen dorën  dhe plagë   të konsiderueshme   pësoj Gjelil Zeqiri, po edhe natarët tjerë  u  goditen me  rrahje masive.  

U krijuan një terror  fizik dhe psikik ndaj kësaj familje,duke   e  kërcënuar me vdekje   ose të shpërngulen nga   vendlindja e tyre baba-babadem   nga krijimi i   botes njerëzore!?...

Shpërngulja  e tyre, edhe pse po  ndodh në shekullin e 21 nuk shqetësoi asnjë politikan shqiptar, por  ta shohim  se   pas shpërnguljes së shqiptarëve nga Maqedonia, kenë do ta përfaqësojnë,  apo do të mbesin  vegla   ma  të turpshme  akoma të  sllavistëve të vegjël  maqedonas. 

Prioritet i debateve në parlamentin e Maqedonisë  për faktorin shqiptar,  dominon    tema  e karrierës personale , interesi  personal  duke e  anashkaluar çështjen e  shqiptarëve si në   fushën politike, atë kulturore dhe   etnike.

“Braktisja e shtëpisë së familjes Zeqiri  nga Radishani, ikja e tyre për në Gjermani, është një  plage e vjetër për shqiptarë që po përsëritet edhe tani   me programin e  sllavo-shovinistëve  maqedonas!

Kjo familje nga  16-të veta ,  të familjes 50-të anëtarëshe Zeqiri nga Radishani i Shkupit, të hënën lanë vatrën e tyre me destinacion Gjermaninë. Ata mbërritën në Gjermani,  të shoqëruar me z.Idriz Sinanin  kryetar i Forumit  ndërkombëtar për të drejtat  dhe lirinë  e njeriut  me seksion në Maqedoni. Në  rastin  e takimit me zotin  Idriz , dha   një deklarate shqetësues   për gjendjen e  shqiptarëve në Maqedoni, po edhe  konkretisht  me rastin e kësaj familje.

Fillimisht ndihmë ju dolën  shqiptarët e   emigrant   nga Kosova Asllan Dibrani publicist,ish i burgosur politik dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani , Vitor Spaqi  kryetar i Qendrës Kulturore   në Shtutgard,  dhe këshilltar   i  Misionit Katolik  në Shtutgard,dhe Halit  Gashi kryetar  nga  \"Shoqëria  Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut    me qendër në Kosovë.

Këta persona   e ndanë shqetësimin  shumë serioz me   këtë familje  të cilën e  strehuan  të  familja e Vitor Spaqit   me mikpritjen   shqiptare,  bujarinë dhe virtytet   e trashëguara    nga  e kaluara  dhe zakonet shqiptare.

Aty   ngrohtësisht    u shtrua edhe darka  për të gjithë anëtaret e familjes refugjate .Edhe se kishim kushte edhe ne tjerët  për ta  strehuar këtë  familja ,zoti Vitor Spaqi  këmbënguli qe mos te ndahet kjo familje. 

Aty fjetën  dhe  pushuan   deri në mëngjesin e sotëm nga  e cila ramë në kontakt me disa    organe shtetërore   gjermane   dhe   i dorëzuam në   Qendrën  e Strehimit për të huaj,  te ndihmuar  deri ne Karlsruhe , me  vendosmërinë  dhe kërkesën  e kësaj familje  për kërkim të azilit politik në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)