Ethet e zgjedhjeve
Shkruar nga Halit Berisha
Fundviti i 2010-tёs Kosovёn e kaploi një turbulencё e thellë. Ajo mori goditje të njëpasnjëshme, si: rënja e Qeverisё së koalicionit,dhe shpallja e zgjedhjeve të lira, një proces zgjedhor jo i rregullt, raporti i Dick Martyt, njё unitet i brishtë i brendshёm reflektoi në imazhin negativ ndëkombёtar.
Kaluan ethet e fushatёs elektorale me të shame, fyerje, mallkime ndaj shtetit e qeverisё, opozitёs, konkurrentit në biznes, të afёrmit, pronarit të biznesit,,kolegut në vendin e punës, shokut e mikut që ka krijuar kushte jetese më të mira, e shumë e shumë tjera.
Fjalёt: hajni, mafi, korrupcion, vjedhje, keqqeverisje, keqmenagjim u përdorёn në çdo tё dytёn-tretёn fjali. U versulёn prej të gjitha drejtimeve, si TV,shtypit ditorë e mjeteve tjera elektronike.
Tani kemi rezultatin. Duhet ti bindemi shumicës e cila fitoi në këto zgjidhje.
Nuk shtrohet dilema tashmё, jemi apo nuk jemi për privatizim, për integrim tё ekonomisë dhe shoqёrisë në tregun e lirë evropian, integrimeve tjera rajonale dhe ndërkombёtare.
Nga ky kёndvёshtrim shtrohet qёshtja: Kjo Qeveri e dalur nga 12 dhjetori mund ta shpie Kosovën në këto integrime, mund tё pёrballet me sfidat ekzistuese me njё byrokraci dhe administratё joefektive, mossundim tё ligjit, njё korrupcion gjithnjё e nё rritje dhe klimё afariste jo frytdhёnёse?!
Banka botёrore e radhit Kosovёn pothuajse nё vendin e fundit pa stabilitet politik. Njё nga pengesat tё cilat bёjnё qё afaristёt e jashtёm hezitojnё tё investojnё. Pёrveç kёsaj, mosaprovimi i strategjisё pёr privatizimin e PTK-sё, dёshtimet nё privatizimin e resurseve energjetike, pёrkeqёsimi i klimёs afariste dhe ivestimeve, kanё bёrё qё shumё projekte tё investorёve tё ndryshёm tё dёshtojnё.
Luftё tё hapur dhe pakompromis me kёto sfida ekzistuese, reforma ekonomike nё pёrputhje me tregun e punёs, krijimin e ambientit tё pёrshtatshёm dhe tё qёndrushёm, eleminimin e tё gjitha shkaqeve tё ndёrlidhjes sё politikёs nё biznes, duhet tё jenё prioritet nё periudhat afatshkurte dhe afatmesme, tё adresojё problemet e nё bazё tё saj tё miratojё politika ekonomike dhe tё bёhen kthesa radikale pёr zhvillimin e vendit.
Formimi i njё ekonomie inovative me njё bёrthamё tё fortё bujqёsore-agraro-industriale, ku ekzistojnё kushte tё volitshme, mund tё gjenerojё punёsim dhe rritje ekonomike. Kemi njё shtresё tё mesme dinamike dhe energjike, njё fuqi punёtore me njohuri tё gjёra dhe kualitete tё larta,nё tё cilёn ekonomia e Kosovёs mund tё mbeshtetet nё tё ardhmen.
Kosova ka potencial tё madh pёr tё tёrhequr investimet e huaja. Ndёrtimi i infrastrukturёs rrugore, ndёrtimi i sistemit shkollor profsionalist, fuqi punёtore tё re etj., janё kёta faktorё qё ndikojnё nё rritjen ekonomike nё periudhat afatgjate.
Hartimi i njё strategjie tё re nga ekspertёt e shkencave ekonomike nё qasjen e kёrkesave tё investorёve tё huaj nё raport me tregjet ndёrkombёtare, e nё veçanti nё sektorёt e elektroteknikёs, teknologjisё informative dhe bujqёsisё, ku shoqёria dhe tregu i Kosovёs ёshtё i hapur, do tё ndikonin nё tёrheqjen dhe nxitjen e investorёve tё jashtёm.
Ndryshimet nё tregjet botёrore si pasojё e krizёs financiare ndikojnë nё lindjen e nevojёs emergjente tё shqyrtimit dhe analizave pёr kёto tregje, kёrkesat e afaristёve se nё cilat fusha mund tё terhiqen mё shumё investime.
Njё pёrkujdesje dhe rёndёsi tё veçantё ti kushtojё sektorit privat si prioritet nё periudhat e ardhshme, duke krijuar kushte tё volitshme pёr regjistrimin e tij, tё lirohen nga tatimet e ndryshme me kusht, qё tё krijojnё vende tё reja pune.
Njё rritje e fuqishme e bizneseve private do tё ndikonte drejtpёrdrejt nё ngritjen e fillimit tё eksportit dhe do tё reflektonte nё ndryshime sociale, uljen e varfёrisё nё Kosovё dhe rritjen e punёsimit.
Partneriteti dhe bashkёpunimi nё mes Qeverisё dhe komunitetit tё biznesit do tё mundёsojё njё klimё tё favorshme dhe tё qёndrueshme pёr ndёrmarrjet e vogla e tё mesme dhe tё krijohet njё mjedis i pёrshtatshёm pёr investime ndёrkombёtare.
Koordinimin dhe zbatimin e masave mё efektive nё rritjen e aftёsive konkuruese tё ekonomisё sё vendit nё pёrputhje me eksperiencat rajonale do tё ndikonte direkt nё pёrmirёsimin e ambientit tё biznesit. Agjencia pёr promovimin e investimeve, ndarja e fondeve mё tё mёdha promovuese, forcimit tё sundimit tё ligjit dhe eleminimit tё barierave administrative dhe byrokratike.
Qeveria e cila do tё dalё nga kёto zgjedhje duhet tё fokusohet dhe tё ngre lartё nё agjend qёshtjen e tёrheqjes sё investimeve tё huaja pёrmes mekanizmave qё tani ekzistojnё.