Fajtoret dihen, nuk është vetëm ministri aktual
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Kur po i dëgjojmë disa deklarata te disa politikaneve e bosëve që deri dje ishin pjesë e qeverisjeve të deritashme, se përgjegjës për gjendjen në arsimin kosovare janë vetëm udhëheqësit e tanishëm dhe liderët aktual, po me vjen me vjell.
Ka shumë prej këtyre kritikuesve dhe ish liderëve, e disa edhe ish ministra, që fëmijët e tyre i regjistruan pa kurrfarë kriteri, pas çdo afati kohor me pikë kah fundi i listës së të dështuarve me rastin e vlerësimeve kurse tash po na shesin mend e po \"vajtojnë\" me \"lot krokodili\".,se kuku për neve çka na gjeti..!!!!
Për ketë gjendje, ne arsimin kosovare, ne radhe te pare, fajtore, janë gjithë ish ata, qe qeverisen me këtë Kosove,e ne veçanti gjithë ministrat \"kukulla\" te arsimit, por edhe shumica e liderëve, qe pos qe i regjistruan fëmijët e tyre shumë herë pa përfillur kriteret e konkursit, edhe ia kryen provimet aty ku i regjistruan, disa i angazhuan edhe asistentë neper fakultete, e kuptohet, edhe i punësuan, sepse, ata ishin fëmijët e tyre,kurse baballarët e tyre, me siguri rrihnin gjoks para tyre: \"A e dini se kënd e kini ju baba,Kush guxon te ju pengon juve, Kush guxon te jua prish ëndrrat dhe dëshirat e juaja....!!!!
Ata ishin mbi ligjin,ata vet ishin ligji,dhe ata e sollën jo vetëm arsimin, por edhe shëndetësinë e shume sfera tjera, ne këtë gjendje, qe tash po e vajtojmë, te gjithë, bashkërisht...
Është burrërore, nëse nuk pranoni, se jeni pjese e këtyre dështimeve, bile, heshtni e mos tentoni te na \"shpërlani\" trurin..