Eulexi copy e Unmik-ut
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Zhgënjimet duhet të varrosen,nuk duhet ballsamohen.
( Henri S.Haskins)
Rasti i fundit i veprimit të përsonit më të afërt të Shefit të Eulexit, z. Xavier Bout de Marnhac, kaobojit, Stefan Loren, (kuptohet bashkëkombas i këtij shefi nga Franca), kur pos tjerash, fyen rëndë, jo vetëm përsonelin shqiptarë të punësuar në Eulex, por gjithë shqiptarët kudo që janë, duke shtuar mes tjersah se me flamurin shqiptar duhet pastruar prapa... por edhe shumëcka tjetër, është një veprim, që kurrësesi, nuk duhet toleruar që si rast(jo individual sic po vlersohet nga disa) të mëshifet, harrohet dhe të heshtet.
Është një sjellje, në vazhdën e shumë veprimeve të një pjese të mekanizmave nderkombëtarë, që veprojnë tani e 12 vite në Kosovë, e që bien ndesh me cdo normë dhe etikë, e në veqanti, janë provokime të cilat asnjëhërë, deri tash, përkundër dëmeve dhe pasojave , fatkeqësishtë edhe me vrasje e humbje jetëra njerëzish ,nuk morën dënimin e merituar.
Kuptohet, hic ndonjë iniciativë, mund të themi as që pati angazhime dhe veprime konkrete, për t\'u zbardhur këto fenomene dhe dukuri, e të mos flasim për tu ndëshkuar, as nga ata që kanë ardhur dhe po sorrolaten në këtë Kosovë në emër të demokracisë, ligjeve e vlerave europiane ,që kinse duan ti instalojnë në këtë banana republikë, e të mos flasim nga organet vendore.
Deklarata e të parit të institucionit ndërkombëtar de Marnhac, se veprimi i një të punësuari në stafin më të afërt të tij është shkelje e kodit të sjelljes.... është një deklaratë jo që s,mund të arsyetohet e pranohet, por kjo iriton, dhe është nëncmuese e ofenduese, sepse të ofendosh një kolektivitet shumicë në një vend ku punon e vepron, pa marrë parasyshë kush je, nga vjen ke imunitet, apo (ndoshta) je edhe hajn e vagabond , janë veprime, që aty ku ka rend e rregull, sanksionohesh dhe penalizohesh fillimisht nga ligjet vendore , por edhe nga ato nderkombëtare.
Pa hyrë në detale, z. de Marnhac, e dinë shumë mirë, sepse vjen nga segmenti ushtarak, se përsoni i cili ka bërë këtë veprim ,nuk është gjithëkushi, nuk është staf teknik apo anonimus,nuk është pa peshë dhe ndikim, por është përson i cili për 24 orë në ditë dhe në cdo kohë, për cdo gjë dhe veprim është i obliguar ta njoftoj shefin e tij (de Marnhac), është nënë vëzhgim edhe të shërbimeve tjera (shtesë) menagjeriale që monitorojnë punën e tij, dhe të tjerëve , dhe as miza nuk mund të kaloj pa u vërejtur dhe përcjellur, qoftë gjatë takimeve zyrtare në objektin e Eulexit, por edhe jashtë objektit aty ku shkon shefi e Marnhac.
Pra, përsoni më i afërt i de Marnakk-it,kaoboji Stefan Loren, edhe kur shefi shkon në toalet, e përcjelle ate, është nënë vëzhgim, dhe monitorohet nga njerëz dhe shërbime që e kanë instalua Eulexin, por edhe de Marnhac-in në Kosovë.
Z., de Marnhac, me deklaratën e tij shtesë, se nuk mund të kontrollojë... është edhe nje hedhje hi syve të gjithë neve kosovarëve, se nuk ka pasur informacione, për këto veprime , por gjithashtu edhe deklarata ekspress e Minstrit të drejtësisë Kuqi se vendimi i de Marnhac-ut është në përputhje me rregullat e brendshme dhe parimet demokratike është një amnisti dhe kapitullim i radhës e që flet në radhë të parë për servilizmin që ia bëjmë cdo ndërkombëtari që është në Kosovë pa marrë parasyshë pasojave që na kanë ba dhe po na bëjnë në vazhdimësi.
Ky veprim i Eulex-it, nuk mund të arsyetohet dhe të mos reflektoj, edhe paaftësinë dhe byrokracinë që ekziston te nje pjesë e stafit në këtë strukturë megalomane ndërkombëtarë, e që fuqizon edhe më shumë opinionin e krijuar se është vetëm kopy e Unmikut, që prioritet ka inskenimin e konflikteve e përcamjeve, eliminimin e të padëgjueshmëve ,burgosjen e luftëtarvëe të UCK së,.... por edhe me involvime në afera koruptive e skandale që cenojnë edhe integritetin moral e përsonal të popullatës vendore kosovere si dhe zgajtjen e kësaj situate e cila për një pjesë të stafit ndërkombëtar është belesh që smund ta gjejnë askund.
Se nuk jemi kërkahë, dhe se nuk kemi kapacitet dhe kurriz për ta respektuar mikun, por edhe identifikuar anmikun, në raport me ndërkombetarët, nuk duhet shumë menquri dhe investigim, por jemi dëshmitarë kur në veqanti gjatë ditëve të vikendit, pikërishtë një pjesë ë stafit ndërkombëtar (jo vetem e Eulexit), ia mësyjnë pikniqeve drejtë maleve të Brezovicës, Popova Shapkës, Ohrit e vendeve tjera , ku gjithnjë nënë përcjellje edhe të vajzave kosovare, bejnë qejfe e luajnë (pse jo edhe) me nderin e tyre në emër të trajnimeve .... dhe me siguri, ka femra, jo (gjithnjë) me dëshirë, por të joshur nga leku dhe pozita apo puna në të cilën janë pranuar pikërishtë nga këta ndërkombëtarë, veprojnë kundër dëshirës së tyre.
Për Eulexin, ka edhe shumëcka të flitet e shkruhet ,jo qw ti kritikojmë dhe të këkojnë të largohen, me arsyetim se nuk na duhet dhe nuk kemi nevojë për ta, por për të krijuar raporte të cilat dëshmojnë dhe na bindin se jemi partnerë e jo të nënështruar, dirigjuar e robëruar.
Qëllimi dhe misioni i Eulexit duhet të dëshmohet se është të na ndihmojnë aty ku duhet, ne veqanti sa i përket sundimit të ligjit e sigurisë, të luftojë me fakte fenomenet e korupcionit e hajnisë që po shtohet, të na udhezojnë për të ecur përpara, të mos na lënë të gabojmë, por të na orientojnë për të dëshmuar, se edhe ne jemi dhe duam të bëjmë shtet, por gjithashtu duhet të na lejojnë që (kuptohet nuk duhet edhe pyetur) edhe ne tu tregojmë, se jemi ata, që kemi dicka që ia vlene , që është e shejte, , me cka mburremi dhe krenohemi dhe se nuk do të lejojmë të na përdhosni.....
Presim që në këtë drejtim të këmi mbështetjen e shumicës së tyre ,por në veqanti të njeriut numër 2 në Eulex. Z.Sparksi, i cili së shpejti (pritet) të bëhët edhe dhendër i Kosovës.