Eurodeputetes Lunacek
Sara Tujani
Tani më jemi mësuar me njerëz me aftësi të kufizuara të llogjikimit dhe aryetimit të fyejnë apo mohojnë ide të vërteta hyjnore të cilat çdo fe përkatëse i përfaqëson dhe të tjerat e respektojnë. Por sot erdh rasti dhe shohim njerëz po me aftësi të kufizuara mendimi tek fyejnë veten e tyre.
Tani më kjo çështje ka kaluar nga fyerja e Islamit, po fyejnë veten e tyre dhe të ashtëquajturën luften e tyre për civilizim dhe krijim të lirisë individuale të të jetuarit dhe praktikuarit çdo besim fetar në çdo ambjent pa qellim propagandë. E theksoj se kjo është edhe një nga pikat e nenit 38 Kushtetutës të Republikës së Kosoves.
Duket ironike edhe aktiviteti i organizuar me rastin e Javes se Gruas ku në panel eurodeputetja Lunacek ka folur rreth Rolit të gruas në Integrimin Europian.
E rilexoj temën dhe përsëri qesh. Nuk po mundem të kap inteligjencën e lartë të zonjës deputete. Tre pika të zonjës Lunacek të cilat i shoh si shumë të larta për ti kuptuar unë një njeri i thjeshtë.
Kështu që po i ndaj me ju kto pika të vyera. Sipas Lunacek në lidhje me kuotën gjinore;
vet fakti që Kosova e ka presidenten e parë femër në rajon tregon sa ka avancuar pozita e gruas.
Në lidhje me praninë e grave në punët publike: ka tendenca që tiu thonë grave që të rrinë në shtëpi, nuk duhet të punojnë, që nuk duhet të jenë të pranishme në punët publike, pra tentohet të minimizohet punët që janë arritur.
Ne lidhje me mbajtjen e shamise:Unë kam një opinion personal dhe mendoj personalisht këtë e them shumë shpesh se unë mendoj që edhe shamitë brenda fesë janë mjet për ti nënshtruar gratë, për ti vendosur ato në një pozitë me të ulët se burrat. Unë parapëlqej, preferoj që vajzat të mos mbajnë shami, sepse ne kemi luftuar shumë që të vishën si duhet.
Ju faleminderit eurodeputete, mendimet e juaja personale na ndriçuan ne të paditurit. Në formën e falenderimit do tju kthejmë përgjigjen që meritoni:
Në femrat shqiptare duam tju themi që nuk avancohet pozita e gruas duke u bërë president një femër e një vendi. Në një shtet vetëm një bëhet president/e, po mijera gratë e tjera? Apo edhe ato të aplikojnë për mandatet e ardhshme.
Si mund të ndikojë përfaqësimi i kuotave në parlament, kur shumica e femrave të tjera jetojnë në kushte të vështira, dhe në punë të rënda.
I quajmë me fat këto femra pasi të paktën e gëzojnë një punë edhe pse me kushte të mjerueshme, por një numër shumë më i madh lufton për një të drejtë pune e cila kalon në refuzim.
Po na thoni që femra nuk duhet të mbyllet në shtëpi, duhet të jetë aktive. Keni shumë të drejtë, femra është një krijesë e vyer e cila ka të drejtën të arsimohet dhe të krijojë identitetin e saj dhe të jap kontributin e saj në çdo fushë.
Pas këtij vlerësimi që i bëni femrës shqiptare kosovare, ju menjëherë e fyeni. Ju thoni që shamia është mjet nënshtrimi. Si mund të kontribuohet për arsimim dhe për emancipim (fjalen emancipim po e përdorim në kontekstin pozitiv), kur ju automatikisht këto me shami i përjashtoni?
Ju po luftoni për progresin e rolit të gruas në jetën publike. Por armët e juaja ia keni drejtuar grave vete. Ku është qëllimi juaj? Ju thoni që femrat e mbuluara po nënshtrohen prej burrave?!
Jo e nderuar ato po trysohen çdo ditë të nënshtrohen nga njerëz të pa emancipuar si ju. Po shëtisini në çdo shtet duke nxitur ngritjen e gruas dhe vini tek ne e na thoni mos mbani shami.
E nderuar ne ju themi, kthehuni nga erdhet sepse ne e kemi gjetur rrugen tone. Dashakeqësit si ju po na pengojnë në ngritjën tonë. Unë mund ta kuptoj por jo ta justifikoj faktin që ju personalisht paskeni një ndjenjë urrejtje ndaj një feje hyjnore.
Ju kujtoj që feja hyjnore që ju mbani thotë të mos e fyeni fenë tjeter, respektojeni atë siç e respektoni fenë tuaj. Mirë që Kuranin tonë të Madhërishëm nuk e lexoni, të paktën lexoni Biblën tuaj sepse injoranca e qëllimshme është mangesi e madhe!
Ajo që une nuk konceptoj është se njerëzit që flasin në emër të emancipimit vendosin mure bllokuese. E nderuar, në po mbulojmë kokat tona por jo mendjen dhe zemrën tonë!
Ju këshilloj ti hapni sytë mirë dhe të shihni përtej asaj perdes së vjetëruar të injorancës e cila ecën me vulën e modernizimit. Meqe ra fjala, ai model flokësh nuk ju shkoka aspak. Apo nuk kam të drejte tjua them?!
Ne lidhje me mbajtjen e shamise:Unë kam njëopinion personal dhe mendoj personalisht këtë e them shumë shpesh se unë mendojqë edhe shamitë brenda fesë janë mjet për ti nënshtruar gratë, për tivendosur ato në një pozitë me të ulët se burrat. Unë parapëlqej, preferoj qëvajzat të mos mbajnë shami, sepse ne kemi luftuar shumë që të vishën si duhet.
Ju faleminderit eurodeputete, mendimet e juaja personale na ndriçuan ne tëpaditurit. Në formën e falenderimit do tju kthejmë përgjigjen që meritoni:
Në femrat shqiptare duam tju themi që nuk avancohet pozita e gruas duke u bërëpresident një femër e një vendi. Në një shtet vetëm një bëhet president/e, pomijera gratë e tjera? Apo edhe ato të aplikojnë për mandatet e ardhshme.
Si mund të ndikojë përfaqësimi i kuotave në parlament, kur shumica e femrave tëtjera jetojnë në kushte të vështira, dhe në punë të rënda.
I quajmë me fat këto femra pasi të paktën egëzojnë një punë edhe pse me kushte të mjerueshme, por një numër shumë më imadh lufton për një të drejtë pune e cila kalon në refuzim.
Po na thoni që femra nuk duhet të mbyllet në shtëpi, duhet të jetë aktive. Kenishumë të drejtë, femra është një krijesë e vyer e cila ka të drejtën tëarsimohet dhe të krijojë identitetin e saj dhe të jap kontributin e saj në çdofushë.
Pas këtij vlerësimi që i bëni femrës shqiptarekosovare, ju menjëherë e fyeni. Ju thoni që shamia është mjet nënshtrimi. Simund të kontribuohet për arsimim dhe për emancipim (fjalen emancipim po epërdorim në kontekstin pozitiv), kur ju automatikisht këto me shami ipërjashtoni?
Ju po luftoni për progresin e rolit të gruasnë jetën publike. Por armët e juaja ia keni drejtuar grave vete. Ku ështëqëllimi juaj? Ju thoni që femrat e mbuluara po nënshtrohen prej burrave?!
Jo enderuar ato po trysohen çdo ditë të nënshtrohen nga njerëz të pa emancipuar siju. Po shëtisini në çdo shtet duke nxitur ngritjen e gruas dhe vini tek ne ena thoni mos mbani shami.
E nderuar ne ju themi, kthehuni nga erdhet sepse ne e kemi gjetur rrugen tone.Dashakeqësit si ju po na pengojnë në ngritjën tonë. Unë mund ta kuptoj por jota justifikoj faktin që ju personalisht paskeni një ndjenjë urrejtje ndaj njëfeje hyjnore.
Ju kujtoj që feja hyjnore që ju mbani thotë tëmos e fyeni fenë tjeter, respektojeni atë siç e respektoni fenë tuaj. Mirë qëKuranin tonë të Madhërishëm nuk e lexoni, të paktën lexoni Biblën tuaj sepseinjoranca e qëllimshme është mangesi e madhe!
Ajo që une nuk konceptoj është se njerëzit qëflasin në emër të emancipimit vendosin mure bllokuese. E nderuar, në pombulojmë kokat tona por jo mendjen dhe zemrën tonë!
Ju këshilloj ti hapni sytë mirë dhe të shihnipërtej asaj perdes së vjetëruar të injorancës e cila ecën me vulën emodernizimit. Meqe ra fjala, ai model flokësh nuk ju shkoka aspak. Apo nuk kamtë drejte tjua them?!